Author: shqiperia
Pamjet që tregojnë ushtarët izraelitë duke shkelmuar dhe goditur me këmbë një punëtor palestinez në një pikë karburanti afër Hebronit u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale. Si pasojë e reagimit të shumë përdoruesve, ushtria izraelite reagoi duke theksuar se ka nisur një hetim për verifikimin dhe identifikimin e ushtarëve në videon virale. Në veçanti, pamjet tregojnë një ushtar izraelit duke parë kolegun e tij që urdhëron një palestinez në kampin e refugjatëve Faëëar të shtrihet me fytyrë përtokë. Më pas ushtari e godet disa herë palestinezin në mënyrë çnjerëzore. Ushtari vazhdon të shikojë nga kamera e sigurisë dhe të ngrejë gishtin e mesit.…
Tërmetet në Japoni, Biden: Jemi gati të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme për popullin japonez
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë solidarizuar me fatkeqësinë natyrore në Japoni, që lanë pas 4 viktima. Presidenti i SHBA, Joe Biden theksoi se është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për Japoninë pas tërmeteve të forta që goditën vendin. “Administrata ime është në kontakt me zyrtarët japonezë dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për popullin japonez”, tha Joe Biden në një deklaratë, duke theksuar se Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë të ngushtë. Një seri tërmetesh të forta tronditën sot Japoninë. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 7.6 dhe goditi prefekturën…
Të hash arra çdo ditë i bën mirë organizmit. Shumë studime kanë treguar se arrat, bajamet dhe lajthitë kanë fibra, yndyrna të mira dhe proteina që të bëjnë të ndihesh i ngopur, duke mos lejuar që të hani me tepri. Gjithashtu, mund të parandalojnë edhe sëmundje të zemrës, gjithmonë nëse hahen në mënyrë të moderuar. Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, lajthive dhe bajameve do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht. Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor. Por, ne do…
Në këto kohë konfliktesh jashtë vendit, më shumë amerikanë mendojnë se politika e jashtme duhet të jetë një përqendrim kryesor i qeverisë amerikane në vitin 2024, sipas një sondazhi të ri që tregon se për publikun po marrin më shumë rëndësi çështjet ndërkombëtare dhe emigracioni. Rreth 4 në 10 amerikanë të rritur përmendën çështje të politikës së jashtme, kur iu kërkua të shpreheshin mbi deri në pesë çështje për të cilat qeveria duhet të punonte vitin e ardhshëm, sipas një sondazhi të muajit dhjetor nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC. Kjo është…
Dekorimi i Vitit të Ri ka mundur të jetë fatal për një vogëlushe nga Struga. Teksa është fotografuar me familjen në konstruktin metalik “2024” në qendër të qytetit, vajza ka vendosur dorën në njërin nga numrat prej metali. Në atë moment e ka goditur rryma elektrike, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Sipas rrëfimit të babait të vajzës, goditja ka mundur të jetë fatale. Rasti është denoncuar edhe në polici. Policia bashkë me ekipe të EVN-së kanë dalur në terren dhe kanë vërtetuar se tek konstrukti metalik ka rrymë elektrike, që rrezikon jetën e qytetarëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e…
Një dyqan rrobash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne. Ngjarja është regjistruar në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Zjarrfikësja është më vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./vizionplus.tv/ Lajm në përditësim…
Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024, sipas zëdhënësit ushtarak izraelit. Ai theksoi në një konferencë për mediat se këtë vit pritet realizimi i misioneve në Gaza. “Ushtria duhet të bëjë planifikim paraprak sepse do të na kërkohen misione dhe beteja shtesë gjatë gjithë këtij viti”, tha Daniel Hagari. Ai theksoi se dhjetëra mijëra rezervistë izraelitë do të nevojiten për të vazhduar luftimet dhe se disa prej tyre do të duhet të përgatiten për misionet e paracaktuara në objektivat e Izraelit. “Disa nga rezervistët do të kthehen në familjet dhe punët e…
Vetëm nga sektori i ndërtimtarisë janë larguar rreth 12 mijë punëtorë gjatë vitit të kaluar, e ky fakt është shqetësues thonë nga sindikata e ndërtimtarisë. Kryetari i kësaj sindikate Ivan Peshevski thotë se punëtorët ende nuk janë në pozitën që duhet, ndonëse në vitin që lamë pas arritën një sukses duke nënshkruar marrëveshjen kolektive për të punësuarit në sektorin publik. “Pagat janë vazhdimisht në rritje, por për ne si përfaqësues të sindikatave mendojmë se ende nuk mjaftojnë për të mbajtur punëtorët, duke pasur parasysh se në sektorin e ndërtimit vitin e kaluar janë larguar rreth 12 mijë punëtorë dhe kjo…
FOTO/ Aksident në Tiranë, drejtuesi i “Benz”-it del nga rruga dhe aksidenton një tjetër automjet
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në “Rrugën e Elbasanit”, në Tiranë. Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një tjetër automjet. Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/
Një aksident është regjistruar disa momente më parë në aksin rrugor Orikum-Vlorë. Drejtuesi i një automjeti tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/










