Author: shqiperia

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Napoli, pasi akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Mediat italiane bëjnë me dije se një grua gjeti vdekjen pasi u qëllua me armë në kokë, ndërsa pas hetimeve, rezultoi se autor ishte nipi i viktimës. Pas ngjarjes së rëndë, autori e kishte fshehur armën pranë varrezave, mes shkurreve. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia, armëmbajtje pa leje në vend publik dhe mallra të vjedhura, pasi arma tip Beretta 84F rezultonte të ishte e vjedhur./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on…

Lexo më shumë

“Kombi im i nderuar, ne kemi arrestuar sot në Alanja dhe Stamboll tre gangsterë të rangut të lartë që ishin në kërkim,” deklaroi këtë javë për mediat sociale ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. “Sado të fuqishme të jenë këto banda, me çfarëdo fletë-arrestimi të kërkohen, ne do t’ua marrim shpirtin,” tha me frymë luftarake, ministri i Brendshëm turk. Që kur ai ka marrë postin në muajin qershor, nuk kalon asnjë ditë pa arrestuar ndonjë kriminel të rrezikshëm. Mes të arrestuarve ka nga ata që merren me tregtinë e drogës, që japin para me fajde të mëdha, trafikantë qeniesh njerëzore, mashtrues dhe…

Lexo më shumë

Këtë të martë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme . Moti parashikohet të jetë me vranësira si dhe intervale kthjellimi në orët e mesditës. Dita pritet të nis me reshje shiu të herëpasherëshme me intetnsitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të humbasin territor dhe intensitet e më pas ndërprerje në të gjithë territorin. Prezencë e mjegullës/ mjegullinës për shkak të reshjeve. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/sek duke bërë që…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë. Siç njoftoi DPHM, deri në fund të javës pritet stabilizim i motit, ndërsa të shtunën dhe të dielën sërish do të ketë reshje të shiut./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on…

Lexo më shumë

Dashi Aftësia juaj për t’i pranuar gjërat që nuk mund të ndryshoni në jetën tuaj është për t’u patur zili. Por sot, do të ishte gjëja e duhur nëse tregoni më shumë vullnet për risi. Në dashuri, yjet ju favorizojnë. Demi Do të favorizoheni në nisjen e një sipërmarrjeje të re. Mos humbisni kohë, por përpiquni të vini në zbatim projektet tuaja. Parashikimi për ditën e sotme sa i përket financave do të jetë pozitiv. Binjaket Thyerja e rregullave nuk është gjithmonë një gjë e keqe, veçanërisht nëse rregullat kufizojnë krijimtarinë ose suksesin tuaj. Njerëz të rinj do të hyjnë…

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo e pati një eksperiencë mjaft negative në rikthimin e tij në Manchester United. Por, ylli portugez e riktheu buzëqeshjen pas transferimit në Arabinë Saudite. Ndonëse në një vend ku niveli i futbollit është dukshëm më i dobët, veterani e fitoi trofeun e parë në Lindjen e Mesme pas pritjes prej dy vjetësh, shkruan “Gazeta Express”. 38 vjeçari i gëzoi tifozët e Al-Nassr, me të cilin e fitoi Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe, derisa i shënoi dy gola në finale edhe pse ekipi i tij ishte me një lojtar më pak kundër Al-Hilal. Ronaldo luajti së bashku me…

Lexo më shumë

shtë e vështirë t’u rezistosh sfidave të shumta në tavolinë, nëse nuk ke një karakter shumë i fortë, kështu që shumica do ta mbajnë në mend festën deri në fund të ditës. Por me truke të zgjuara mund të largoni shpejt shqetësimin e shkaktuar nga ngrënia e tepërt. Prandaj, WebMD sjell këshilla të ekspertëve se si ta minimizoni dëmin, por çfarë hapash duhet të ndërmerrni për të parandaluar ngrënien e tepërt. Relaksohuni Një vakt shumë i madh nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj. Përveç kësaj, ndjenja e tepërt e fajit për zakonet tuaja të të ngrënit mund t’ju bëjë të…

Lexo më shumë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se ushtria e tij duhet “të shkatërrojë plotësisht” Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut nëse provokohet, sipas njoftimeve të medias shtetërore të Phenianit të hënën, pasi ai u zotua të përforconte mbrojtjen kombëtare për t’u përballur me, siç tha ai, konfrontimin e pashembullt amerikan. Në një takim pesë ditor të partisë javën e kaluar, Kim Jong Un tha se do të lëshojë edhe tre satelitë ushtarakë spiunazhi, do të prodhojë edhe më shumë material bërthamorë dhe do të prodhojë dronë sulmues këtë vit. Vëzhguesit thonë se këto paralajmërime janë përpjekje…

Lexo më shumë

Forcimi i vlerave demokratike apo “zhytja” në politika thellësisht të korruptuara? Kjo pyetje duket më aktuale se kurrë, në vitin 2024 , vit që do të shënohet nga mbajtja e shumë garave vendimtare elektorale, rezultati i të cilave do të nënkuptojë edhe riformimin e hartës gjeopolitike, në shumë raste. Siç shkruan Economist, në analizën e tij, me rastin e ardhjes së vitit të ri, më shumë se gjysma e njerëzve në planet jetojnë në vendet që do të mbajnë zgjedhje. Pothuajse 2 miliardë njerëz në më shumë se 70 vende do të shkojnë në votime. Votime do të mbahen nga…

Lexo më shumë