Author: shqiperia
Dy dite pas ekstradimit nga Maroku në Shqipëri, shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin në muajin prill të këtij viti, do të dalë në Gjykatën e Lezhës për tu njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij. Seanca gjyqësore ka nisur që prej orës 10:00 të kësaj të marte, nën masa të rrepta sigurie. Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut disa ditë më përpara. Mes Shqipërisë dhe Marokut nuk ka një marrëveshje ekstradimi, por për këtë gjë u…
Gjithçka rreth financave! Nga borxhet te ngritja e pasurisë, çfarë i pret shenjat e Horoskopit në 2024
Horoskopi juaj i parave për vitin 2024 për secilën shenjë të zodiakut nënkupton se bollëku do të jetë i mundur, por vetëm nëse jeni fleksibël dhe mendjehapur. Midis inflacionit dhe tregut të tendosur të punës, astrologjia financiare e vitit 2023 me siguri u ndje e zymtë ndonjëherë. Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë të besohet, astrologjia financiare e vitit 2024 duket të jetë më premtuese sesa pritej. Yjet do të rreshtohen dhe do të sjellin mundësi të shumta për rritje financiare. Dashi Dashi, muaji juaj më premtues do të jetë Maji pasi disa planetë do të aktivizojnë shtëpinë…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se në vitin 2024 do të vazhdojë rritja e pensioneve dhe pagës minimale. Nga kjo parti thonë se nga muaji mars vijon rritja e re e pagës minimale, e cila do të jetë 22.500 denarë. “Në 6 vitet e fundit, LSDM e ka rritur pagën minimale 4 herë. Për vetëm pak vite LSDM-ja e rriti pagën minimale për mbi 100% në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së. Me politika të drejta dhe të suksesshme ekonomike, LSDM arriti ta rrisë pagën mesatare në 39.000 denarë, për dallim nga koha e OBRM-PDUKM-së kur ishte mezi 22 mijë…
22-vjeçari Andi Kambo është arrestuar nga policia pas aksidentit të frikshëm që shkaktoi një ditë më parë. I riu dyshohet se e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Andi Kambi lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në një moment ka humbur kontrollin dhe ka çarë disa barriera të rrugës duke “fluturuar” mbi tortuar e duke përfunduar nga ana tjetër e rrugës. Fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. Si pasojë e humbjes se kontrollit u dëmtua edhe një automjet tjetër, por pa shumë dëme./vizionplus.tv
Nëse nuk ishte konfirmuar deri tani as nga “misteri” i videos prezantuese të Big Brother VIP, producentja Sara Hoxha sapo e ka konfirmuar: “Po, Ledioni do të moderojë Big Brother”, – tha Sara në ‘Më lër të flas’. Sara, e ndërgjegjshme që rikthimi i Ledionit në “Big Brother VIP” nuk do të përqafohet lehtë në fillim, garanton se ky edicion do të shoqërohet me shumë risi. Pa dyshim, shtoi ajo, ky edicion do të jetë sfidë, por edhe më i veçantë se çdo edicion tjetër. Duke u ndalur edhe një herë te rikthimi i Ledionit në ekran, Sara tha se,…
“Nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool dhe substanca psikotrope, ndoshta hashash dhe marihuanë”. Ky ishte rezultati i autopsisë për vdekjen e tre të rinjve, dy shqiptarëve Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio, raporton Corriere della Serra. Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve. BMW-ja me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë natën e 8 dhjetorit ishte…
I porsalinduri i parë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë është djalë, ka konfirmuar për AIM, drejtori Armend Arslani. Foshnja, sipas tij, ka lindur dje në orën 11:40. “I porsalinduri i parë i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës është djalë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai peshon 2880 gram dhe është i gjatë 49 centimetra”, tha Arslani. “Foshnja dhe nëna Zekir Elma, i cili është fëmija i tretë nga fshati Breshtani i Qendër Zhupës, janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Arslani. Foshnja e parë në Spitalin e Strugës në vitin 2024 është djalë…
Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji, Viktorija Jovanovska, paralajmëroi formimin e një komisioni të posaçëm të repartit të gjinekologjisë, i cili do të shqyrtojë në detaje rastin e të porsalindurit të familjes Damjanovski dhe do t’i hetojë arsyet e thyerjes së krahut të foshnjës. Prindërit paraprakisht në një prononcim për portalin “Shkupi1” kanë pohuar se stafi është përpjekur ta mbulojë rastin dhe se nuk kanë lejuar ta shohin fëmijën e tyre. Por Jovanovska pohon se janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore. Sqaron se gjatë periudhës së vëzhgimit është procedurë standarde që të mos zbulohet informacion në kohë reale për prindërit. Ajo…
Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi Japoninë ditën e Vitit të Ri. Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa operacioni i kërkim-shpërtimit vijon luftën me kohën për të arritur në zonat e izoluara ku ndërtesat janë rrëzuar, rrugët shkatërruar dhe energjia elektrike e ndërprerë në dhjetëra mijëra shtëpi. Tërmeti i fortë me magnitudë 7.6 ballë i shkallës Rihter i ka detyruar banorët në disa zona bregdetare të largohen pasi valët e cunamit goditën bregun perëndimor të Japonisë. Shumë shërbime hekurudhore dhe fluturime në zonë janë pezulluar. Aeroporti Noto u mbyll për shkak të…
Lëreni shtëpinë të “marrë frymë”, 5 artikujt që duhet të hiqni qafe në ditët e para të vitit
Të gjithë ne, pak para ndryshimit të vitit të ri, bëjmë një bilanc të vitit të kaluar dhe e heqim qafe atë, në mënyrë që viti i ri të na gjejë të përtërirë dhe pa ngarkesa e mendime të panevojshme . Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë me shtëpinë tonë dhe të gjitha ato gjëra që e “ngarkojnë” atë, si rezultat i të cilave na rrëzojnë psikologjinë . Organizatorja profesioniste Marilena Patera, përmes llogarisë së saj në Instagram (@thetidyguru), na jep disa këshilla të dobishme për të hequr qafe sendet që ndodhen në shtëpinë tonë, por që nuk janë…









