Author: shqiperia
Përfaqësuesi i mbështetjes së klientit Shumë profesionistë të mbështetjes së klientit mund të fitojnë një pagë midis 52,200 dhe 71,700 dollarë, duke e bërë atë punën e 10-të më të paguar në listë. Valents AI arriti në këto nivele pagash duke “studuar diapazonin e pagave nga Indeed dhe ZipRecruiter”. Grafik dizanjer Nëse keni talent artistik dhe aftësi teknike, mund të keni një të ardhme premtuese si Grafik Dizanj. Ky pozicion u rendit i nënti në listë, duke fituar mesatarisht 58,130 dollarë deri në 97,850 dollarë, sipas të dhënave. Është gjithashtu një fushë që është shumë e kërkuar: Kishte 1,860 pozicione…
Në periudhën pas Vitit të Ri, frigoriferët tanë janë plot me ushqime të mbetura. Pyetja se sa kohë është e sigurt për të ruajtur mbetjet e ushqimeve është një pyetje e zakonshme këto ditë. Sipas agjencive të sigurisë ushqimore, peshku dhe mishi i gatuar mund të ruhen në frigorifer për tre deri në katër ditë. Në rastin e produkteve të qumështit, përgjigja varet nga përbërësit e përdorur në gjellë. Për shembull, djathi zgjat më shumë se kremi i qumështit. “Sa kohë i ruani mbetjet në frigorifer varet nga disa faktorë, duke përfshirë temperaturën e frigoriferit tuaj, freskinë e ushqimit para…
Edhe këtë vit, Gjykata Kushtetuese nisi me përbërje jo të plotë gjyqtarësh për shkak të procedurës së bllokuar në Kuvend dhe pa vendosjen “ankesës kushtetuese” për qytetarët për të lehtësuar realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre. Sipas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, edhe pse kanë punuar me një numër më të vogël të gjyqtarëve, kanë arritur t’i tejkalojnë parashikimet e tyre dhe në vitin e kaluar kanë mbajtur një numër rekord të seancave – 46, që, thotë ajo, nuk ka qenë rasti në 22 vitet e fundit. “Kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese me nismën e saj hapi…
2 persona janë proceduar penalisht në Vlorë, pasi i kapën duke shitur kapsolla dhe fishekëzjarrë për ndërrimin e viteve. Policia bën me dije se shtetasit me iniciale E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa është sekuestruar malli i tyre, i cili kapte vlerën e 8 milionë lekë të vjetra. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanduar”. “Patrullimet 24/7, gjatë ditëve festive, konstatojnë…
Në pak minuta shi, këtë të hënë Shkodra ka qenë nën pushtimin e ujit. Mësohet se rrugët kryesore të qytetit janë përmbytur. Në këto kushte, punonjësit e ujësjellës kanalizime, së bashku me strukturat e bashkisë Shkodër për emergjencat civile dhe shërbimet publike kanë dalë në terren për të ndërhyrë në hapjen e pusetave dhe kunetave për qarkullimin e shpejtë të ujit. Situata e krijuar në orët e pasdites është normalizuar brenda një harku kohor prej 20 minutash. Një tjetër moment me reshje intensive shiu është shoqëruar edhe në orët e mbrëmjes rreth orës 21:00, ku intensiteti i reshjeve mbi mesataren…
SPB Tetovë informon se dje (01-janar) në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin Z.J nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi në një fshat të Tetovës ku jetonin dhe e ka kërcënuar. “Gjatë privimit, nga Z.J. është marrë një pushkë gjuetie me 45 fishekë, në pronësi të gjyshit të tij”. “Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa e parashikuar ligjore”, thonë nga SPB Tetovë. Arrestohet…
Dy ditë pas ekstradimit nga Maroku në Shqipëri, shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin në muajin prill të 2023, doli para Gjykatës së Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij. Sipas avokatit që ju caktua nga shteti, Saraiva mohoi të ketë lidhje me ngjarjen dhe se gjithçka e kishte mësuar nga mediat. Sipas tij, ai nuk kishte njohje me biznesmenin Ardjan Nikulaj dhe se ai kishte qenë në Shqipëri për pushime. Seanca gjyqësore e cila zgjati vetëm pak minuta u zhvillua paraditen e…
Postimi më i pëlqyer nga viti 2023 është një video e perëndimit të diellit që ka rreth 34.5 milionë pëlqime. Ky është reels më i pëlqyer në historinë e Instagramit, pasi të gjitha postimet e tjera më të pëlqyera përmbajnë vetëm imazhe. View this post on Instagram A post shared by liz_6 (@jiangzhibin24) Dy postimet e ardhshme të vitit 2023 në listë janë të dyja nga Ronaldo. Të dy shfaqin shkrepje aksioni të Ronaldos gjatë ndeshjeve dhe të dy postimet kanënga 28 milionë pëlqime secila. View this post on Instagram A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) Postimi tjetër më…
Lee Jae-myung, lideri i opozitës në Korenë e Jugut është goditur me thikë në qafë, gjatë një konference për shtyp. Sipas mediave vendase, Lee Jae-myung u sulmua nga një burrë që ndodhej në mesin e turmës, i cili iu afrua për t’i kërkuar një autograf dhe papritmas ju hodh duke e goditur me thikë në qafë në anën e majtë. Autori u neutralizua dhe u arrestua menjëherë në vendngjarje. Ndërsa, lideri i opozitës u dërgua me urgjencë në spital përmes helikopterit. Ai ka pësuar një çarje 1 cm në qafë, ndërsa sipas autoritetev ai është jashtë rrezikut për jetën. Autori…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, në një kumtesë për media thotë se viti i kaluar ka qenë ndër më të këqijtë për qytetarët. Nga kjo parti thonë se për 365 ditë nuk ka qenë kurrë më keq, pasi siç shtojnë, 600.000 qytetarë jetojnë në kufirin e varfërisë, dhe 1 miliard denarë shkojnë në xhepat e Kovaçevskit dhe ministrave të LSDM-së dhe BDI-së për paga më të larta. “Qeveria e SDS dhe BDI sollën 365 ditë disfata, poshtërime, mjerim dhe varfëri për qytetarët e Maqedonisë. 365 ditë mjerim për popullin. 365 ditë skandale, krim dhe korrupsion. 365 ditë pasurim dhe privilegje për…










