Author: shqiperia

Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të jetë zero, ndërsa ajo maksimale 14 gradë, informoi DPHM. Deri në fund të javës së punës moti do të stabilizohet, por do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër lugina me intensitet të ndryshueshëm. DPHM paralajmëron valë të lagështisë me reshje, kryesisht të shiut, gjatë fundjavës. Nesër reshje lokale, shi edhe gjatë fundjavës appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Një seri lëkundjesh sizmike, 21 të tilla, kanë goditur brigjet e Japonisë perëndimore. Lëkundja më e lartë 7.6 e shkallës rihter, ka qenë ajo e orës 08:10 minuta me orën tonë. Një viktimë është gjetur në rrënojat e shtëpive të shembura në gadishullin Noto të Japonisë pasi tërmeti goditi zonën. Raportohet se ka persona të tjerë të bllokuar  por nuk dihet ende nëse janë gjallë apo kanë vdekur. Autoritetet kanë shpallur paralajmërim për cunam dhe i bënë thirrje popullsisë që të evakuojnë zonën e goditur nga tërmeti. Dallgët e rrezikshme të cunamit të krijuara nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë bregut të…

Lexo më shumë

Me Serena Williams të pensionuar dhe Naomi Osaka të anashkaluar këtë vit për shkak të lëndimit dhe më pas lindjes së fëmijës, lista e atleteve femra më të paguara ka një numër të ri : 22-vjeçarja polake e tenisit Igo Schwiontek, e cila fitoi rreth 23.9 milionë dollarë në 2023. Që kur Forbes prezantoi renditjen në vitin 2008, e vetmja grua tjetër përveç Williams dhe Osaka që fitoi vendin e parë ishte Maria Sharapova, e cila mbajti vendin e parë për tetë vjet rresht deri në vitin 2016 kur zëvendësoi Williams.   Një vit i jashtëzakonshëm për Sviontek përfshinte fitimin…

Lexo më shumë

Përfaqësues i Lartë i BE-së, Josep Borrel e konsideroi vendim historik hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën. Në reagimin e tij të parë, Borrel shprehet se ky vendim do të sjellë përfitime të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, ndërsa Ballakani Perëndimor tanimë është i lidhur me zonën Shengen. “Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shprehet ai.…

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë e Izraelit rrëzoi këtë të hënë reformat gjyqësore, të shumëdiskutuara e që shkaktuan protesta mbarëkombëtare vitin e kaluar kundër qeverisë së Netanyahut. Reformat synonin të kufizonin Gjykatën e Lartë, duke i kaluar qeverisë kompetencat për emërimin e gjyqtarëve. Kritikët deklaruan se ky propozim do të minonte rëndë demokracinë e vendit duke dobësuar sistemin gjyqësor. Vendimi i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar ligjin e miratuar nga qeveria në 2023 pason disa muaj trazira të brendshme. Në korrik, qeveria miratoi ligjin që tani njihet si projektligji i “arsyeshmërisë”. Ky ligj hoqi fuqinë e Gjykatës së Lartë dhe gjykatave…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se sot (01.01.2024) rreth orës 17:00 në autostradën “Miqësia”, në mes Tabanocit dhe Kumanovës, policët kanë privuar nga liria I.G. Ai me automjetin e tij “Peugeot” po transportonte tre emigrantë nga Nepali. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse. Arrestohet një kontrabandues i emigrantëve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Ushtria izraelite njoftoi se ka zgjeruar ofensivën e saj tokësore në zona të reja në jug të qytetit të Gazës. Në njoftim u bë e ditur se ‘Divizioni 99’ aktualisht po lufton me të ushtarët e Hamasit dhe synon goditjen e infrastrukturës së grupit terrorist. Sipas ushtrisë izraelite janë vrarë shumë anëtarë të Hamasit, teksa janë shkatërruar më shumë se 100 boshte tunelesh, ku u gjetën depo armësh. “Trupat po vendosin kontroll operacional mbi zonën, duke lejuar që sulmi të zgjerohet në vende të tjera dhe duke parandaluar armikun të kthehet në pozicionet e tyre”, thuhet në deklaratë. Forcat izraelite pretendojnë…

Lexo më shumë

Nuk është çudi; të gjithë kanë disa gjëra që i pëlqejnë në lidhje me seksin, dhe shenja e tyre e zodiakut luan një rol të madh në këtë aspekt.  Më poshte gjeni dobësitë e secilës shenjë në marrëdhënie seksuale: Dashi (21 Mars – 20 Prill) Thjeshtësia, pasion dhe origjinalitet Demi (21 Prill – 20 Maj) Ndjeshmëri, butësi dhe kujdes Binjakët (21 maj – 21 qershor) Humor, biseda të pista dhe nëse ka distancë, sexting Kanceri (22 qershor – 22 korrik) Seksi në vaskë ose gjatë dushit Luani (23 korrik – 23 gusht) Dominim dhe… komplimente Virgjëresha (24 gusht – 22…

Lexo më shumë

Shtatëdhjetë e dy vjeçari B.S është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Kuçevishtë të Shkupit. Siç informon MPB-ja, rasti është raportuar mëngjesin e sotëm në ora 02:24 në SPB Shkup. “Urgjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB. Shkup, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një i moshuar appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Vendi priti ndërrimin e motit në atmosferë të qetë dhe pa incidente të theksuara. Festa më e madhe u përqendrua në Shkup. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se masat e ndërmarra nga policia kanë pamundësuar prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa vepra penale, kundërvajtje dhe 8 aksidente trafiku. “Kemi gjithsej 12 vepra penale në nivel shteti. Shumica e tyre ndërlidhen me tregtinë me drogë dhe një që ka të bën me cenimin e sigurisë. Janë regjistruar gjithsej 20 kundërvajtje në nivel shteti. 2 kundërvajtje të tjera janë në kundërshtim me Ligjin për siguri në komunikacion. 8…

Lexo më shumë