Author: shqiperia
Belgjika ka marrë sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian detyrë që do ta mbajë për gjashtë muaj, deri në qershor 2024. Ky do të jetë mandati i 13-të për Belgjikën dhe pritet qe presidenca belge të punojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të BE-së, mbrojtjen e qytetarëve evropianë dhe përgatitjen e vlerave të përbashkëta. Belgjika pritet të përballet me zgjedhjet për Parlamentin Europian , konfliktin ne lindjen e mesme ,luftën në Ukrainë si dhe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ku Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj. Fokusi mbetet rajoni ynë. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet pezull dhe pa…
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, mëngjesin e sotëm kanë vizituar Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, ku mbrëmë pas mesnate, në ora 00:00 ka lindur foshnja e parë në vitin 2024. Bëhet fjalë për djal të shëndetshëm me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra i gjatë. Ky është fëmija i parë në familjen Stefkovski. “Shfrytëzoj rastin t’i uroj qytetarët për Vitin e Ri dhe t’u uroj para së gjithash shëndet dhe suksese. Ne si Ministri vazhdojmë edhe në vitin e ri të zbatojmë politika dhe masa për mbrojtjen e shëndetit…
Gjatë sezonit të festave, ka shumë tradita festive në të cilat njerëzit marrin pjesë, edhe nëse nuk janë të sigurt pse i bëjnë ato. Njëra nga traditat është puthja dhe përqafimi me personat e dashur kur shënon ora 00:00. Edhe pse është një mënyrë e mirë për të sjellë vitin e ri, a e keni menduar ndonjëherë arsyen e këtij veprimi? Mendohet se e ka origjinën nga kulturat e lashta dhe i ka rrënjët në bestytni. Në folklorin gjerman dhe anglez, personi i parë që takoni në Vitin e Ri përcakton nëse keni fat të mirë apo të keq në…
Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, teksa foli për Italinë, shtet që po tenton të largohet nga një kulturë e shovinizmit mashkullor që shpesh ka çuar në femicid. Papa kishte bërë më herët disa apele për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Por, fjalët e përdorura për këtë çështje të hënën ishin të parat që kur në nëntor në Itali u vra brutalisht studentja 22-vjeçare, Giulia Cecchettin. Vrasja e saj nxiti protesta dhe në thirrje që respekti për vajzat të futet në programet shkollore që nga cikli i ulët i arsimit. “Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja,…
Në Qendrën urgjente në Shkup gjatë natës së kaluar ishin kryer 103 kontrolle, ndërsa në Klinikën e Toksikologjisë 23. Përveç të lënduar në tre aksidente komunikacioni, në Qendrën urgjente ishte sjellë edhe një pacient 20-vjeçar i cili gjatë një sulmi fizik ishte therrë me thikë. Ai është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torako Vaskulare dhe është në gjendje të qëndrueshme. Një pacient, është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjithashtu, është në gjendje stabile. Në Klinikën e Toksikologjisë të gjitha rastet ishin intoksikime akute dhe asnjë pacient nuk është mbajtur. Pas kontrolleve pacientët janë lëshuar…
Viti i Ri kthehet në tragjedia, nja grua humb jetën nga fishekzjarret në Itali, qindra të plagosur
Fishekzjarret e përdorura për festimet e Vitit të Ri në Itali kanë vrarë një person dhe kanë plagosur 274, tha sot policia. Në Afragola, pranë Napolit, një grua 45-vjeçare vdiq pasi u godit nga fishekzjarret gjatë festimeve, ndoshta e qëlluar nga një anëtar i familjes, tha policia. Në të njëjtën kohë, 274 u plagosën në të gjithë vendin. Prej tyre, 49 u detyruan të shkonin në spitale dhe dy janë shtruar në gjendje të rëndë. Ky numër i lëndimeve është më i lartë se në Vitin e Ri 2023, kur kishte 180 lëndime. /vizionplus.tv
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka thënë se mbrëmja e kaluar në të gjithë territorin e vendit ka kaluar në mënyrë të qetë. Ai tha se janë regjistruar disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe disa aksidente. “Sa i përket mbrëmjes së kaluar, në të gjithë territorin e vendit, nata e ndërrimit të viteve kaloi kryesisht në mënyrë paqësore. Situata e sigurisë në të gjithë vendin gjatë natës së ndërrimit të viteve ka qenë e qëndrueshme. Për këtë, policia ka shtuar prezencën në terren dhe janë marrë masa të koordinuara dhe të synuara për të ruajtur një…
Sot bëhen 12 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga Darko Kaevski dhe Beti Stamenkovska-Trajkoska sot do të vendosin lule në varrin e Gligorovit në varrezat e Qytetit, Butel në Shkup. Lule do të vendosë edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe zëvendësministrja e Drejtësisë Viktoria Avramovska-Madiq. Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare. Ai ishte zyrtari më i vjetër politik maqedonas. Më 17 nëntor…
Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt 2024, pavarësisht datës së skadimit. Pas 12 shkurtit dokumentet dhe tabelat e regjistrimit nuk do të jenë më të vlefshme. “Dokumentet e vjetra, pas datës 12.02.2024 nuk do të vlejnë, pavarësisht kur u skadon afati. Domethënë me pasaportë të vjetër nuk mund të kalohet kufiri, me letërnjoftim të vjetër nuk mund të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument nëpër institucione dhe me leje të vjetër për vozitje nuk mund të…
Frikë për cunami pas tërmetit në Japoni, Koreja e Jugut gati të evakuojë banorët e një province
Provinca Gangwon e Koresë së Jugut ka paralajmëruar banorët që të marrin masa paraprake dhe të lëvizin në tokat më të larta pasi një tërmet i fortë goditi sot Japoninë veri-qendrore dhe shkaktoi frikë për cunami, tha Ministria e Brendshme. Agjencia e motit të Koresë së Jugut tha më herët se nivelet e detit në disa pjesë të provincës Gangwon në bregun lindor mund të rriten pas tërmetit me magnitudë 7.6 të vlerësuar fillimisht që goditi Japoninë veri-qendrore dhe lëshoi një paralajmërim kujdesi. Fillimisht u raportua se një cunami deri në 0.3 metra mund të arrijë në bregun lindor të…









