Author: shqiperia
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Ilir Demiri kanë vizituar nënën e foshnjës së parë në Tetovë për vitin 2024. Foshnja e parë është vajzë dhe bartë emrin Zoha. Me këtë rast, ajo ka marrë një dhuratë prej 40 mijë denarësh (649 euro). “Pesë minuta pas mesnate, qytetit tonë i’u shtua një banore e re, ndërsa familjes Misimi një vajzë. Zoha është emri i vogëlushes të cilën e vizitova bashkërisht me bashkëshorten time për t’i ndarë vauçerin prej 40 mijë denarëve”. “Si foshnja ashtu edhe nëna janë shëndosh e mirë; urojmë që kështu të jenë…
Pjesë të bregut perëndimor të ishullit Sakhalin dhe rajoneve kontinentale të Primorsk dhe Khabarovsk, të cilat ndodhen pranë Japonisë në bregun rus të Paqësorit, janë nën kërcënimin e një cunami, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar zyrtarë, raporton Reuters. Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi sot Japoninë qendrore, duke nxitur një paralajmërim për cunami dhe këshilla për evakuimin e banorëve. Mediat ruse cituan autoritetet në qytetin port të Vladivostok në rajonin e Primorsk të kenë thënë se kushdo që lundron në ujërat lokale duhet “të kthehet menjëherë në breg”. TASS citoi autoritetet në rajonet…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Klinikën e Gjinekologjisë kanë vizituar foshnjën e parë të lindur në vitin 2024. “Bëhet fjalë për një fëmijë mashkull të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. I uroj shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri të pakujdesshme, ndërsa prindërve u dërgoj urimet e mia të sinqerta për ardhjen e re në familje. I përgëzoj qytetarët për vitin e ri dhe i uroj shëndet dhe suksese”, tha Mexhiti. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të zbatojë politika për mbrojtjen e nënave dhe…
Zv. ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Tiron Jajaga festën ndërrimit të vitit e ka pritur me pjesëtarët e kontingjentit nga Armata në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Me këtë rast, Jajaga ka shprehur falënderimin deri tek të njëjtit për pjesëmarrjen në këtë mision, që këtë vit ua pamundësoi që ditët e festave të mos i kalojnë me të afërmit e tyre. “Festat janë ditët më të ndriçme të cilat duhet t’i kalojmë në rrethin e familjeve tona. Fakti se të gjithë ju jeni këtu, larg të afërmve të juaj dhe se…
Me Hënën e Re në Bricjap më 11/01, Uranin që kthehet djathtas në Dem më 27/01 dhe Plutoni largohet nga Bricjap më 22/01, viti vjen me llambat që ndriçojnë shtigje të reja, duke na dhënë zgjedhje që deri më tani nuk i dinim. Lexoni më poshtë parashikimet për muajin e ri për të gjitha shenjat e horoskopit. Bricjapi Jeni aq të vendosur sa 2024-ta do të jetë viti juaj saqë nuk keni pse të lexoni më tej. Kështu do të jetë. Pra, edhe nëse Plutoni nuk do të dilte përfundimisht nga shenja juaj dhe Hëna e Re nuk do t’ju…
MPB njofton se në orët e para të 1 janarit(2024), ka ndaluar një shtetas të Malit të Zi pasi i njëjti ishte kapur me lëndë narkotike. “Sot (01.01.2024) në ora 02.40 në objektin hotelierik në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar S.K. (23) nga Mali i Zi, pasi tek i njëjti është gjetur dhe marrë pluhur i bardhë. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/ Ndalohet një shtetas i Malit të Zi në Shkup, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.
MPB njofton se policia dje ka ndaluar një 19-vjeçar nga Shkupi, për shkak se tek ai është gjetur lëndë narkotike. “Më 31.12.2023 në ora 19:45 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup, kanë ndaluar L.R. (19) nga fshati Arnaqi të Shkupi sepse tek është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/ Ndalohet një 19-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.
Ambasada Shqiptare në Japoni ka reaguar për tërmetin e fuqishëm dhe paralajmërimet për cunam. Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që mund të jetojnë në këtë shtet që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Mes të tjerash ambasada lut shtetasit e saj që të njoftojnë për çdo situatë. REAGIMI I AMBASADËS Tërmet i fortë goditi prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa. Lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe lajmëroni ambasadën lidhur me gjendjen tuaj. Mbetemi në pritje. /vizionplus.tv
Gjithsej 2145 thirrje janë regjistruar në numrin e vetëm të Urgjencës 112 në 24 orët e fundit, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QKK). Prej tyre 42,33 për qind ishin “reale”, dhe 57,67 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. “Sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat kanë telefonuar qytetarët, 56,14% e thirrjeve janë bërë në polici, 38,25% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, ndërsa 3,51% tek Zjarrfikësit nga thirrjet reale në 112 në QKM. Thirrjet e urgjencës në 112, të cilat janë për zgjidhje të kombinuar të QKM-së, ishin 2.11 për qind e numrit aktual.…
Kur është koha më e mirë për të bërë dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Përgjigja është e thjeshtë: sa herë që ju përshtatet. Përfitimet mund të jenë të ndryshme, por është çështje preference personale. Dush në mëngjes – Përparësitë Pastron trupin tuaj. Shtrati juaj ka qeliza të vdekura të lëkurës, djersë dhe baktere. Duke bërë dush në mëngjes, ju pastroni trupin tuaj. Energji. Një rrjedhë e qëndrueshme e ujit ju ndihmon të zgjoheni dhe ju bën të ndiheni më aktiv. Përgatit lëkurën tuaj për trajtim. Larja e fytyrës në dush mund të ndihmojë rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën.…








