Zv. ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Tiron Jajaga festën ndërrimit të vitit e ka pritur me pjesëtarët e kontingjentit nga Armata në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Me këtë rast, Jajaga ka shprehur falënderimin deri tek të njëjtit për pjesëmarrjen në këtë mision, që këtë vit ua pamundësoi që ditët e festave të mos i kalojnë me të afërmit e tyre.
“Festat janë ditët më të ndriçme të cilat duhet t’i kalojmë në rrethin e familjeve tona. Fakti se të gjithë ju jeni këtu, larg të afërmve të juaj dhe se këtë e bëni në mënyrë të denjë dhe të përkushtuar, tregon për profesionalitetin tuaj dhe përkushtimin tuaj ndaj shërbimit. Këtë e vlerësojmë dhe respektojmë”, tha Jajaga.
Tiron Jajaga e priti Vitin e Ri me pjesëtarët e Maqedonisë së KFOR-it në Kosovë appeared first on Telegrafi.