Një aksident është regjistruar disa momente më parë në aksin rrugor Orikum-Vlorë. Drejtuesi i një automjeti tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/