Author: shqiperia
Vendi priti ndërrimin e motit në atmosferë të qetë dhe pa incidente të theksuara. Festa më e madhe u përqendrua në Shkup. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se masat e ndërmarra nga policia kanë pamundësuar prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa vepra penale, kundërvajtje dhe 8 aksidente trafiku. “Kemi gjithsej 12 vepra penale në nivel shteti. Shumica e tyre ndërlidhen me tregtinë me drogë dhe një që ka të bën me cenimin e sigurisë. Janë regjistruar gjithsej 20 kundërvajtje në nivel shteti. 2 kundërvajtje të tjera janë në kundërshtim me Ligjin për siguri në komunikacion. 8…
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 1 janar se Moska do të intensifikojë sulmet ndaj caqeve ushtarake në Ukrainë, pas një sulmi të paprecedent ukrainas të kryer gjatë fundjavës në qytetin rus të Belgorodit. Sulmi i së shtunës në Belgorod la të vrarë 24 persona dhe 100 të tjerë u plagosën. Ky sulm erdhi pasi Moska kreu një sulm të shkallës së gjerë ndaj qyteteve ukrainase. “Ne do të intensifikojmë sulme. Asnjë krim ndaj civilëve nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, kjo është e sigurt”, tha Putin të hënën gjatë një vizite në një spital ushtarak. Ai tha se…
Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që do të mbahen në muajt prill dhe maj, si dhe ndryshimet kushtetuese, janë dy sfidat kryesore që e presin Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024. Ndryshimet kushtetuese pritet të dominojnë fushatën e partive në pushtet të udhëhequra nga Lidhja Social-Demokrate (LSDM) dhe atyre në opozitë nën drejtimin e OBRM-PDUKM-së, dhe që tani nisur me akuzat ndaj njëra-tjetrës për “tradhti” dhe “politikë anti-perëndimore dhe pro-ruse”. Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, ashtu siç parashihet me “propozimin francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, ishin prioritet kryesor edhe gjatë vitit 2023.…
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke iu referuar si arritje të madhe për të cilën Kosova kishte përmbushur çdo kriter. “Një arritje për t’u përshëndetur! Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historic”, shkruan ai. Urimi për qytetarët e Kosovës, po ashtu shoqërohet edhe me ‘tensionet’ e brendshme politike. Ish-kryeministri sulmon kryesocialistin, duke e konsideruar puthadorin e Vuçiçit. Sipas tij, Rama loboi në favor…
Pothuajse 30 mijë emigrantë arritën ilegalisht në brigjet angleze në vitin 2023 duke kaluar kanalin e La Manshit me varka të improvizuara. Sipas mediave kjo përbën një shifër shumë më të ulët se ajo e vitit 2022, ku kalimi i emigrantëve ilegalë arriti nivel rekord. Emigracioni është një nga çështjet kryesore në fushatën zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në 2024. Kryeministri Rishi Sunak ka premtuar të ndalojë emigrantët e palgijshëm që mbërrijnë në Angli. Në vitin 2023, 29,437 migrantë mbërritën në Britani, krahasuar me 45,774 në vitin 2022, sipas shifrave të Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ky…
Mbretëresha e Danimarkës heq dorë nga froni
Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II ka njoftuar abdikimin e saj të papritur në një fjalim televiziv për vitin e ri. Ajo do të abdikojë më 14 janar, që do të bëhen 52 vjet nga dita që kur u bë mbretëreshë. “Unë do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, tha ajo. 83-vjeçarja është monarkja më jetëgjatë në historinë daneze, duke marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, mbretit Frederik IX në 1972. Ajo është kushërira e tretë e Elizabetës, mbretëreshës së ndjerë të Anglisë. Ajo zbuloi se vendimi ishte marrë pas një periudhe reflektimi pas operacionit në…
MPB Maqedoni njofton se sot (01.01.2024) në ora 02:50 në Gostivar, në rrugën “Zivko Brajkovski”, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria A.A (29) nga fshati Gradec, F.H.(40) nga Gostivari, L.F. (36) nga Struga (femër) dhe V.F.(29) nga Gostivari të cilët ndodheshin në mjetin motorik të pasagjerëve “Fiat” me marka kombëtare italiane. Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit në makinën e tyre është gjetur marihuanë dhe lëndë pluhuri të bardhë. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. Arrestohen katër persona në Gostivar, kapen me lëndë narkotike appeared first on…
Ndërrimi i viteve, solidariteti dhe atmosfera festive nuk kanë “zbutur” luftën në botë. Izraeli vijoi sulmet e përgjakshme në Gazë, ku civilët e pritën vitin me sirenat e luftës dhe ‘tingujt’ e bombardimeve, të cilat zëvendësuan të qeshurat festive të qytetarëve të Gazës. Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës kanë marrë jetën e 21,978 njerëzve që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Shifrat u përditësuan këtë të hënë nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit. Teksa bota festonte, në 24 orët e fundit, sipas ministrisë, 156 persona u vranë dhe 246 u plagosën. Që nga fillimi i luftës, të plagosurit…
Taksimi i profesioneve të lira, nga sot do të duhet të paguajnë tatim në mënyrë progresive
Nga sot, rreth 30 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në mënyrë progresive. Regjimi i ri i hyrë në fuqi parashikon ndarjen në dy fasha tatimore për të vetëpunësuarit dhe personat fizikë tregtarë: Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit, ndërsa kategoria tjetër e bizneseve që kanë të ardhurat vjetore mbi këtw nivel, do të tatohen me 23%. Sipas Ministrisë së Financave, 90% e totalit të bizneseve deklarojnë të ardhjura vjetore deri në 14 milionë lekë dhe për pasojë, pjesa më e madhe e tyre do të tatohen me…
Spasovski për nipin e Ali Ahmetit: Prokuroria do të vendosë se si do të veprojë në këtë rast
“Nga pikëpamja policore janë ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete dhe tashmë Prokuroria Publike duhet të vlerësojë se si do të veprojë në rastin e mjeteve piroteknike të gjetura në automjetin e D.A. nga Zajasi”, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. “Për rastin konkret kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e policisë. Të gjitha sendet që janë gjetur janë marrë dhe parashtresa është dorëzuar në Prokurorinë Publike, e cila do të vlerësojë se si do të trajtohet ky rast”, tha Spasovski pas vizitës së sotme në qendrën policore “Gjorçe Petrov”. Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes se…











