Author: shqiperia

Dikur mesazhet e urimit për ndërrimin e viteve dërgoheshin me anë të postës nëpërmjet kartolinave të vogla 2 lekëshe. Me anë të tyre përcilleshin urimet për miqtë dhe të afërmit. Duket se festa nuk ka kuptim të plotë pa kartolinat tradicionale. Këtë e dëshmon koleksionisti Shpëtim Sala, i cili në shtëpinë e tij, mes shumë sendeve dhe gjerave me vlerë ka dhe kartolina që datojnë që prej viteve 1900. “Me vitet, format e urimeve ndryshuan e po ashtu edhe modelet e tyre. Në koleksionin Salës, ndodhen kartolinat e vjetra me simbolet e festave, e po ashtu prodhime me te reja…

Lexo më shumë

Ai po përgatitej të festonte natën e Vitit të Ri në një resort luksoz, por tani do ta festojë në qeli. Nicola Rullo, që besohet të jetë drejtuesi i klanit Contini u arrestua në Spanjë. Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Napolit, të koordinuar nga DDA e bllokuan atë teksa po zhvillonte një bisedë pranë pishinës, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu besohet nga hetuesit se ishin të lidhur me Continis. Ai kishte qëndruar në hotelin luksoz “El Plantio Golf Resort” në Alicante, nga 15 dhjetori, së bashku me bvashkëshorten, vajzën dhe dhëndrin. Që…

Lexo më shumë

Policët e Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Kumanovë dje në ora 15:40 në Kumanovë kanë privuar nga liria A.E. Siç njoftojnë nga MPB, tek ai janë gjetur mjete të ndryshme piroteknike. “A.E. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni. *Foto: Arkiv Konfiskohet sasi e madhe e mjeteve piroteknike në Kumanovë, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes. Më poshtë 8 arsye pse njeriu plaket më shpejt në dimër: Mungesa e lagështisë në ajër I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën. Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët…

Lexo më shumë

Kësisoj, rreziku i shtimit të peshës është i madh. Sipas studimeve, pesha e një njeriu mund të shtohet me deri në 0.6 për qind gjatë dhjetorit. Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjes, gjë që nxjerr në pah faktin se kur vjen puna te festat, njerëzit heqin dorë nga dieta. Studimet tregojnë se eliminimi i kilogramëve të tepërt të marra gjatë kësaj periudhe është një proces shumë i vështirë dhe me kalimin e viteve pesha akumulohet me një ritëm më të shpejtë. Studimet thonë se kryerja e aktiviteteve fizike në temperaturë të ftohtë, nxit djegien…

Lexo më shumë

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, me rastin e festave të Vitit të Ri, u dërgoi një urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pendarovski thotë se viti 2023 ka qenë vit në të cilin nuk ka pasur shumë arsye për gëzim dhe festë. Ai thotë se krizat globale, së bashku me problemet e brendshme, kanë kontribuar që të mendojmë më shumë për zbutjen sesa për zhvillimin. “Ne i shohim efektet rreth nesh: apati, mosbesim dhe zhgënjim tek qytetarët. Megjithatë, gjatë historisë kemi kaluar edhe kohë shumë më të vështira dhe nuk kemi humbur besimin dhe shpresën. Duhet të kthehemi…

Lexo më shumë

Çdo ndryshim kohe, shumë prej nesh priren të vendosin qëllime të reja qoftë për karrierën tonë profesionale, qoftë për jetën personale, dhe shumë më tepër. Por përtej premtimeve për veten dhe të tjerët për 12 muajt e ardhshëm, është gjithashtu periudha e duhur për të bërë një bilanc dhe për të hequr qafe gjithçka që na pengon. Pra, ka më mirë se të lini pas disa zakone dhe gabime të zakonshme, të cilat vetëm ju largojnë nga qëllimet tuaja. Cilat janë ato? Dieta dhe zgjidhje të lehta Gjëja më e mirë që mund të bëni për veten tuaj është të…

Lexo më shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri. Në një postim në profilin e vet në “Facebook”, Taravari uron që çdo ditë e vitit 2024 të jetë e mbushur me gëzim. “Uroj gëzuar Vitin e Ri 2024! Qoftë çdo ditë e këtij viti e mbushur me gëzim dhe besim! Nëse besojmë, të gjithëve na presin ditë më të mira! Me respekt e përkushtim”, shkruan Taravari në urimin e tij. Arben Taravari uron qytetarët për Vitin e Ri: Çdo ditë e 2024-ës, qoftë e mbushur me gëzim…

Lexo më shumë

Rregulla të  reja do të  vendosen për të  gjithë  personat që  duan të  vizitojnë Venecian. Ne përpjekje për të  lehtësuar ndikimin e turizmit masiv ky qytet do të  ndalojë   grupet e mëdha turistike me më  shumë  se 25 persona si dhe altoparlantët , pasi këto të  fundit  gjenerojnë   konfuzion dhe shqetësim sipas autoriteteve italiane. Këto  rregulla të  reja  pritet  të hyjnë në fuqi që nga Qershori i  vitit 2024. Zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike. Qyteti priti pothuajse 13 milionë turistë në…

Lexo më shumë

Edhe pse është nata e fundit e vitit të ri, në Premierligë nuk do të ketë pushim. Dy ndeshje mjaft interesante do të jenë në program sot duke filluar nga ora 15:00. Arsenali do të ndeshet në udhëtim me Fulhamin. Aktualisht, “Topcinjtë” gjenden në vendin e katërt me 40 pikë, dy më pak se Aston Villa dhe Liverpool që i prijnë renditjes tabelare. Në anën tjetër, Fulham është në pozitën e 14-të me 21 pikë të grumbulluara. Sot nga ora 15:00 luan poashtu edhe Tottenhami që e pret në shtëpi Bournemouthin. Tottenham gjendet në pozitën e pestë me 36 pikë,…

Lexo më shumë