Author: shqiperia

Zv. ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Tiron Jajaga festën ndërrimit të vitit e ka pritur me pjesëtarët e kontingjentit nga Armata në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Me këtë rast, Jajaga ka shprehur falënderimin deri tek të njëjtit për pjesëmarrjen në këtë mision, që këtë vit ua pamundësoi që ditët e festave të mos i kalojnë me të afërmit e tyre. “Festat janë ditët më të ndriçme të cilat duhet t’i kalojmë në rrethin e familjeve tona. Fakti se të gjithë ju jeni këtu, larg të afërmve të juaj dhe se…

Lexo më shumë

Me Hënën e Re në Bricjap më 11/01, Uranin që kthehet djathtas në Dem më 27/01 dhe Plutoni largohet nga Bricjap më 22/01, viti vjen me llambat që ndriçojnë shtigje të reja, duke na dhënë zgjedhje që deri më tani nuk i dinim. Lexoni më poshtë parashikimet për muajin e ri për të gjitha shenjat e horoskopit. Bricjapi Jeni aq të vendosur sa 2024-ta do të jetë viti juaj saqë nuk keni pse të lexoni më tej. Kështu do të jetë. Pra, edhe nëse Plutoni nuk do të dilte përfundimisht nga shenja juaj dhe Hëna e Re nuk do t’ju…

Lexo më shumë

  MPB njofton se në orët e para të 1 janarit(2024), ka ndaluar një shtetas të Malit të Zi pasi i njëjti ishte kapur me lëndë narkotike. “Sot (01.01.2024) në ora 02.40 në objektin hotelierik në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar S.K. (23) nga Mali i Zi, pasi tek i njëjti është gjetur dhe marrë pluhur i bardhë. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/ Ndalohet një shtetas i Malit të Zi në Shkup, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

MPB njofton se policia dje ka ndaluar një 19-vjeçar nga Shkupi, për shkak se tek ai është gjetur lëndë narkotike. “Më 31.12.2023 në ora 19:45 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup, kanë ndaluar L.R. (19) nga fshati Arnaqi të Shkupi sepse tek është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/ Ndalohet një 19-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Ambasada Shqiptare në Japoni ka reaguar për tërmetin e fuqishëm dhe paralajmërimet për cunam. Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që mund të jetojnë në këtë shtet që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Mes të tjerash ambasada lut shtetasit e saj që të njoftojnë për çdo situatë. REAGIMI I AMBASADËS Tërmet i fortë goditi prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa. Lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe lajmëroni ambasadën lidhur me gjendjen tuaj. Mbetemi në pritje. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Gjithsej 2145 thirrje janë regjistruar në numrin e vetëm të Urgjencës 112 në 24 orët e fundit, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QKK). Prej tyre 42,33 për qind ishin “reale”, dhe 57,67 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. “Sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat kanë telefonuar qytetarët, 56,14% e thirrjeve janë bërë në polici, 38,25% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, ndërsa 3,51% tek Zjarrfikësit nga thirrjet reale në 112 në QKM. Thirrjet e urgjencës në 112, të cilat janë për zgjidhje të kombinuar të QKM-së, ishin 2.11 për qind e numrit aktual.…

Lexo më shumë

Kur është koha më e mirë për të bërë dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Përgjigja është e thjeshtë: sa herë që ju përshtatet. Përfitimet mund të jenë të ndryshme, por është çështje preference personale. Dush në mëngjes – Përparësitë Pastron trupin tuaj. Shtrati juaj ka qeliza të vdekura të lëkurës, djersë dhe baktere. Duke bërë dush në mëngjes, ju pastroni trupin tuaj. Energji. Një rrjedhë e qëndrueshme e ujit ju ndihmon të zgjoheni dhe ju bën të ndiheni më aktiv. Përgatit lëkurën tuaj për trajtim. Larja e fytyrës në dush mund të ndihmojë rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën.…

Lexo më shumë

Nga sot, energjia elektrike për amvisëri ulet me 5.16 për qind për bllokun e parë, për bllokun e dytë tarifa e lirë mbetet e njëjtë, për bllokun e tretë rritet me 2.88 dhe për bllokun e katërt me 1.86 për qind, ndërsa çmimi për çdo bllok është shuma e çmimit për energjinë elektrike aktive plus tarifën e rrjetit. Kjo, sipas kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE) Marko Bislimoski, mundësoi vendosjen e tarifës për qasje në rrjet prej 200 denarë në muaj, të cilën do ta paguajnë të gjithë përdoruesit nga fillimi i vitit. Ndryshe, sikur të mos ishte futur,…

Lexo më shumë

Qindra vetë gjatë ditëve të fundvitit 2023 u evakuuan në vende të sigurta për shkak të përmbytjeve në disa rajone në veri dhe në lindje të Gjermanisë. Pas një fluturimi me helikopter në këto zona kancelari Olaf Scholz mbërriti në qytetin Vreden mbi Aller në Saksoninë e Ulët. Ai bisedoi me ekipet e ndihmës lidhur me gjendjen aktuale në zonat e përmbytura, lidhur me masat e marra si dhe zhvillimet e pritshme në këto zona. Scholz falenderoi ndihmësit dhe premtoi ndihmat nga qeveria. Në sfondin e kësaj katastrofe natyrore është „e rëndësishme, që ne të solidarizohemi, dhe kjo po ndodh kudo”,…

Lexo më shumë

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski uron të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2024, duke i uruar shëndet, lumturi dhe suksese në vitin e ri. “Ne hyjmë në vitin e ri me mundësi të reja dhe plane të reja për arritje edhe më të mëdha. Qytetarët janë në radhë të parë! Dhe në vitin e ri do të vazhdojmë të punojmë fort për paga dhe pensione edhe më të larta, vazhdojmë të mbështesim nxënësit, studentët, pensionistët, më të rrezikuarit, por edhe sektorin e biznesit. Nuk do të lejojmë askënd të mbetet vetëm për të përballuar sfidat. Nëse viti 2023 ishte vit…

Lexo më shumë