Author: shqiperia

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.01.2024) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast ka sanksionuar 514 drejtues automjetesh. Prej tyre, siç thonë nga MPB, 49 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 6 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 200 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 314 jashtë vendbanimit. “Kontrollet e trafikut…

Lexo më shumë

Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin ilegal. Kjo temë pritet të luajë rol të rëndësishëm në zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në vitin 2024. Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Rritja e shifrave të migrantëve ilegalë dhe refugjatëve si edhe procedurat e azilit, sipas sondazheve, do të jenë temat kryesore të fushatës zgjedhore. Të treja vendet kryesore të destinacionit të migrantëve në BE, Gjermani,Francë dhe Itali u ashpërsuan ligjet kombëtare për të ulur numrin e migrantëve ilegalë dhe për të lehtësuar…

Lexo më shumë

Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, ka folur për herë të parë pasi u kap nga policia me një sasi të madhe të mjeteve piroteknike. Ai për “Skopje1″ thotë se fishekzjarret i ka blerë në mënyrë ligjore. Drin Ahmeti mendon se nuk ka bërë asnjë vepër penale dhe se do të përballet ligjërisht me këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për momentin nuk do të komentoj detaje pasi hetimet dhe procedimet janë në vazhdim dhe ekipi im ligjor po punon për të. E vetmja gjë që mund të them është se mjetet piroteknike janë blerë legalisht dhe të gjitha dhuratat e tjera…

Lexo më shumë

Kur moti fillon të ftohet, kemi më shumë uri. Le të shohim pse ndodh kjo dhe si të shmangim shtimin e peshës në dimër Në dimër, nevojat ton.a për kalori rriten, pasi metabolizmi ynë përshpejtohet gjatë ekspozimit ndaj të ftohtit. Kjo është arsyeja pse temperaturat e ulta na hap oreksin dhe kemi prirjen për të ngrënë më shumë, veçanërisht ushqime që janë të pasura me sheqer, yndyrë dhe kripë. Dietologia Costalenias Kallianiotis ka treguar se cilat zakone duhet të ndryshojmë që të mos shtojmë peshë, çfarë të shmangim dhe çfarë të konsumojmë në dietën tonë. Organizimi Rekomandohet të bëni një…

Lexo më shumë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përshëndeti hyrjen në fuqi të  liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Borrell e vlerësoi hapjen e kufijve si një vendim historik të BE-së. “Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën ‘Shengen’ përmes liberalizimit të vizave”, u shpreh shefi i diplomacisë europiane./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Autoritetet turke kanë ndaluar 33 persona që dyshohet se po spiunonin në emër të Izraelit, raportoi më 2 janar agjencia shtetërore e lajmeve turke. Autoritetet ende po kërkojnë edhe 13 persona të tjerë që besohet se kanë lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportoi agjencia Anadolu. Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Stamboll dhe në shtatë provinca të tjera. Ata dyshohet se po planifikonin të kryenin aktivitete, përfshirë edhe “vëzhgim” dhe “ndjekje, sulm dhe rrëmbim” të shtetasve të huaj që jetojnë në Turqi, raportoi agjencia turke. Anadolu nuk dha informacione për të dyshuarit apo për shtetasit e huaj,…

Lexo më shumë

Numri enorm i automjeteve në Tetovë, ka bërë që qyteti të jetë i ngufatur nga të gjitha anët. Mijëra automjete në rrugë të ngushta, numri i vogël i vendeve të parkingjeve, mos hapja e bulevardeve të reja, mosndërtimi i parkingjeve në kate, kanë bërë që këtyre ditëve të ketë një kaos të vërtetë në komunikacion. Për të zbutur sadopak këtë gjendje të rëndë me mungesën e vendeve të parkimit, autoritetet komunale, detyrohen që dy herë brenda vitit të hapin oborret e disa shkollave fillore dhe të mesme, si vende për parkim. Në këtë periudhë kur nxënësit veçmë kanë filluar pushimin…

Lexo më shumë

Inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, është pezulluar nga puna. Ky vendim erdhi pas publikimit të një video, ku efektivi tentoi të dhunonte një person në rrugë. Policia bën me dije se deri në verifikimin e plotë të rastit, efektivi do të jetë i pezulluar. “Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimim e plotë të rastit. Drejtoria…

Lexo më shumë

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar. Sipas bluve, i riu kishte ushtruar dhunë ndaj tezes së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv    

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,19 % në raport me vendimin e datës 25.12.2023. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,839…

Lexo më shumë