Author: shqiperia

Kryetari i Lëvizjes Besa njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar Vitin e Ri 2024. Kasami thotë se viti që lëmë pas për shqiptarët ishte me shumë sfida dhe probleme. Ai thotë se ikja e të rinjve, intelektualëve dhe kuadrove profesionist nuk u ndal, por vetëm po rritet. Për çdo ditë shtohet edhe numri i familjeve që hyjnë në varfëri. E gjithë kjo falë politikave të pushtetit aktual, me të cilat, populli po varfërohet ndërsa politikanët po pasurohen. Të gjithë e dimë se arsimi po shkatërrohet, numri i kazinove po rritet, mjekët po braktisin vendin, pushtetarët…

Lexo më shumë

Era është vogëlushja që sot iu bë ëndrra realitet. Ajo është pozicionuar në vendin e Brikena Priftit, si moderatore, për t’i bërë jo vetëm një intervistë por edhe për ta surprizuar me mesazhet nga familja të cilat Brikena nuk i priste. Ishte vëllai dhe kunata e Brikenës, Denada, ata të cilët i dërguan të parët një mesazh, që përloti moderatoren. “Je një person shumë i rëndësishëm në jetën time. Ne në radhë të parë jemi motra, koncepti kunata nuk ekziston. Jemi rritur bashkë, kanë kaluar shumë vite dhe kemi kaluar shumë sprova bashkë. Të uroj shumë suksese dhe mos ndrysho…

Lexo më shumë

Dhjetë rebelë Houthi u vranë pasi SHBA-ja hapi zjarr dhe fundosi varkat e tyre, ndërsa ata po sulmonin një anije me kontejnerë, thanë sot dy burime në portin Hodeidah të kontrolluar nga Houthi të Jemenit. “Dhjetë Houthi u vranë dhe dy u plagosën në sulmin e SHBA-së ndaj anijeve Houthi që tentonin të ndalonin një anije në det pranë Hodeidah”, tha një nga dy burimet. Të plagosurit u shpëtuan pas sulmit dhe u dërguan në spital dhe katër persona të tjerë gjithashtu mbijetuan, sipas burimeve portuale, të cilat folën për AFP në kushte anonimiteti. Ushtria amerikane më herët njoftoi se kishte fundosur tre varka…

Lexo më shumë

Numri i martesave në Maqedoni është zvogëluar në vitin 2023, por në të njëjtën kohë ka rënë edhe numri i shkurorëzimeve, thekson Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Sipas raportit, në 12 muajt e fundit janë lidhur 12,882 martesa, që është 3,4 për qind më pak në krahasim me vitin 2022. Më së shumti martesa janë lidhur në gusht (1861), më pak në nëntor (761). Kufiri i moshës së partnerëve të martesës kur hyjnë në bashkim është ndërmjet 25 dhe 29 vjeç dhe mosha kur shkurorëzohen është midis 30 dhe 34 vjeç. Mosha mesatare në martesën e parë është 27.4 vjeç…

Lexo më shumë

“Vizioni i Pasdites” në një trasmetim maratonë mbrëmjen e sotme ka sjellë mjaft surpzira dhe histori emocionuese për teleshikuesit. Çfarë pengjesh kanë nga 2023 dhe çfarë presin nga 2024 sipërmarrësja Dorina Mema, gazetari Bledi Strakosha dhe Blerina Braka? Të gjitha këto i kanë zbuluar përballë moderatores Brikena Prifti. Dorina Mema: Unë nuk planifikoj asgjë. E marr jetën siç na i ka dhënë Zoti. Është më e bukur kur s’e di çfarë të vjen. Blerina Braka:  Pak vit i lodhshëm se detyra si nënë nuk është e lehtë. Ka luhatjet e fëmijës. Dorina Mema: Sakrificë sepse paralelisht është dhe pjesa e…

Lexo më shumë

Partitë opozitare kërkojnë që institucionet të zbardhin rastin dhe ta çojnë drejtë përgjegjësisë Drin Ahmetin, nipin i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti i cili mbrëmë u arrestua për posedimin e sasisë së madhe të mjeteve piroteknike. Nga OBRM-PDUKM-ja kërkojnë që Qeveria të dëshmon nëse sipërmarrja me mjete piroteknike e nipit të Ali Ahmetiti është pjesë e agjendës pro-evropiane. “Sot qeveria duhet të përgjigjet nëse edhe shitja e fishekzjarrëve është pjesë e frymës sipërmarrëse pro-evropiane të nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmetit, i cili mori pa para qendrën Soravia? A ka vërtet Drin Ahmeti fabrikë për prodhimin e fishekzjarrëve apo ishte…

Lexo më shumë

Nga IPSH “Shtëpia e shëndetit Shkup” në një deklaratë për AIM bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes me konsumimin e alkoolit dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë pritjes së Vitit të Ri 2024. Nga atje shfaqin shpresë për respektim shembullor dhe përmbajtje të rekomandimeve, me qëllim që festat e fundvitit të jenë në disponim të këndshëm dhe të hareshëm për të gjithë. “Për shkak të festimeve në vijim, Shërbimi për Ndihmë të shpejtë mjekësore rekomandon marrje të rregullt të terapisë tek të sëmurët kronik, të kihet kujdes me konsumimin e ushqimit tek ata persona të cilët…

Lexo më shumë

Shpërndarja e bonusit shtesë për familjet në nevojë ka nisur, e do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve të para të muajit janar. Paketa e solidaritetit përfshin 36 mijë familje përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, që kanë në përbërjen e tyre fëmijë, dhe do të marrin një bonus prej 10 mijë lekësh. Të njëjtën vlerë përfitojnë edhe 15 mijë fëmijë me aftësi ndryshe si dhe 400 të vegjël në kujdestari alternative. “Për këto kategori është pikërisht vendimi më i fundit i qeverisë. Për këtë arsye janë 50 mijë lekë të cilat ofrohen për personat me aftësi të kufizuar dhe për…

Lexo më shumë

GJKKO vendosi ditën e djeshme, 30 dhjetor, masën e sigurisë “arrest shtëpiak” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Këtij të fundit nuk i lejohet as komunikimi me persona të tjerë, ndërsa do të kontrollohet periodikisht nga një oficer policie. Sot më 31 dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve, Berisha uron gjithë shqiptarët përmes një postimi në Facebook. “Kjo natë magjike e ndërrimit të viteve, është nata e dashurisë, mirënjohjes dhe shpresës:, shkruan Berisha. Në urimin e tij, Berisha shpreh keqardhje dhe thotë se Shqipëria i është rikthyer rrugës së diktaturës. Por, sipas tij, shpresa është magjia e kësaj nate. Ai thotë…

Lexo më shumë