Author: shqiperia

Në fjalën e tij tradicionale me rastin e vitit të ri, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga qytetarët gatishmëri për ndryshim. Bota po ndryshon, edhe ne duhet të ndryshojmë, tha kancelari.  Ai kujtoi krizat e kohëve të fundit: “Pa përfunduar tërësisht Corona, Rusia nisi një luftë të pamëshirshme në Evropë. Menjëherë pas kësaj, presidenti rus e mbylli rubinetin e gazit. Dhe në vjeshtë ndodhi edhe sulmi brutal terrorist i Hamasit kundër Izraelit. Kaq shumë vuajtje, aq shumë gjakderdhje. Bota jonë është bërë më e trazuar dhe më e ashpër.” Pavarësisht këtyre sfidave, kancelari gjerman kujtoi se treguesit ekonomikë në fund të vitit nuk rezultojnë ashtu siç ishte parashikuar:…

Lexo më shumë

Më datë 30.12.2023 rreth orës 19.15 në Shtip, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria M.S (41) nga Shtipi. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, në automjetin e tij dhe në zyrën që ai përdor, i është gjetur dhe marrë nga automjeti një lëndë e bardhë dhe sende me mbetje të një lënde të bardhë. “Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, po ashtu me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë me copa të bardha, një pistoletë “Pietro Beretta” me kornizë tetë fishekësh, 83 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore dixhitale dhe sende të tjera…

Lexo më shumë

Si gjithmonë çmimet e konsumit të përditshëm njohin rritje në prag festash e sidomos për Vitin e Ri.Kjo gjë pasqyrohet mjaft qartë në çdo treg fshatar në të gjithë qarkun e Beratit ku çmimet janë rritur dhe për këtë arsye banorët janë të kursyer në blerjen e produkteve. Produktet më të shtrenjta sot janë frutat dhe perimet,të cilat kanë njohur rritje me 100-200 lekë (të vjetra) për kilogram,ndërkohë që rritjes së çmimeve nuk i kanë shpëtuar as bulmetrat. Tradita e trashëguar e mbushjes së tryezave gjatë festës së ndërrimit të viteve duket se po zbehet nga viti në vit,mallrat janë…

Lexo më shumë

Viti 2023 ka përfunduar në Zelandën e Re. Auckland e priti vitin e ri me një shfaqje fishekzjarre mbi ndërtesën e saj më të lartë, Sky Tower. Maja e kullës u ndez me ngjyra të ndryshme ndërsa fishekzjarrët shpërthyen në qiell. Zelanda e Re priti e para vitin e ri me një spektakël fishekzjarrësh, e cila u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Dy ishujt kryesorë të Zelandës së Re – Ishulli i Veriut dhe Ishulli Jugor – janë të dy në të njëjtën zonë kohore. Ishujt Chatham, të cilët shtrihen në lindje, kanë një zonë kohore të ndryshme…

Lexo më shumë

Viti 2024 ka ardhur në ishujt e Kiribatit, të cilët mirëpresin vitin e ri një ditë përpara shumë kombeve të tjera. Zonat e para për të mirëpritur vitin e ri janë ishulli Kiritimati dhe një numër i 10 zonave të tjera kryesisht të pabanuara në Oqeanin Paqësor qendror. Një nga 33 ishujt që përbëjnë Republikën e Kiribatit, Kiritimati ndodhet në jug të Havait, brenda së njëjtës linjë gjatësie, por Vitin e Ri e feston një ditë të plotë më parë. Ky është një zhvillim relativisht i fundit. Linja Ndërkombëtare e Datave dikur kapërceu Kiribatin, që do të thotë se dita…

Lexo më shumë

Vitin e kaluar, familjet në Maqedoni shpenzuan më shumë se gjysmën e buxhetit të tyre të brendshëm – (51.5 për qind) për ushqime dhe pije, kryesisht mish, produkte qumështi dhe drithëra. Megjithatë, më shumë në amvisëritë në RMV është ngrënë bukë – 191,1 kg dhe patate – 76,3 kg, ndërsa mishi viçit, mishi i lopës – 19,3 dhe peshku – 18,3 kg. Më të konsumuara ishin pijet joalkoolike – 170,4 litra dhe qumështi – 88,2 litra. Mbi dhjetë për qind nga buxheti familjar ka shkuar në shpenzime të përgjithshme, ndërsa për trafik janë shpenzuar rreth 16 mijë denarë ose 5,5…

Lexo më shumë

Viti i Ri do të nisë me kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën me të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar. Reshjet e borës do të rikthehen në Alpe si dhe majat e maleve në verilindje gjatë ditës së martë, me intensitet të ulët. Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-14m/s…

Lexo më shumë

Një adoleshent rus është dënuar me katër vjet burgim nën akuzat për tradhti. Ai është viktima më e fundit e luftës së Kremlinit ndaj qytetarëve të vet që e kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kevin Lik, 18 vjeç, banor i rajonit Adigea në Kaukazin Verior, u shpall fajtor për vëzhgimin dhe fotografimin e bazës lokale ushtarake dhe dërgimin e fotografive përmes emailit te një përfaqësues i një qeverie të huaj, sipas prokurorëve. Gjykata e dha aktgjykimin e saj më 28 dhjetor, pasi një gjykimi me dyer të mbyllura. Liku u dënua me një të tretën e dënimit minimal prej…

Lexo më shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore. Edhe sot paraqitet pamje është e zvogëluar për shkak të mjegullës sidomos në aksin rrugor Petrovec – Veles – Gjevgjeli ku dukshmëria nuk është më e madhe se 50-100 m. Ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në trafik dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi…

Lexo më shumë

Astrologia Meri Gjini ishte e ftuar në episodin special të “7pa5” për parashikuar se çfarë do të ndodhë me shenjat gjatë vitit 2024, duke përcaktuar edhe muajin më me fat për secilën. DASHI Gjatë 2024 të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit do të kenë mundësinë të vendosin pikat mbi i sa i përket çështjeve ligjore. Muajt më të mirë do të jenë prilli, maji qershori dhe fund gushti bashkë me fillimin e shtatorit. Nëse doni të nisni gjëra të reja bëjeni para muajit shtator. Tregoni kujdes për shëndetin gjatë fundit të janarit dhe në shkurt. Fundi i qershorit…

Lexo më shumë