Author: shqiperia
Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, vendosën të mbajnë një qëndrim të përbashkët ndaj Izraelit. Siç deklaruan ata pas samitit të mbajtur në Kajro, në dakordësi të plotë të dyja vendet refuzuan çdo përpjekje apo lëvizje të palës izraelite për të dëbuar palestinezët nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor. Në një deklaratë, të dy udhëheqësit thanë se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion mbi Izraelin që të pajtohet me një armëpushim të menjëhershëm dhe të lejojë ndihmën e duhur për Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta. Sipas liderëve të dy vendeve superfuqitë e botës duhet të veprojnë për të kufizuar vuajtjet tragjike të përjetuara…
Numër dyshifror të ilaçeve të reja në listën pozitive shumë shpejtë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet, pas brifingut me gazetarë. Ministri tha se ishte bërë shumë mund për punësim të përhershëm të punonjësve shëndetësorë, të cilët pas disa viteve janë angazhuar me punë në shëndetësi. Ai shtoi se kjo mbetet nën shenjën pikëpyetje edhe disa ditë, deri të premten, kur do të jetë përgjigjja përfundimtare. Numrat ishin harmonizuar me Ministrinë e Financave dhe Fondin e Shëndetësisë, por, ishte i nevojshëm edhe një takim për vendim definitiv. Në lidhje me ajrin e ndotur, ai…
Në Çellopek të Komunës së Bervenicës, në rrethinë të Tetovës pasur të shtëna, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe dy janë plagosur. Policia e Sektorit për punë të Brendshme (SPB) ka ndaluar personin që dyshohet për vrasjen e dyfishtë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, duke vepruar në thirrjen e qytetarëve, pasi i njejti dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë…
GJK rrëzon ankimkimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, mbetet në fuqi harta e re gjyqësore
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cila kontestonte hartën e re gjyqësore. Pas vendimit të Kushtetueses do të mbetet në fuqi harta e re gjyqësore. Harta e re gjyqësore e cila u miratua në 21 korrik të viti të kaluar parashikonte shkrirjen e 5 gjykatave të Apelit duke lënë vetëm një në Tiranë. Gjithashtu harta e re gjyqësore shkriu disa nga gjykata në rrethe. Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun. /Vizionplus.tv/
Lideri i opozitës Sali Berisha dhe demokratët të cilët prej dy vitesh janë rreshtuar në krahun e tij protestuan sot para gjykatës së lartë. Protesta nisi në orën 09.00, në të njëjtën kohë që gjyqtarët u mblodhën për të vendosur nëse logoja e Partisë Demokratike i përket apo jo Sali Berishës. Vetë lideri historik i demokratëve ka deklaruar publikisht se nuk beson tek vendimi i gjykatës, duke u shpjeguar qytetarëve se sot për shkak të kontrollit të kryeministrit mbi sistemin e drejtësisë, vendi ndodhet në diktaturë. “Sot ne duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari se kur gjykatat nuk garantojnë…
Kërcet arma në fshatin shqiptar, dy të vrarë dhe dy të plagosur pas zënkës për një vend parkimi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës, ku raportohet për dy të vrarë. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona nga e njëjta familje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Theksohet se një nga dy të plagosurit është autori i krimit. Sipas asaj që raporton Alsat shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të jetë bërë zënka për një vend parkimi. Të njëjtat burime theksojnë se viktimat dhe autori kanë qenë të afërm mes tyre dhe se kanë patur edhe…
Vrasje e dyfishtë në Çellopek të Tetovës
Në Çellopek të Komunës së Bervenicës në Tetovë para një ore ka pasur të shtëna, ku sipas informacioneve të para ka edhe të vdekur edhe të plagosur, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasje të dy personave dhe plagosje të dy tjerëve. Arsyet nuk dihen. Lexo po ashtu Të shtëna në Çellopek të Tetovës, ka edhe viktima Në vendin e ngjarjes shihen forca të shtuara të policisë dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë. Për të plagosurit është ofruar ndihma e parë mjekësore. Çellopeku është fshat i Komunës së Bërvenicës, komunë kjo në periferi të Tetovës. /Telegrafi/…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kanë prezantuar rezultatet e ndihmës shtetërore për kompanitë vendase sipas Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve (LMFI). Ndërkaq, ata theksuan se ky program është pjesë e Planit të Rritjes Ekonomike, duke ofruar mbështetje për zhvillim, investime të reja dhe punësime. Bytyqi thekson se në vitin 2022, 919 kompani vendase janë mbështetur financiarisht, duke investuar mbi 500 milionë euro dhe marrë 100 milionë euro mbështetje nga shteti. Kjo shënon një rritje prej 12.7 herë krahasuar me vitin 2018. Zv. kryeministri theksoi se kjo mbështetje…
Aksident në Dimal-Kuçovë, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin Dimal-Kuçovë. Mësohet se një makinë tip “Mercedes Benz” është përplasur kokë më kohë me një makinë tip “Nisan.” Si pasojë mjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme. Dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë mbetur të lënduar kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor. Policia po kryen këqyrjen e vendit të aksidentit për të përcaktuar dinamikën e saktë. Paraprakisht dyshohet se…
Ka nisur pyllëzimi në Elbasan dhe Librazhd ku së fundmi janë mbjellë 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj. Kryeministri Rama njofton se është drejt fundit edhe investimi për hidrantet në Krastë që do të mundësojë mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe ku vazhdon mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj. Edi Rama: Në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi i zonave ku së fundmi janë mbjellë 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj, ndërkohë që është drejt fundit edhe investimi për hidrantet në Krastë që do të mundësojë mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe ku vazhdon mbjellja e 15…