Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cila kontestonte hartën e re gjyqësore.
Pas vendimit të Kushtetueses do të mbetet në fuqi harta e re gjyqësore.
Harta e re gjyqësore e cila u miratua në 21 korrik të viti të kaluar parashikonte shkrirjen e 5 gjykatave të Apelit duke lënë vetëm një në Tiranë.
Gjithashtu harta e re gjyqësore shkriu disa nga gjykata në rrethe.
Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun.
/Vizionplus.tv/