Author: shqiperia
Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës. Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Vlerat e saj njihen gjerësisht nga shumë vende të botës që i përmbahen praktikave të mjekësisë popullore, sipas të cilave, hudhra është ajo që frikëson sëmundjet. Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës. Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij. Hudhra është e pasur me…
Prokurori i Maqedonisë së Veriut prezanton Projekti për Drejtësi Penale në Ballkanin Perëndimor
Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Kocevski, prezantoi sot Projekti për Drejtësi Penale në Ballkanin Perëndimor, duke shfaqur një bashkëpunim të fortë mes vendeve të rajonit për luftën kundër krimit të organizuar. Projekti, i mbështetur nga Europravda, synon të rrisë bashkëpunimin ndërkufitar dhe përdorimin e mjeteve moderne në hetimin e krimeve. Kocevski theksoi se kriminelët shpesh lëvizin lirshëm nëpër vende për të shmangur ndjekjen penale, ndaj bashkëpunimi mes prokurorive publike është thelbësor për ndalimin e tyre. Islam Abazi, Prokurori Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u shpreh se përmes projektit janë formuar ekipet hetimore të…
Një shtetas boshnjak 45-vjeçar, i cili i hodhi vaj të nxehtë në fytyrë gruas së tij, duke i shkaktuar asaj djegie shumë të rënda, është dënuar me 13 vjet burg. Gjykata në Francë e akuzoi për kryerjen e torturës ose mizorisë. Ngjarja u regjistrua më 21 korrik 2020 në banesën e çifti boshnjak në Mulhouse. Gruaja akuzoi ish-bashkëshortin se i kishte hedhur një tenxhere me vaj të nxehtë në kokë. Ajo duhej të dërgohej me helikopter në një qendër të specializuar djegieje, ku qëndroi për 25 ditë. Në këtë qendër, asaj iu desh t’i vendoseshin transplante lëkure dhe të ndërroheshin fashat nën…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Gjatë takimit, Balla falënderoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit për bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, INL, ICITAP dhe DEA. “Me mbështetjen e tyre kemi përmbyllur me sukses një sërë operacionesh hetimore të përbashkëta, zhvilluar trajnime të punonjësve të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe kemi ngritur kapacitete në fushën e sigurisë kibernetike. Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e ka uruar homologun e tij rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Vuçiç ka thënë se letrën e urimit për Putinin ia ka dorëzuar ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko. “Në të, përveç që ia kam uruar fitoren, ia kam sqaruar edhe peshën e situatës me të cilët po përballen serbët në Kosovë dhe Metohi, sfidat e mëdha politike me të cilat përballet Serbia, dhe e kam falënderuar Rusinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Vuçiç në Instagram. Presidenti i Serbisë ka folur me ambasadorin rus dy ditë…
Pranvera pothuajse ka ardhur, të paktën zyrtarisht. Ekuinoksi i pranverës mbërrin nesër, duke shënuar fillimin e sezonit pranveror për hemisferën veriore. Por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Ja se si ndahet viti duke përdorur orbitën e Tokës. Çfarë është ekuinoksi? Ndërsa Toka udhëton rreth diellit. Ajo e kryen këtë udhëtim në një kënd. Për pjesën më të madhe të vitit, boshti i Tokës është i anuar ose drejt ose larg diellit. Kjo do të thotë se ngrohtësia dhe drita e diellit bien në mënyrë të pabarabartë në gjysmën veriore dhe jugore të planetit. Gjatë ekuinoksit, boshti i…
Hong Kongu ka miratuar një ligj të ashpër të sigurisë kombëtare, për të cilin autoritetet kanë thënë se është i domosdoshëm për stabilitet. Megjithatë, sipas kritikëve, ky hap do t’i gërryejë edhe më tepër liritë civile. Artikulli 23 shënjestron shkelje si ndërhyrja e jashtme dhe rebelimi, dhe ndëshkimet përfshijnë edhe dënime me vdekje. Dokumenti ka kaluar shpejt në fazën finale nga parlamenti i qytetit, që është pro-Pekinit, në më pak se dy javë. Artikulli 23 e zgjeron një ligj kontrovers për siguri kombëtare, që është miratuar më parë prej Kinës. Ai ligj tashmë i ka bërë vepra penale shkëputjen e…
Aksionari i ri i Manchester Unitedit, Sir Jim Ratcliffe raportohet se e ka në cak Gareth Southgaten për zëvendësimin e Erik ten Hagut gjatë verës. Pozita e holandezit ende është duke u lëkundur ani pse realizoi fitoren 4 me 3 ndaj Liverpoolit në kupën FA. Mirëpo Daily Star ka raportuar se Ratcliffe dëshiron ta shkarkojë ten Hagun gjatë verës. Ratcliffe është përkrahës i madh i Southgate, por mbetet të vendoset nëse dëshiron t’ia shkëpusë kontratën holandezi, veprim për të cilin duhet t’i paguajë 10 milionë funte kompensim. Southgate mund të jetë zëvendësues i Ten Hagut / shkruan…
Një qen XL Bully është tërbuar dhe ka sulmuar katër persona në një park në Londër përpara se policia të ndërhynte dhe ta qëllonte dhe ta vriste. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një burrë që përpiqet të largojë qenin me kaskën e tij të biçikletës, ndërsa një tjetër përpiqet ta neutralizojë me një batanije. Incidenti, siç raporton Daily Mail, ka ndodhur rreth orës 22:00 të së hënës pranë Battersea Park, një zonë e kryeqytetit britanik. Katër të sulmuarit u dërguan në spital me lëndime të lehta. Ndërkohë, policia ka arrestuar dhe ndaluar një 22-vjeçar dhe një grua 21-vjeçare të dyshuar si pronarë të qenit. Nga…
Kreu i Këshillit Evropian z.Charles Michel në një rubrikë të gjatë të botuar në Libération iu bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të luftuar kundër Rusisë, e cila përben një kërcënim serioz ushtarak për kontinentin tonë evropian dhe në botën e sigurisë”, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch Të hënën më 18 mars, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, botoi në rubrikat e së përditshmes Libération një rubrikë të gjatë në të cilën ai kujton dy vitet pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe pasojat që ky i fundit kishte…












