Author: shqiperia

Përbërja e re e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit hapi lëndë për blerjen e tetë helikopterëve për Ushtrinë me vlerë 230 milionë euro nga kompania italiane “Leonardo” dhe për blerjen e 22 autoambulancave me tender të Ministrisë së Shëndetësisë. Këtë sot e ka konfirmuar kryetarja e re e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, duke theksuar se rastet hapen para zgjedhjeve si rezultat i zërit të arsyes. “Dy rastet për blerjen e helikopterëve dhe autoambulancave, me 13 raste të tjera, do të thotë se kemi 15 raste që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”, tha Dimitrovska për Radion Evropa e Lirë. Lexo po…

Lexo më shumë

Mishi i laboratorit është konsideruar nga shumë njerëz vitet e fundit si e ardhmja e ushqimit. Megjithatë, një grup shkencëtarësh, në një studim të botuar javën e kaluar në revistën Scientific Reports, vlerëson se mishi i pitonit ka elementë të qëndrueshëm, por edhe ushqyes. Ndërsa ndryshimi i klimës kërcënon sigurinë globale të ushqimit, kultivimi i pitonëve mund të jetë një mënyrë potenciale për të prodhuar një burim proteinash me një gjurmë relativisht të vogël mjedisore , raportojnë studiuesit. “Ne po shterojmë burimet ndërsa në të njëjtën kohë kërkesa për lëndë ushqyese me cilësi të lartë po rritet,” thotë autori i studimit Patrick Aust i organizatës…

Lexo më shumë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u dërguan mesazhe palestinezëve në Gaza, të cilëve iu ofron para në këmbim të çdo informacioni për pengjet izraelite. “A doni t’i jepni fund luftës? Nëse keni informacion të besueshëm për të rrëmbyerit ose rrëmbyesit e tyre, mos hezitoni të na kontaktoni dhe mund të merrni një shpërblim të vlefshëm në para”, thuhet në mesazhin e dërguar. Mesazhi ka dy numra telefoni të bashkangjitur me të, si dhe një faqe interneti, tek e cila gjenden fotografitë, emrat dhe moshat e pengjeve izraelite. Nga ana tjetër, Gaza po përballet me një krizë humanitare pas bombardimeve izraelite në…

Lexo më shumë

Edhe pse një kompani austriake është caktuar që të menaxhojë me mbeturinat në Tetovë, qyteti assesi të pastrohet nga mbeturinat dhe deponitë që krijohen gjithandej nëpër lagje. Në shumë raste janë qytetarët ata që denoncojnë kontejnerët të stërmbushur me mbeturina që nuk merren në kohë. Nga ana tjetër, SPB-Tetovë ka ngritur procedurë kundër Ndërmarrjes Publike Komunale Sharr për mosgrumbullimin e mbeturinave dhe pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve nëpër trotuare dhe veturave në komunikacion. “Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë apelon qytetarët dhe ndërmarrjet përgjegjëse për ruajtjen e higjienës publike në Tetovë, që plotësisht dhe pa kushte të respektojnë Ligjin…

Lexo më shumë

Polici e Korçës ka vënë në pranga një 18-vjeçar dhe tre shtetas të mitur pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas njoftimit, është arrestuar në flagrancë shtetasi  K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMW” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç. Materialet procedurale i…

Lexo më shumë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshmë atmosferike falë ndikimit të Anticiklotit të Azoreve si dhe masës ajrore të unifikuar. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtar në relievet malore. Tendencë e ngricave përgjatë akseve rrugore. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/sek, përgjate vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14m/sek. Shoqëruar me valëzimi në detet të forcës 2-3ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 2  deri 17°C në zonat e ulëta 4 deri 21°C në zonat bregdetare  3 deri 21°C

Lexo më shumë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në ambientet e SPAK, priti zotin Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyrës Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe zonja Aida Hajnaj, Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, zoti John C. Kastning, Drejtori i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OPDAT). Gjatë takimit, Dumani, bëri një prezantim të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme, dhe treguesve të këtij institucioni mbi hetimin…

Lexo më shumë

Paga do të ketë, por protesta e punonjësve të Postave të Maqedonisë do të vazhdojë. Pritet reagimi i Qeverisë. Sindikalistët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Punonjësit e Postave të Maqedonisë edhe sot kanë protestuar nga 08:00 deri në 10:00. U janë premtuar paga gjatë ditës, por nuk heqin dorë nga greva, duke kërkuar nga Qeveria, reforma urgjente në kompani. “Situata financiare në Postat e Maqedonisë është cënuar seriozisht. Nuk sigurojmë mjete të mjaftueshme për paga. Disa vite sigurojmë përmes kredive dhe huave. Erdhi momenti ku tashmë nuk kemi nga ku të sigurojmë mjete. Kërkojmë nga Qeveria që të…

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sëbashku me ambasadorin britanik Alastair King-Smith vizituan mjediset e reja të Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin të Policisë së Shtetit, ku ruhet baza e të dhënave, e cila është financuar nga Mbretëria e Britanisë së Madhe, nëpërmjet projektit të forcimit te sigurisë kibernetike për Policinë e Shtetit. Sipas Ministrit Balla siguria kibernetike dhe bashkëpunimi me partnerët është me rëndësi për të mundësuar qëndrueshmërinë e sistemeve tona ndaj sulmeve kibernetike. “Jemi shumë mirënjohës Qeverisë Britanike për këtë mbështetje të rëndësishme që erdhi menjëherë pas sulmit kibernetik, shënjestër e së cilit ishte edhe Policia e Shtetit dhe…

Lexo më shumë

Kryetari i “Lëvizjes Populli”, Skender Rexhepi, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me BDI-në për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe kuvendare. Në fjalimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rexhepi tha se “Fronti evropian” është nismë e cila do të jetë me këmbë të mbarë. Ai gjithashtu lavdëroi punën e BDI-së në vitet e kaluara, ndërsa u shpreh i bindur edhe për realizimin e qëllimeve në të ardhmen. Por, çfarë deklaronte Skender Rexhepi për Ali Ahmetin, sa ishte pjesë e Alternativës, parti nga e cila u zgjodh deputet. Në një fjalim të kësaj partie së bashku me Aleancën për Shqiptarët para dy…

Lexo më shumë