Author: shqiperia

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg ish-zyrtaren e ministrisë së Financave Alda Klosi e akuzuar për fshehje të pasurisë. Klosi përfiton ulje me 1/3, duke u dënuar përfundimit me 20 muaj burg. Nga ana tjetër gjykata është treguar më e ashpër me pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havierin. Togat e zeza dhanë dënim më të ashpër nga ai që kërkoi prokuroria, konkretisht 7 vite burg për pastruesen e cila u dënua me 4.8 vite me gjykim te shkurtuar. Ndërsa për të birin u dhanë 5 vite, por përfundimisht me ulje të dënimit…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (18.03.2024), në ora 19:00, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve pranë DPB Kavadar kanë privuar nga liria Z.P.(56) dhe B.P.(33) nga fshati Sirkovo i Kavadarit. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tyre familjare, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, tek Z.P. u gjetën dhe sekuestruan dy pushkë ajri, një pistoletë sinjalizuese, disa fishekë sinjalizues, disa gëzhoja, një kuti me fishekë dhe pluhur, si dhe mjete për prodhimin e municioneve. Ndërsa tek B.P. janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja gjuetie. “Personat janë ndaluar në…

Lexo më shumë

Francesko Acerbi, mbrojtësi i Interit, rrezikon të marrë një pezullim shembull prej 10 ndeshjesh në rast se do të provohen deklaratat raciste kundrejt mbrojtësit  Brazilian Juan Jesus. Pas vendimit të federatës italiane të futbollit për ta përjashtuar nga kombëtarja axurre, e cila do të luajë dy ndeshje miqësore në SHBA, tani Acerbi duhet të presë edhe një dënim të rëndë në nivel klubesh. Veteran i mbrojtjes së Interit u përfshi në një debat verbal me mbrojtësin e Napolit, Juan Jesus në ndeshjen e fundit që u nda në barazim në “San Siro” mes Interit dhe Napolit. Ishte minuta e 60…

Lexo më shumë

Nga data 21 mars, Radio Dukagjini fillon me skemën e re programore. Një nga emrat që i është bashkuar këtij mediumi është edhe Adelina Toplica-Badivuku. Terapistja familjare dhe aktivistja për të drejtat e gruas e cila jeton dhe punon në mes Prishtinës dhe Londrës, do të jetë më afër publikut përmes një programi. Ajo është gjithashtu konsultente në Këshillin e Evropës dhe eksperte në shërbimet për viktimat e dhunës në baza gjinore. Në emisionin Radar, Toplica-Badivuku ka treguar se programi që do ta udhëheq quhet “Labirinth” dhe do të ketë mysafirë të ndryshëm, e edhe mundësi për dëgjuesit Emisioni “Labirinth”…

Lexo më shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Kërkesat, siç theksojnë nga atje, pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe. MPB para dy javëve dorëzoi fletarreste ndërkombëtar për Sheval Muaremin. Fletarrest ndërkombëtare është paraqitur edhe për shtatë persona tjerë, në mesin e të cilit është edhe Çajani./Telegrafi/ Lloga nënshkruan kërkesë për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Joao Cancelo ka rrëfyer se mosmarrëveshjet me Pep Guardiolën patën rol në thyerjen e marrëdhënieve te Manchester City. Portugezi 29-vjeçar kaloi tre vjet e gjysmë te City dhe ishte njëri prej lojtarëve kryesor, duke realizuar nëntë gola dhe 22 asistime në 154 paraqitje. Mirëpo Cancelo i prishi punët me Guardiolën pas Kampionatit Botëror dhe nuk përfshihej në formacionin e rregullt. Kjo e nxiti portugezin që të huazohej te Bayern Munichu në janarin e vitit 2023, përcjell gazeta online Reporteri.net. Vitin e kaluar, Cancelo dhe Guardiola nuk e bën të madhe përplasjen që kishin, duke thënë se vendimi për largim nga…

Lexo më shumë

Nga Enkelejda Mema Qeveria është ende në fazën e shqyrtimit të projektit që Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit amerikan Donald Trump, kërkon të zhvillojë në ishullin e Sazanit. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se pas aplikimit të  bërë në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, propozimi do të vlerësohet nëse përputhet me interesin ekonomik të vendit duke mbajtur në vëmendje mosdëmtimin e natyrës. “Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi në agjencinë tonë të investimeve të huaja AIDA do ta shqyrtojmë  edhe nëse…

Lexo më shumë

Elon Musk është ngjitur dhe një herë në krye të listës së Forbes si personi më i pasur në SHBA që prej ditës së djeshme, duke zëvendësuar themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, i cili kishte marrë pozicionin e tij. Pasuria e Musk u rrit me rreth 5.5 miliardë dollarë të hënën, duke e vënë atë në një pozicion të fortë ndaj Bezos, pasuria e të cilit u rrit me rreth 450 milionë dollarë, sipas listës së miliarderëve. Kthimi i Musk në krye erdhi pasi aksionet e Tesla u rritën me 6% pasi ajo njoftoi se po rriste çmimin e automjetit…

Lexo më shumë

Kompania “Philip Morris Kombinati i Duhanit – Prilep” (PMKDP) është vlerësuar për promovimin e barazisë gjinore në vendin e punës, në kuadër të fushatës vjetore të Aleancës për barazi gjinore (GEA) të quajtur “Mitet kundër fakteve”. Në aktivitetin e djeshëm me rastin e përfundimit të fushatës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, PMKDP u vlerësua edhe për mbështetjen e vazhdueshme si partnere e përpjekjeve të Aleancës për barazi gjinore në vendin e punës. Si kompani e madhe ndërkombëtare, me më shumë se 89,000 punonjës, Philip Morris International (PMI) ka vendosur standardet e ekselencës për barazinë gjinore, për të cilat…

Lexo më shumë

Prokuroria ka kërkuar 6 vite burgim për Rozeta Dobin, e cila akuzohet për vjedhjen e 462 mijë eurove në banesën e Alda Klosit, ish zyrtares së Ministrisë së Financave. Mbi Dobin, rëndojnë dy akuza, ajo e vjedhes me pasoja të rënda dhe vjedhjes më shumë se një herë. Në sallën e gjyqit, teksa u njoh me akuzat e prokurorisë, Rozeta Bobi mohoi t’i ketë vjedhur paratë, teksa tha se Alda Klosi i ka kërkuar që t;i mbajë ajo në banesë për të akuzuar ish bashkëshortin dhe më pas do ja kthente.  “Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që…

Lexo më shumë