Author: shqiperia
Kufizimet e rënda të Izraelit për ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza dhe përdorimi i mundshëm i urisë si armë mund të përbëjë një krim lufte, tha sot OKB. “Shkalla e kufizimeve të vendosura nga Izraeli për hyrjen e ndihmave në Gaza, si dhe mënyra në të cilën ai vazhdon të kryejë sulme mund të jetë përdorimi i urisë si një metodë lufte, e cila përbën një krim lufte”, tha Jeremy Lawrence, përfaqësues i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, gjatë një konference të rregullt për shtyp në selinë e OKB-së në Gjenevë. Izraeli ka mohuar se po…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Frontit Evropian, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Sot hapet një kapitull i ri sot hapet Fronti Evropian, i cili do të jetë një nisëm e cila dëshmojë se ne kemi synim proceset integruese. Rexhepi theksoi se vendit i nevojitet veting në gjyqësor dhe tek funksionarët. Ali Ahmeti tha se Fronti Evropian ka të gjitha kapacitetet intelektuale dhe politike që të përballet me të gjitha sfidat dhe për ta çuar vendin drejt integrimit evropian. Ahmeti poashtu u kërkoi të gjithë qytetarëve që të mbëshetsin Bujar…
Shifrat janë disiluzionuese: në 137 vende, që mund të konsiderohen si vende në zhvillim apo në ekspansion gjendja e demokracisë është keqësuar në 20 vitet e fundit. Sipas “Indeksit të Transformimit” të Fondacionit Bertelsmann sot 63 demokraci qëndrojnë përballë 74 autokracive. Shtete këto, në të cilat nuk ka zgjedhje të lira apo shtet ligjor funksionues. Për prezantimin e studimit fondacioni gjerman kishte ftuar të hënën (18.03.) edhe kancelarin, Olaf Scholz. Duke iu referuar rritjes së populizimit edhe në Gjermani, Scholz tha se e gëzon fakti që qindra mijëra njerëz dolën në protesta. “Kjo nuk erdhi nga lart apo nga partitë.…
Kush do të jetë James Bondi i ri
Edhe një herë kanë nisur spekulimet se cili aktor do të marrë rolin e James Bondit, pas raportimeve se aktorit britanik Aaron Taylor-Johnson i është ofruar roli, raporton BBC. Gazeta britanike “The Sun”, ka raportuar se aktorit të filmave “Kick-Ass” dhe “Marvel”, zyrtarisht i është ofruar roli i agjentit 007 që deri më tani është luajtur nga Daniel Craig, përcjell gazeta online Reporteri.net. Ai u largua në vitin 2021 pasi luajti në pesë filma për më shumë se 16 vjet. Filmi i ardhshëm i Bondit do të jetë i 26 pas “No Time to Die”. Taylor-Johnson së fundmi ka thënë…
Tre raste të kafshimeve nga qentë endacak kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Tetovë. Siç informon SPB Tetovë njëri prej rasteve ka ndodhur në Bërvenicë, ndërsa dy të tjerët në Tetovë. “Dyzet vjeçari nga Brvenica e Tetovës, dje (18-mars) në orën 17:50 në SPB-Tetovë ka raportuar se vajza e tij e mitur në fshat kishte qenë e kafshuar nga një qen endacak”. “Dje (18-mars) në orën 19:00, 42-vjeçarja M.S. nga Tetova ka raportuar se djali i saj i mitur në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak”. “Pesëdhjet vjeçari B.S. nga Shkupi, dje (18-mars) në…
Arben Rugova, ish-gazetar dhe zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Rugova ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, ditën e enjte në vendlindjen e tij Hakaj, komuna Plavë, Mal i Zi, ora 15:00. “Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën, më datën 18 mars 2024, në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjten, më 21 mars, në orën 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mal i Zi. Ngushëllimet i pranojmë të…
Gjashtë persona u vranë në orët e hershme të mëngjesit, duke përfshirë dy milicë spanjollë, pranë Seviljes kur një kamion u përplas në një postblloqe policie, tha qeveria Andaluziane. Tre milicë të tjerë u plagosën dhe po trajtohen. Sipas mediave spanjolle, milicët po kryenin kontrolle rutinë rrugore, në kuadër të fushatës për të luftuar trafikun e drogës, në anë të autostradës kur një kamion u përplas me ta. Nga kontrollet rezultoi se drejtuesi i mjetit, i cili u arrestua, nuk drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit apo drogës. Incidenti vjen një muaj pasi dy milicë spanjollë vdiqën në det në…
Rreth 9 mijë fëmijë do të zhvendosen nga qyteti rus i Belogrodit dhe disa zona të rajonit me të njëjtin emër për shkak të bombardimeve të Ukrainës, tha sot guvernatori i Belogrodit Vyacheslav Gladkov . Grupi i parë, i cili do të përbëhet nga rreth 1200 fëmijë , do të largohet më 22 mars, shpjegoi guvernatori i Belgorodit, i cili ndodhet në kufirin e Rusisë me Ukrainën. Aleati i Putinit, Patrushev thotë se Perëndimi ka dështuar të shkundë Rusinë. Aleati i presidentit rus Vladimir Putin dhe sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, tha sot se SHBA dhe Britania…
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh dhe staf mjekësor, se klinikat janë me drejtorë që nuk e meritojnë fare të jenë drejtor. Demiri në një intervistë për “Fokus” tha se zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi. “Do të flasim për Tetovën, por në përgjithësi e njëjta gjë vlen për të gjitha qytetet. Një zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi. Në periudhën e pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive filloi me 100 shtretër…
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se ka në plane të tentojë transferimin e anësorit të Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho në të ardhmen. Garnacho e njeh Madridin sepse ka luajtur për grupmoshat e reja të Atletico Madridit mes viteve 2015-2020. Mirëpo karrierën si lojtar senior është duke e kaluar në Old Trafford dhe sivjet 19-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç. Në 74 paraqitje, ai ka realizuar 12 gola dhe nëntë asistime, përcjell gazeta online Reporteri.net. Edhe nëse Erik ten Hag mbetet në krye të ekipit, ka pritshmëri që argjentinasi të jetë pjesë kryesore për vitet e ardhshme. Mirëpo sipas…











