Author: shqiperia

Elon Musk është ngjitur dhe një herë në krye të listës së Forbes si personi më i pasur në SHBA që prej ditës së djeshme, duke zëvendësuar themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, i cili kishte marrë pozicionin e tij. Pasuria e Musk u rrit me rreth 5.5 miliardë dollarë të hënën, duke e vënë atë në një pozicion të fortë ndaj Bezos, pasuria e të cilit u rrit me rreth 450 milionë dollarë, sipas listës së miliarderëve. Kthimi i Musk në krye erdhi pasi aksionet e Tesla u rritën me 6% pasi ajo njoftoi se po rriste çmimin e automjetit…

Lexo më shumë

Kompania “Philip Morris Kombinati i Duhanit – Prilep” (PMKDP) është vlerësuar për promovimin e barazisë gjinore në vendin e punës, në kuadër të fushatës vjetore të Aleancës për barazi gjinore (GEA) të quajtur “Mitet kundër fakteve”. Në aktivitetin e djeshëm me rastin e përfundimit të fushatës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, PMKDP u vlerësua edhe për mbështetjen e vazhdueshme si partnere e përpjekjeve të Aleancës për barazi gjinore në vendin e punës. Si kompani e madhe ndërkombëtare, me më shumë se 89,000 punonjës, Philip Morris International (PMI) ka vendosur standardet e ekselencës për barazinë gjinore, për të cilat…

Lexo më shumë

Prokuroria ka kërkuar 6 vite burgim për Rozeta Dobin, e cila akuzohet për vjedhjen e 462 mijë eurove në banesën e Alda Klosit, ish zyrtares së Ministrisë së Financave. Mbi Dobin, rëndojnë dy akuza, ajo e vjedhes me pasoja të rënda dhe vjedhjes më shumë se një herë. Në sallën e gjyqit, teksa u njoh me akuzat e prokurorisë, Rozeta Bobi mohoi t’i ketë vjedhur paratë, teksa tha se Alda Klosi i ka kërkuar që t;i mbajë ajo në banesë për të akuzuar ish bashkëshortin dhe më pas do ja kthente.  “Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që…

Lexo më shumë

Dy ditë pasi ndihma humanitare u dërgua nga deti në Gaza, ku palestinezët po vuajnë nga uria, u njoftua se një anije e dytë me 500 ton ushqim do të lundrojë së shpejti nga një port qipriot me të njëjtin destinacion. Dërgimin e anijes së dytë me ndihma humanitare në Gaza e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë Konstantinos Letybiotis, i cili ka thënë se përgatitjet kanë përfunduar dhe anija “Jennifer” është gati. Anija që transporton pesëqind ton ndihma humanitare për në Rripin e Gazës do të lundrojë sapo ta lejojnë kushtet e motit. Duke folur në radion shtetërore,…

Lexo më shumë

Vendosja në listën e zezë të ish-prokurores speciale Katica Janeva dhe kryetarit të komunës së Karposhit dhe kandidatit për president Stevço Jakimovski janë vendime të institucioneve amerikane, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Lexo po ashtu Milloshoski: Ekziston Ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale, por Qeveria po frikësohet ta përdorur atë Ai shtoi se lidhur me këtë çështje Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese, por që nuk mund të kalojë në Kuvend sepse e kanë bllokuar deputetët e OBRM-PDUKM-së. “Bëhet fjalë për vendime që marrin institucionet amerikane në bazë të informacionit që kanë në dispozicion. Duke pasur…

Lexo më shumë

Chelsea raportohet se admiron punën e kryetrajnerit të Interit, Simone Inzaghi. Gjatë verës së kaluar, hierarkia e londinezëve vendosi për kontratën dyvjeçare me Mauricio Pochettinon. Mirëpo gjatë menaxhimit të tij ka pasur shumë raportime për të ardhmen për shkak të formës së dobët që ka kaluar Chelsea këtë sezon. Ani pse gjendet në pozitën e 11 në tabelën e Premier Ligës, Chelsea në katër ndeshjet e fundit nuk është mposhtur, teksa ka arritur në finalen e EFL Kupës, të cilën e humbi nga Liverppoli dhe momentalisht është në gjysmëfinale të Kupës FA. Sipas TeamTalk, Chelsea është duke menduar për emërimin…

Lexo më shumë

Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir që akuzohen për vjedhjen e 462 mijë eurove kanë dalë sot sallën e gjyqit, pasi prokuroria do të lexojë konkluzionet përfundimtare. Në seancën e kësaj të marte, nuk është e pranishme ish zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi. Rozeta Dobi dyshohet për vjedhe me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa djali i saj Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda. Mbi ish zyrtaren Alda Klosi rëndon akuza e fshehjes së pasurisë. Përsa i përket akuzës për pastrim të parave, gjykata e ka kthyer dosjen duke…

Lexo më shumë

Hetuesit gjermanë kanë në dispozicion një letër ku thuhet se është i gjithë rrëfimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani. Sipas Westfalen-Blatt, në letër raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email. Megjithatë policia nuk ka treagur nëse kjo letër e njërit prej atentatorëve të dyshuar është autentike. “E rreme apo e vërtetë? Doli letra e rrëfimit për vrasjen e Besar Nimanit”, është titulli i tekstit të kësaj medie. Me 9 mars në mbrëmje…

Lexo më shumë

Nga LSDM kërkojnë që deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, të mos e bllokojë Ligjin për masat kufizuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Vendimi i fundit i partnerit tonë strategjik, SHBA-së, është një tjetër konfirmim se pse është urgjentisht e nevojshme miratimi i këtij ligji dhe krijimi i mundësisë që të gjitha rastet e tilla të referuara nga partnerët tanë strategjikë të procedohen përmes legjislacionit vendas. Milloshoski, i cili drejton Komisionin parlamentar për politikë të jashtme, menjëherë të vendosë në rend dite Ligjin për masa kufizuese, Mickoski dhe DPMNE të mbështesin dhe ligji të miratohet”, thonë nga LSDM. Por për…

Lexo më shumë

Forcat “Shqiponja” dhe komisariati i Krujës kanë arrestuar një 26-vjeçar pasi u kap me një sasi të madhe farash kanabisi. Efektivët kishin informacion se Gent Dedej kishte në automjetin e tij lëndë narkotike dhe sende të tjera të jashtëligjshme. Në momentin e ndalimit, blutë i gjetën 26-vjeçarit 3 mijë fara kanabisi, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë. I riu, banues në Krujë ishte prej disa kohësh në ndjekje të policisë pasi kishte informacione për aktivitetin e tij kriminal./vizionplus.tv  

Lexo më shumë