Author: shqiperia
Trupat e pajetë të dy prej gjashtë punëtorëve që vdiqën në ujërat e akullta të portit të Baltimores në Bregun Lindor të SHBA u gjetën të mërkurën, thanë autoritetet, një ditë pas shembjes së një ure kur një anije gjigante u përplas me të. “Menjëherë pas orës 10 të mëngjesit, zhytësit gjetën një gjysmë kamion të kuq në një thellësi prej rreth 7.6 metrash”, shpjegoi policia e Maryland gjatë një konference për shtyp. “Dy viktimat e tragjedisë kanë mbetur të bllokuar brenda automjetit”, thuhej më tej. Trupat e gjetur janë identifikuar. Ata janë dy burra të moshës 35 dhe 26…
DASHI Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jenë financat ato që do kenë përmirësime të mëdha. Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira…
Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht për pjesën e parë të ditës. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24orëshit deri në orët e para të ditës. Më pas reshjet do të lokalizohen me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit dhe pas orëve të mesditës do të kemi ndërprerje te tyre. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë…
Të paktën 143 persona u vranë në sulmin terrorist të së premtes në një sallë koncertesh pranë Moskës , sipas një përditesimi zyrtar të publikuar mbrëmjen e sotme (27 mars). Raporti i mëparshëm i Ministrisë së Shëndetësisë ruse fliste për 140 të vdekur. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Michael Murasko, 80 të plagosur janë ende duke u trajtuar në spitale të ndryshme në kryeqytet, mes tyre gjashtë fëmijë. Katër pacientë janë shtruar në spital në gjendje kritike, shpjegoi ai. Grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të bashkisë së qytetit Crocus. Megjithatë, Kremlini insiston se masakra terroristët islamikë ka…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është kthyer në Kosovë pas një intervenimi të suksesshëm në zemër, që e bëri jashtë vendit. Këtu ajo është pritur me lule nga mikesha e saj, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi. “Mirë se erdhe motrushja ime”, ka shkruar Jakupi në postimin e saj për Ganimete Musliun. Leonora Jakupi e pret me lule Ganimete Musliun / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Reforma Zgjedhore”, ishte një tjetër pikë diskutimi ku u ndalën të ftuarit në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Për gazetarin Mentor Kikia, as këtë herë nuk pritet ndonjë mrekulli nga komisionet bipartizane, apo nënkomisionet. Sipas tij sa herë PD dhe PS ulen bashkë në tryezë e bëjnë për interesa personale, dhe jo për ato qytetarë, apo për qëllime afatgjate. Ai theksoi se vetëm në Shqipëri ndodh që sa hetrë ka zgjedhje, bëhen ndryshime zgjedhore. “Sa herë PD dhe PS ulen bashkë e bëjnë për të rregulluar apzaret e tyre, jo për një mekanizëm afatgjatë. Në vilin…
Financat e partive politike dhe njerëzit që sot ulën në Kuvendin e Shqipërisë, ishin pikat që u diskutuan dhe sollën debat mes të ftuarve në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio gazetari Bledian Koka tha se parlamenti i Shqipërisë është sot në mëshirë të fatit për shkak të qeverisë në pushtet. Ai akuzoi kryeministrin Rama si personin që futi kriminelët në parlament. Lidhur me këto akuza gazetari mentor Kikia tha se nuk është vetëm PS në këtë derexhe, pasi as ata të PD nuk bëjnë diferencën. Pjesë nga biseda: Koka: Sot parlamenti është…
“Financimi i partive” politike ka shkaktuar debat në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. Aokati Altin Kaziaj u shpreh se nuk ishte parë asnjëherë që më shumë se një skuadër futbolli të shkonin prapa hekurave, duke ju referuar zyrtarëve të lartë të PS. Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist Plarent Ndreca, i cili theksoi se sot po funksionon Reforma në Drejtësi, dhe nuk ka më të pandëshkueshëm, dhe kjo falë Partisë Socialiste. Pjesë nga biseda: Kaziaj: Nuk ishte parë ndonjëherë që një skuadër futbolli e partisë në pushtet të ishte në burg ke 313-ta, dhe këta…
Fondacioni i Turqisë për Ndihmë Humanitare (IHH) zbuloi sot se dy anije të reja që do të transportojnë ndihma direkt në Rripin e Gazës, ku palestinezët po përballen me urinë, gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës. Turqia, e cila ka denoncuar Izraelin për sulmin e tij ndaj Gazës me popullsi të dendur dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ka dërguar dhjetëra qindra tonë ndihma humanitare atje dhe synon ta rrisë atë këtë muaj kur muslimanët festojnë Ramazanin. Presidenti i IHH, Bulent Yildirim, inspektoi në portin e Stambollit anijet e reja të blera për programin e ndihmës…
Forcat e armatosura izraelite bombarduan të paktën katër shtëpi në Rafah sot, duke ngritur frikën se një operacion i planifikuar ushtarak tokësor në skajin jugor të enklavës së rrethuar palestineze, shtëpia e qindra mijëra palestinezëve të zhvendosur, mund të fillojë së shpejti. Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje u vranë në një nga ato sulme ajrore , sipas zyrtarëve shëndetësorë të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters. Ndërsa ekipet shpëtuese nxorrën trupat nga rrënojat e një ndërtese aty pranë, Musa Dahir tha se u zgjua nga shpërthimi i fuqishëm, puthi vajzën e tij të tmerruar dhe vrapoi jashtë për të parë…













