
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Lushnjë, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Sipas informacioneve paraprake, një motomjet dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar dhe më pas është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar dy personat që udhëtonin me motor, një çift bashkëshortësh.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/vizionplus.tv









