Author: shqiperia

Fermerët polakë vendosën postblloqe në Poloni për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj importeve të produkteve bujqësore nga vendet e treta dhe masave të parashikuara në Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së. Më konkretisht, që prej muajit shkurt fermerët kanë mbyllur pikat kufitare me Ukrainën. Ata vetë ankohen për konkurrencën e pandershme, siç e quajnë ata, të shkaktuar nga produktet bujqësore ukrainase të importuara në BE pa detyrime. Këtë javë protestat e tyre u shtrinë deri në kufirin me Gjermaninë. “Më shumë se 580 demonstrata janë planifikuar për sot në të gjithë Poloninë, në të cilat pritet të marrin pjesë pothuajse…

Lexo më shumë

Forcat e shpëtimit të marinës indiane kanë shpërtuar një anije tregtare nga piratët në brigjet e Somalisë fundjavën e kaluar. Analistët thonë se kjo tregon sesi ushtira e Dehlit ka zhvilluar aftësitë e forcave speciale në të njëjtin nivel me disa nga më të mirat në botë. Marina shpëtoi 17 anëtarë të ekuipazhit të anijes MV ruse gjatë një operacioni kundër piratëve, i cili zgjati gati dy ditë, sipas njoftimit të Marinës Indiane. Nuk raportohet për viktima, ndërsa dhejtëra piratë u arrestuan. Në operacion mori pjesë një shkatërrues i marinës, një anije patrullimi, një transportues i Forcave Ajrore Indiane C-17…

Lexo më shumë

Pas dakordësisë me Partinë Socialiste për ngritjen e 2 nga 8 komisione hetimore, grupi i PD i përfaqësuar nga Sali Berisha ka zgjedhur anëtarët e këtyre komisioneve. Burime për Vizion Plus bëjnë me dijse se për komisionin hetimore për sistemin TIMS, kryetar do të jetë deputeti Ervin Salianji, ndërsa anëtarë do të jenë: Ramadan Lika, Lefter  Geshtenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baci dhe Asllan Dogjani. Ndërsa për komisionin hetimore për koncensionet në shëndetëso, kryetare do të jetë Albana Vokshi, ndërsa anëtarë do të jenë: Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Petrit Vasili ndërsa zëvendësues Ilda Dhori dhe…

Lexo më shumë

Fari Hiseni nga VLEN deklaroi sot se ish-kandidati i BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberi ka demantuar tezat e BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe ka nxjerr në pah hipokrizinë e tij. “Naser Ziberi ishte shumë i qartë duke thënë se kryeministri i parë shqiptarë në vend të 100 ditëve në këtë post, do të duhej të ishte së paku dy vjet sepse 100 ditët, siç ka pohuar opozita e bashkuar shqiptare janë në shërbim vetëm të çështjeve teknike. Në fakt kryeministri 100 ditësh është edhe një hipokrizi dhe mashtrim që tentohet tu servohet shqiptarëve”. “A u shkëmbye dhe…

Lexo më shumë

Gjykata e Barcelonës sot ka liruar me kusht Dani Alves, deri në pritje të dënimit përfundimtar, përcjell Reporteri.net. Ish-futbollisti do të duhet të paguajë një garanci prej 1 milion eurosh dhe më pas do të lirohet. Alves është dënuar javë më parë me katër vite e gjashtë muaj burgim për sulm seksual. 𝐔́𝐋𝐓𝐈𝐌𝐀 𝐇𝐎𝐑𝐀 | La Audiencia de Barcelona deja en libertad a Dani Alves a la espera de la sentencia definitiva El futbolista está condenado a cuatro años y seis meses de prisión por la agresión sexual Le ha impuesto una fianza de un millón de euros. pic.twitter.com/8Nw6ozc1FG —…

Lexo më shumë

Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është pjesë e Serbisë. Kështu tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova. Gjatë një konference, ajo tha se muaji mars është një nga më tragjikët në historinë e Serbisë, duke kujtuar atë që politika e Beogradit e quan ”masakrën e serbëve të 17 marsit 2004” dhe ndërhyrjen e NATO-s më 24 mars 1999, të cilën Moska e quan ”agresion kundër Serbisë”. Lidhur me këtë, po sot Duma Shtetërore Ruse miratoi një projekt-fjalim në lidhje me 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë. Në…

Lexo më shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 51 vjeçarin N.E. nga Tetova i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj. Pas arrestimit ai u dërgua në burg për vuajtje të dënimit. “Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (19-mars) rreth orës 20:40 në rrugën ,,Kiro Ristevski-Dërnc” në Tetovë, pas një urdhër-arresti me shkrim dhe me urdhër gjyqësorë, kanë arrestuar 51-vjeçarin N.E. nga Tetova. Ai kërkohej të vuante dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, për veprën e kryer…

Lexo më shumë

Trafikimi i kanabisit duket se ka hyrë në një trend të ri. Policia ka sekuestruar në kuadër të operacionit “Atlanta” 1 kg e 600 gram canabis, me përqindje të lartë THC. Kjo sasi ishte nisur përmes postës nga SHBA në Shqipëri. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit F. L., 21 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë…

Lexo më shumë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se ka disa shenja pozitive për përparim në çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ai i bëri këto komente pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë diskutoi mbi këtë çështje në Bruksel me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet shumë i qartë rreth kësaj cështjeje. Ne respektojmë autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës, e kuptojmë se ka një përgjegjësi të përcaktojë politika mbikëqyrëse për gjithë territorin e Republikës së Kosovës.…

Lexo më shumë

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka zbardhur detaje të reja nga atentati i disa ditëve më parë në Larushk të Fushë-Krujës, ku viktimë mbeti ish efektivi i policisë Gentian Bejtja. Deri më tani, dy janë autorët që kanë rënë në pranga. Ata janë Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, ndërsa është zbuluar edhe makina që u përdor në ngjarjen kriminale. Makina e autorëve tip Golf pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së Lundrës në një lavash, ku Haxhiu e ka dërguar për tu larë por është ndërhyrë…

Lexo më shumë