Author: shqiperia

Mehdi Malkaj ka lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt dhe këtë vit ka festuar 72-vjetorin e lindjes. Rrjedh nga nje familje qe kane patur lidhje me artin , babai që këndonte shumë mire, xhaxhai që luante në skenë si aktor dhe i binte baterisë (gjithmonë si amator), po ashtu edhe vëllain e madh që bëri të njëjtën gjë. Nga ata rrjedh edhe Mehdiu që nga shofer u be nje aktor i dashur me shume i njohur ne zhanrin e komedise . Ai qe i ri kishte si dhunti humorin dhe per kete behet koshient qe…

Lexo më shumë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin mars 2024 është 58.998,00 denarë (957 euro), në krahasim me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin shkurt të këtij viti është rritur për 1.522,00 denarë (24 euro). Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), rritja më e madhe është në sektorin e ushqimeve dhe pijeve, që për muajin mars është 22. Nga të dhënat që disponon LSM, nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, vetëm shpenzimet për ushqime dhe pije janë rritur me 1.951 denarë (31 euro) pra me 9,41 për qind. “Vlera e shportës minimale sidikale ka qenë në rritje të…

Lexo më shumë

Kisha Ortodokse serbe njoftoi të mërkurën se toka prej 24 hektarësh përreth Manastirit të Deçanit është regjistruar në emër të këtij manastiri, një javë pasi qeveria e Kosovës tha se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për ato prona. Në një njoftim të dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës Ortodokse Serbe thuhet se “përfaqësuesi i autorizuar i Manastirit të Deçanit sot ka marrë një dokument zyrtar kadastral nga Kadastra Qendrore e Kosovës në Prishtinë, që përfshinë 24 hektarët”. “Në bazë të ekstraktit kadastral, mund të konfirmojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga…

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja në Larushk të Fushë-Krujës, ku e ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij 43-vjeçari Gentian Bejtja. Policia e Tiranës, konkretisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë duke arrestuar dy nga autorët, Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari. Vizion Plus mëson se asnjëri prej të arrestuarve nga policia nuk janë treguar bashkëpunues me hetuesit. Ata nuk kanë pranuar të japin detaje të personave të tjerë të përfshirë. Makina e autorëve pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së…

Lexo më shumë

Dy persona, janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist në parlamentin e Suedisë. Dyshja, për të cilët autoritetet gjermane thanë se janë shtetas afganë, u arrestuan pranë qytetit Gera në Turinginë, në Gjermaninë qendrore. Ministrja Federale e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha në një deklaratë të martën se një nga të arrestuarit është një anëtar i dyshuar i grupit terrorist ISIS dhe një është i dyshuar si mbështetës, raporton CNN. Sipas Zyrës së Prokurorit Federal Gjerman, të dyshuarit morën udhëzime për kryerjen e sulmit të planifikuar të supozuar nga një degë e ISIS-it në…

Lexo më shumë

“Dalja në zgjedhje e shqiptarëve në dy blloqe është e shëndetshme dhe besoj që do të rritet edhe numri i deputetëve shqiptarë”. Këtë e tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Zoom” në TVM2. Gashi tha se koalicioni VLEN ka njohuri dhe dije si dhe guximin për ta sjell ndryshimin dhe nuk dirigjohen nga askush por se janë “zëri dhe vullneti i gjithë shqiptarëve”. Gashi tha se spektri politik shqiptar po shkon drejt pjekjes politike, dhe se 30 vite demokraci janë pak për të pjekur. “Kemi kaluar atë fazën kur ka qenë PPD një parti, pastaj edhe PDSH. Për…

Lexo më shumë

Ekuinoksi pranveror shënon fillimin zyrtar të pranverës si dhe lëvizjen e Diellit në Dash, që do të thotë se fillon një kalendar i ri zodiak. Kjo për ne do të thotë rinovim, dinamizëm, veprim dhe vendosmëri. Pasi të shohim se cilat shenja janë të favorizuara që në ditët e para të Dashit, më poshtë do të zbulojmë se cilët përfaqësues do të luajnë në zhvillimet deri më 24 mars. Më 25 mars ka një eklips hënor, ndaj fillon një cikël tjetër. Demi Deri në datën 24 mars ju pret dashuri, dhurata dhe premtime për një të ardhme të përbashkët. Eksitimi…

Lexo më shumë

Prej muajsh jashtë funksionit dhe në ditët e veta më të këqija, shërbimi hekurudhor shqiptar ka rikthyer në funksion të pjesshëm transportin për udhëtarët. “Zyrtarisht deri në 13 qershor treni do të jetë në funksion për të udhëtuar për të gjithë besimtarët, nga Shkodra në drejtim të Laçit dhe anasjelltas. Është një rikthim i përkohshëm, vetëm për të këtë periudhë për besimtarët e krishterë, pasi më pas ky stacion hekurudhor, ashtu si e gjithë gjatësia e linjës hekurudhore që lidh Shkodrën me Tiranën, do të pushojë së funksionuari për të nisur investimi i transformimit të hekurudhës, që pritet të kthejë…

Lexo më shumë

Shtatë persona kanë vdekur pasi një anije e Koresë së Jugut u fundos afër një ishulli në jugperëndim të Japonisë, thanë rojet bregdetare, duke shtuar se anija kishte nëntë anëtarë në ekuipazh. Rojet bregdetare ende po kërkojnë edhe dy persona që gjendeshin në cisterne me lëndë kimike, e cila u përmbys pasi kishte njoftuar se ishte përballur me kushte të këqija në det. Për njërin prej tyre thanë se është ende gjallë, ndërkaq gjendja e tjetrit ende nuk dihet. Rojet bregdetare thanë cisterna Keoyoung Sun kërkoi ndihmë, pasi kishte raportuar se anija po anohej teksa po përballej me kushte të…

Lexo më shumë

Sot është ekuinoksi pranveror, kur sipas astronomisë shënohet dita e parë e pranverës. Në kohën e ekuinoksit, dy hemisferat e Tokës marrin rrezet e diellit në mënyrë të barabartë. Shpesh thuhet se nata dhe dita janë të barabarta në gjatësi. Në fakt, fjala ekuinoks vjen nga latinishtja aequus (e barabartë) dhe nox (natë). Edhe pse shumë njerëz mësuan në shkollë se pranvera fillon më 21 mars, në dy dekadat e fundit pranvera na vjen më 20 mars. Ekspertët kanë zbuluar se pranvera ka ardhur një ditë më herët për njëzet vjet, për shkak të dy metodave të ndryshme për përcaktimin…

Lexo më shumë