Author: shqiperia

Sot është ekuinoksi pranveror, kur sipas astronomisë shënohet dita e parë e pranverës. Në kohën e ekuinoksit, dy hemisferat e Tokës marrin rrezet e diellit në mënyrë të barabartë. Shpesh thuhet se nata dhe dita janë të barabarta në gjatësi. Në fakt, fjala ekuinoks vjen nga latinishtja aequus (e barabartë) dhe nox (natë). Edhe pse shumë njerëz mësuan në shkollë se pranvera fillon më 21 mars, në dy dekadat e fundit pranvera na vjen më 20 mars. Ekspertët kanë zbuluar se pranvera ka ardhur një ditë më herët për njëzet vjet, për shkak të dy metodave të ndryshme për përcaktimin…

Lexo më shumë

Prokuroria e Strugës sot ka dorëzuar aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, e dyta brenda 20 ditëve. Aktakuza e parë ishte për blerjen e makinës “Audi”, ndërsa aktakuza e dytë ka të bëjë për emërimin e paligjshëm të një drejtori të shkollës. Kundër Ramiz Merkos ka 16 lëndë aktive në Prokurori, përfshirë edhe këto dy të fundit që përfunduan me akt prokuror, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga viti 2006, numri i lëndëve kundër Merkos që kanë kaluar nëpër duar të prokurorëve, ka qenë 30, por është ulur me kalimin e viteve, ndërsa 14 prej tyre janë vjetërsuar. Lexo…

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja në Larushk të Fushë-Krujës, ku e ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij 43-vjeçari Gentian Bejtja.  Policia e Tiranës, konkretisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë duke arrestuar dy nga autorët, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë të përfshirë në atentat. Në pranga kanë përfunduar Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, të dy me precedentë të mëparshëm penale. Policia konfirmon se autorët janë afruar te banesa e Gentian Bejtjas me automjetin  “Land Rover ” me…

Lexo më shumë

Ekzekutimi mafioz i ish policit Gentian Bejtja ka çuar në pranga 41-vjeçarin me tre mbiemra Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari, si autorin e dyshuar të kësaj vrasjeje. Pas kontrollit në banesën e tij, policia ka arritur të gjejë një armë zjarri, në të cilën kishte një mbishkrim me emrin “Valter” në të cilën kishte 8 fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me 29 fishekë. Po ashtu janë gjetur pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër…

Lexo më shumë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila më 14 nëntor 2023 i dha dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus që kërkohet nga Interpol, Igor Kukonov. Në seancën gjyqësore, trupa gjykuese vendosi pranimin e kërkesën për ekstradim nga shteti rus. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi. Ndërkohë, rusi kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta, por gjykata vendosi për ekstradim. “Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se me datë 19.03.2024 në ora 22:10 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria D.D (32) nga Kumanova. Ai dyshohet se një ditë më parë ka marrë disa sende nga një pronë private në rrugën “Saltir Naumov” në Kumanovë. “Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. Arrestohet një vjedhës në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

LEZHË – Nën masa të rrepta sigurie, portugezi Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të 2023, u paraqit sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës, për tu njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën dhe vendosi sërish masën “arrest me burg”. Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani vendimi ishte i pa drejtë, dhe do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit. “Në seancën e shkuar Prokuroria kishte paraqitur një dosje prej 500 faqesh, në të cilën nuk kishte asnjë provë konkrete ku të saktësonte që personi nën hetim Ruben Saraiva…

Lexo më shumë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes në Bruksel do të vendosin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën dhe do të bëjnë ftesë që të përgatitet korniza negociuese e bllokut për këto negociata. Vende anëtare veçse janë pajtuar që kjo të përfshihet në draftin e konkluzave të përgatitura për miratim në këtë samit, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. “Bazuar në rekomandimin e Komisionit Evropian nga 12 marsi i vitit 2024, Këshilli Evropian vendos të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Këshilli Evropian fton që të…

Lexo më shumë

Nicole Kidman ka pranuar se filloi të qeshte në mënyrë të pakontrolluar kur pa babanë e saj të ndjerë në një arkivol. Antony vdiq nga një aksident teksa ishte në Singapor për të vizituar motrën e Nicole, Antonia, në shtator 2014. Në një intervistë të fundit, Nicole tha se ishte aq e shkatërruar dhe e pikëlluar nga vdekja e babait të saj, sa nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj kur shkoi t’i jepte lamtumirën e fundit. “Fjalë për fjalë fillova të qesh sepse isha shumë e mërzitur dhe e dërrmuar. Sapo e pashë në arkivol, qeshja me nerva. Trupi…

Lexo më shumë

Dy shenjat e horoskopit që do t’ju tregojmë më poshtë, ndërkohë që kanë vërtet shumë potencial dhe aftësi, nuk arrijnë aq lart sa munden, për shkak të sjelljes së tyre dhe mënyrës sesi sillen me njerëzit dhe situatat. Egoja dhe arroganca e tyre janë disavantazhet e tyre të mëdha, që i mbajnë prapa dhe nuk i lejojnë të evoluojnë. Le të shohim se për kë po flasim: LUANI Fraza që i përshtatet në mënyrë të përkryer Luanit është: “a e di kush jam unë?”. Është diçka që ai e thotë gjatë gjithë kohës dhe që ka një ndikim të madh…

Lexo më shumë