Author: shqiperia

Gjithsej 2954 mërgimtarë tanë janë regjistruar për të votuar jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare 2024. Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve, sipas të dhënave nga uebfaqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga mbrëmë, janë pranuar 2610, dy janë të papërpunuara, ndërsa janë refuzuar 342. Ky numër mund të ndryshojë nëse Ministria e Punëve të Jashtme, më së voni deri më 21 mars, në KSHZ i dorëzon raportet e qytetarëve tanë në përfaqësitë diplomatike-konsullore, sipas orarit për zgjedhje. Megjithatë, është e sigurt se votimi do të organizohet vetëm për zgjedhjet presidenciale pasi nuk ka numër të mjaftueshëm…

Lexo më shumë

Një sulm ushtarak izraelit i nisur të hënën po vazhdon në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, ku mijëra njerëz janë strehuar dhe po jetojnë në kushte shumë të vështira. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal tha për CNN se spitali është  i rrethuar nga forcat izraelite. Këta të fundit thonë se spitali Al-Shifa po përdoret si vendstrehim për terroristët e lartë të Hamasit. Brenda spitalit, njerëzit kanë raportuar se janë ndaluar dhe rrahur rëndë dhe se kanë frikë të lëvizin nga njëra dhomë në tjetrën. Të tjerë kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente përpara se spitali…

Lexo më shumë

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në studion e emisionit ‘7pa5’, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka diskutuar për një fenomen shqetësues që ka prekur shqiptarët jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Përplasjet mes bandave jashtë Shqipërisë kanë sjellë edhe një numër të madh viktimash. Sipas gazetarit, problemi fillon që te familja, e cila tani është e vetëdijshme për aktivitetin e paligjshëm që kryejnë fëmijët e tyre jashtë vendit. Madje ka raste, sipas Bregut, që të rinjtë emigrojnë me idenë e qartë që do t’i bashkohen krimit të organizuar. Bregu: Familja në Shqipëri ka filluar të çedojë dhe…

Lexo më shumë

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për punë të papërgjegjshme. Siç njoftojnë nga prokuroria, në fund të janarit 2022, Merko ka shkelur me vetëdije rregulloren dhe ka emëruar drejtor në një shkollë jashtë rregullores. Gjegjësisht, ushtruesi i detyrës së drejtorit nuk ishte në mesin e të punësuarve siç e kërkon ligji. Me këtë Merko ia mundësoi që për 19 muaj të jetë drejtor shkolle. “I akuzuari, si zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, me 31.01.2022 me dashje ka shkelur dispozitat ligjore për veprim të ndërgjegjshëm me rastin e emërimit të ushtruesit…

Lexo më shumë

Krim shtetëror e ka cilësuar Gjykata e Strasburgut vrasjen e 4 protestuesve në bulevard, në 21 janar 2011. Familjarët e viktimave vijojnë betejën me drejtësinë, teksa i kërkojnë SPAK që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe të dënojë përgjegjësit. Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën ka thënë bërë përgjegjës kryesor kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe komandantin e Gardës Andrea Prendi. “Gardistët që qëlluan i mbajti në zyrën e Kryeministrisë mos ti arrestonte policia me urdhër të gjykatës, i dekoroi,…

Lexo më shumë

“Vendi më i lumtur në botë” fton të gjithë kërkuesit e lumturisë të kalojnë pushimet verore atje falas. Finlanda ka qëndruar vazhdimisht për gjashtë vjet në krye të listës së vendeve më të lumtura në botë, sipas World Happiness Report. Kështu, vitin e kaluar vendi vendosi të organizojë “Seminaret e parë të Lumturisë” në resortin Kouros, një strehë në brigjet e një liqeni në jug të vendit.   View this post on Instagram   A post shared by VisitFinland (@ourfinland) Për katër ditë njerëz nga e gjithë bota panë dhe mësuan për “sekretin e suksesit” të finlandezëve. Projekti vazhdon edhe…

Lexo më shumë

Dy policë grekë dhe një biznesmen shqiptar nga fshati  Shalës i Bashkisë Konispol u arrestuan disa ditë më parë pas një operacioni anti-drogë në Igumenicë ku u sekuestruan 102 kg marijuanë. Droga u kap në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, të drejtuar nga oficeri 41-vjecar Kostantinos Nakos dhe me pasagjer biznesmenin 41 vjecar nga fshati Shalës i Konipolit, Arben Murto. Të arrestuarit kanë dalë para gjykatës dhe sipas medieve greke, shqiptari ka pretenduar se ishte pjesë e një operacioni zyrtar policor. Gjithashtu, ai ka pohuar se ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me punonjësin e policisë dhe në fakt nga…

Lexo më shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 172 gjoba. Prej tyre 14 kanë qenë për vozitje pa patentë shoferi, 8 sanksione për kalim në semafor të kuq, 13 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, 19 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. “Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku…

Lexo më shumë

Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën sociale të Gjermanisë nuk i jep vendit një notë e mirë. Në raport Këshilli i Evropës bën thirrje për më shumë përpjekje për të luftuar varfërinë, problemet me të pastrehët dhe personat me afësi të kufizuara. Niveli i lartë i varfërisë dhe disavantazhit social është në disproporcion me pasurinë e vendit, thuhet në raport. Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic, përshëndeti masat e marra nga qeveria gjermane, si reformimi i sistemit social për ta bërë atë më të aksesueshëm, për të rritur përfitimet e sigurimeve shoqërore dhe për të…

Lexo më shumë

Kanadaja do të ndalojë dërgesat e armëve në Izrael, njoftoi dje, të martën, një burim qeveritar, pas një votimi jodetyrues në parlament për këtë çështje. “Ne jemi në një situatë ku realiteti në terren nuk na lejon më të eksportojmë armë në Izrael”, tha burimi. Parlamenti kanadez miratoi të hënën një rezolutë jodetyruese në favor të një armëpushimi të menjëhershëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Ajo rezolutë gjithashtu i bëri thirrje qeverisë të pezullojë miratimet dhe dërgesat e armëve në Izrael. “Pas datës 7 tetor kemi miratuar vetëm licencat për pajisjet jovdekjeprurëse. Dhe, duke pasur…

Lexo më shumë