Author: shqiperia

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur Turqinë. Sipas EMSC, lëkundjet u regjistrua në orën 08:55 me orën lokale në një thellësi prej tetë kilometrash. Tërmeti është regjistruar 8 kilometra nga Besni, 55 kilometra nga Kahramanmaras. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Turqia prej disa kohësh është përballur më lëkundje të shpeshta tërmeti, të cilat për fat të mirë nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Monedhat e huaja vijojnë rënien në krahasim me lekun. Këtë të mërkurë, euro blihet me 102.9 lekë dhe shitet me 109.7 lekë. Edhe dollari ka pësuar një rënie, ku në tregun valutor ai do të blihet me 94.5 lekë dhe do të shitet me 95.4. Paundi britanik vijon në të njëjtën kuotë si një ditë më parë, duke u blerë me 120.1 lekë dhe duke u shitur me 121.1 lekë. Në rënie ka qenë edhe franga zvicerane, sot blihet me 106.1 lekë dhe shitet me 107. Dollari kanadez blihet me 69.5 lekëdhe shitet me 71 lekë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Vëllai më i vogël i supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, i njohur për lidhjen e dashurisë me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zbuloi se ka shkuar për pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, Mekë, për të respektuar Ramazanin. Ish-i dashuri 24-vjeçar i Dua Lipës, postoi një sërë fotografish në Instagramin e tij të shtunën nga udhëtimi i tij në vendlindjen e Profetit Muhamed në Arabinë Saudit, shkruan Daily Mail. ‘Umre me vëllezërit e mi të vërtetë!!! Vullneti nën Zotin. Përjetësisht mirënjohës për këto momente. Tani në shtëpi”, ka shkruar ai sipër fotove. Nata e 27-të…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tapizë të Krujës, ku një nënë hodhi në lumë fëmijën e saj menjëherë pas lindjes. 42-vjeçarja Leta Koçi lindi në kushte shtëpie, teksa ka dyshime se për ngjarjen e rëndë është ndihmuar nga familjarët e saj. Ndërkohë, për të folur për këtë temë, në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ishte e ftuar psikologia Helena Halilaj. Ajo tha  se në raste të tilla bashkëpunëtorë janë njerëzit më të afërt, teksa theksoi se rrethanat e familjes mund të jenë shumë të vështira. “Ne e dimë që në raste të…

Lexo më shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionin “Intervistë për Televizionin News” u shpreh se koalicioni VLEN do t’i fitojë zgjedhjet, dhe këtë sipas tij, e vërtetojnë të gjitha anketat. Sipas Taravarit, BDI-ja gjithmonë ka propaganduar me relativizim duke thënë se të gjithë partitë politike janë njëlloj, por kjo, siç thotë Taravari, nuk është e vërtetë sepse dallojnë. “Ne duhet t’i sqarojmë opinionit se kemi dallime. Dallimi i parë është se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim. Çdo popull, sikur çdo popull dhe vend tjetër. Edhe sikur të ishte çdo gjë mirë, 22…

Lexo më shumë

Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën sociale tëGjermanisë nuk i jep vendit një notë e mirë. Në raport Këshilli i Evropës bën thirrje për më shumë përpjekje për të luftuar varfërinë, problemet me të pastrehët dhe personat me afësi të kufizuara. Niveli i lartë i varfërisë dhe disavantazhit social është në disproporcion me pasurinë e vendit, thuhet në raport. Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic, përshëndeti masat e marra nga qeveria gjermane, si reformimi i sistemit social për ta bërë atë më të aksesueshëm, për të rritur përfitimet e sigurimeve shoqërore dhe për të ofruar…

Lexo më shumë

Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 18 gradë. Edhe në Shkup mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij…

Lexo më shumë

Një Azerbajxhan secilën herë e më i fortë, i mbështetur prej Turqisë, e ka ndryshuar balancin e pushtetit vjetëve të fundit në Kaukazin Jugor. Bakuja e ka marrë vitin e kaluar kontrollin e plotë mbi Nagorno-Karabak, rajonin e shkëputur për tri dekada, i cili ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë. Ndërkohë, një Armeni e dobësuar është distancuar prej aleates tradicionale, Rusisë, dhe i është afruar Perëndimit. Ndryshimet gjeopolitike në rajon i kanë rritur shqetësimet brenda Iranit, i cili gjendet në kufi me Armeninë dhe Azerbajxhanin. Teherani frikësohet që mund të humbë ndikimin në rajonin që është dominuar për kohë…

Lexo më shumë

Shtatë persona janë zhdukur pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut me një ekuipazh prej 11 personash u mbyt në brigjet e Japonisë, sipas transmetuesit publik japonez NHK. Katër marinarë u shpëtuan, njoftoi televizioni publik japonez. Ekuipazhi informoi rojet bregdetare japoneze se anija po fundosej dhe ata kërkuan ndihmë pranë ishullit Mutsure, në brigjet jugperëndimore të Japonisë. #BREAKING : S.Korean-flagged tanker capsizes off coast in west Japan, 4 rescued There were 11 crew on board the tanker, Keoyoung Sun, including two South Koreans and nine other foreign nationals#SouthKorea #tanker #capsize #Coast #Japan #rescue -nhk_news pic.twitter.com/LVh1GajIMT — mishikasingh (@mishika_singh)…

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit njoftoi të martën se kishte miratuar shitjen, për 2.2 miliardë dollarë, të tankeve Bahreinit, një mbretëri e vogël e Gjirit që është një aleat kyç i SHBA-së dhe shtëpia e Flotës së 5-të të Marinës së SHBA. Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit, është planifikuar të shiten 50 tanke Abrams M1A2, të cilat janë ndër më të rëndat në botë. Bahreini, një mbretëri e sunduar nga një dinasti sunite, edhe pse një aleat i ngushtë i SHBA-së, është përballur me një embargo të armëve të SHBA-së për vite pas një goditjeje të përgjakshme ndaj protestave…

Lexo më shumë