Author: shqiperia
Një vit para zgjedhjeve parlamentare Lulzim Basha i cili mban logon e Partisë Demokratike, krijoi sot koalicionin “Harku opozitar euroatlantik” me figura të njohura politike të së djathtes dhe parti jo parlamentare. Kësaj nisme iu bashkuan ish-nënkryetari i PD Bamir Topi dhe ish-anëtari i kryesisë së PD, Spartak Ngjela dhe qëllimi kryesor i kësaj aleance është Reforma Zgjedhore dhe mbështetja për SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi. “Nesër është afati i fundit i komisionzi të reformës zgjedhore dhe nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një këmbanë jo për…
Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot ka folur në një debat publik me temën “Përcaktimi i integritetit të të gjithë nëpunësve që punojnë në punë me rrezik të lartë në pikë kalimet kufitare dhe vijën kufitare me aplikimin e poligrafit, si masë parandaluese për parandalimin e korrupsionit të mundshëm”, i organizuar nga Qendra Nacionale Koordinuese me mbështetjen logjistike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se detyra parësore është të ofrohen të gjitha kushtet elementare për punë, të vendosen norma dhe standarde për sjellje të padiskutueshme ligjore. “Gjithashtu në të njëjtën kohë, të rikonfirmojmë…
Sulmuesi nga Kumanova Taulant Seferi është njëri ndër lojtarët kryesor të Kombëtares së Shqipërisë në futboll, përderisa së bashku me Nedim Bajramin nga Tetova dhe Jasir Asanin nga Shkupi sërish janë grumbulluar te kuqezinjtë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji. Seleksionuesi Silvinjo ka besim të madh te treshja nga Maqedonia e Veriut, të cilët e dëshmuan veten e tyre gjatë ndeshjeve eliminatore të Europianit, teksa do të jenë pjesë përbërëse kryesore për eventin e madhor që do të mbahet gjatë veres në Gjermani. Së fundmi futbollisti kumanovar, Seferi në një “Podcast” ka zbuluar se si ka zgjedhur të luaj…
“Është dublante! Nuk ka mundësi që ajo të jetë Kate!” Videoja e publikuar të martën ka nxitur përsëri teoritë e rrejshme konspirative se pamja e Princeshës së Uellsit në një dyqan me bashkëshortin, ishte publikuar nga gazeta “The Sun”, ishte e realizuar nga një dublante profesioniste, raporton BBC. Nuk ka asnjë provë që argumentojnë këtë. Mirëpo është rasti më i ri i teorive të rrejshme që janë përhapur në rrjetet sociale për shëndetin e Catherine. Mungesa e saj në publik pas operimit abdominal në muajin janar, ka nxitur dyshime dhe shumë teori. Pallati Kensington ka deklaruar se princesha është duke…
68-vjeçari Sulejman Kapllani është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar me burg nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Në datën 8 shkurt të këtij viti, Kapllani qëlloi me armë zjarri Selami Brahimin, burrin e mbesës së tij. Shkak për këtë u bë konfliktet që kishin prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes. Sherri nisi pas vdekjes së vjehrrit të shënjestrës, Musa Kapllani, në janar të këtij viti njëkohësisht vëllai i autorit. “S.…
“Më dhanë një adresë dhe hipa në tren”, si përfundoi shqiptari në “shtëpi bari” në Britani
Një “kopshtari” në një fermë kanabisi i ishte dhënë një adresë në Swansea. Atij iu tha të hipte në tren dhe të shkonte në qytet. Bëhet fjalë për shqiptarin Egzon Lusha. Ky i fundit u detyrohej gangsterëve shqiptarë 18 mijë paund për kalimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Shqiptari u arrestua kur oficerët e policisë nga ekipi i krimit të organizuar të Swansea bastisën shtëpinë ku ai punonte dhe jetonte. Ai u kap duke u përpjekur të fshihej në një dollap në pjesën e pasme të pronës. Më vonë ai i tha policisë se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, ku një 31-vjeçare ra në pranga pasi thuhet se është përgjegjëse për vjedhjen spektakolare nga kompania e transportit të parave ‘Loomis’ në Bremen më 21 maj 2021. Ajo ishte fshehur për dy vite e gjysmë, por tani është arrestuar. Hetuesit gjermanë arrestuan në aeroportin e Bremenit hajduten e 8 milionë eurove, Yasemin Guendogan, 31 vjeç. 31-vjeçarja fillimisht u arratis jashtë vendit, por tashmë ka vendosur të dorëzohet tek autoritetet, siç ka bërë të ditur përmes avokatit të saj. Ajo udhëtoi nga Turqia drejt Gjermanisë dhe u prangos në aeroport. Pas arrestimit, ajo doli…
Të dhëna shqetësuese: Maqedonia e dyta në Evropë – Strumica dhe Tetova ndër qytetet më të ndotura
Organizata zvicerane IQAir zbuloi shifra shqetësuese sa i përket ndotjes së ajrit në Maqedoni. Sipas të dhënave, Maqedonia është vendi i dytë më i ndotur në Evropë mesatarisht. E para është Bosnja e Hercegovina. Shkupi u rendit i 30-ti ndër kryeqytetet më të ndotura në botë, ndërsa në Evropë, Strumica në vendin e 12-të dhe Tetova në vendin e 14-të janë ndër qytetet më të ndotura. Ndryshe, ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është…
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë
Gjykata e Posaccme ka rrëzuar kërkesën e Klodian Repajt për zëvendësim të masës së sigurisë Ai kërkonte lirimin nga qelia, duke qenë se tashmë çështja është mbyllur dhe do të dorëzohet në gjykatë. Repaj po ashtu kishte kundërshtuar edhe një vendim te Gjykatës se Posaccme që kishte zgjatur afatet e hetimit me 1 muaj e 15 ditë. Gjykata e Apelit ja ka rrëzuar të dyja kërkesat. Repaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash./vizionplus.tv
Katër persona janë arrestuar në tre pika kufitare të vendit për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, në Morinë u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Jeton Dervishaj, 38 vjeç. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit. Në Rinas u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. M., 26 vjeç dhe L. C., 23 vjeç, pasi kanë paraqitur 2…












