Author: shqiperia
Lija e deleve dominon sëmundjet infektive të raportuara në muajin shkurt, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Me 661 raste, kjo sëmundje është në vendin e parë, e ndjekur nga enterokoliti me 207 raste dhe kolla e keqe me 120 raste. Pavarësisht këtyre të dhënave, krahasuar me muajin janar vërehet ulje e lisë së dhenve me 26.8 për qind. “Sa i përket statusit të vaksinimit të atyre me kollë të keqe, 60 persona janë të pavaksinuar ose të pavaksinuar plotësisht. Nga të gjitha rastet e raportuara janë hospitalizuar 23 persona, me qëndrim mesatar në spital prej 9…
Në mbledhjen e zhvilluar sot Këshilli i ministrave vendosi që të shtyjë afatin e angazhimit të forcave të armatosura shqiptare në KFOR, Kosovë. Sipas VKM-së së miratuar sot, Qeveria zgjat deri më 31 dhjetor 2027 angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR në Kosovë. VENDIMI DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.910, DATË 22.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK NDËRKOMBËTAR KFOR, KOSOVË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë…
Në mbledhjen e zhvilluar sot Këshilli i ministrave vendosi që të shtyjë afatin e angazhimit të forcave të armatosura shqiptare në KFOR, Kosovë. Sipas VKM-së së miratuar sot, qeveria zgjat deri më 31 dhjetor 2027 angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR në Kosovë. Në mbledhjen e zhvilluar sot Këshilli i ministrave vendosi që të shtyjë afatin e angazhimit të forcave të armatosura shqiptare në KFOR, Kosovë. Sipas VKM-së së miratuar sot, qeveria zgjat deri më 31 dhjetor 2027 (31 dhjetor 2024 që ishte) angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR në Kosovë. Gjithashtu qeveria shqiptare ka vendosur…
Prindërit e divorcuar që po ndajnë kujdestarinë e fëmijëve në Francë së shpejti do të punojnë katër ditë në javë. Nga shtatori, kush punon në zyrat administrative dhe kujdesen për fëmijët me “rregullime alternative” do të kenë një ditë shtesë pushimi kur do të kenë radhën për të mbajtur fëmijën. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i francës, Gabriel Attal. Mbetet ende e paqartë nëse orët totale të punës do të reduktohen për prindërit e divorcuar apo do të shtohen në ditët e tjera të javës kur ata nuk e kanë kujdestarinë për të plotësuar mesatare standarde prej 35-orë në javë.…
Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka mbështetjen e qytetarëve për shkak se OBRM-PDUKM nuk ka nënshkrime të vlefshme për të. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, sot në konferencë për shtyp tha se Siljanovska-Davkova kandidaturën e saj e ka parashtruar me nënshkrimin e deputetëve e jo me nënshkrimin e qytetarëve. “OBRM-PDUKM nuk ka mbledhur nënshkrime të vlefshme ligjore për kandidaten e tyre për presidente, Gordana Siljanovska Davkova. OBRM-PDUKM-ja kandidaturën për Siljanovskën në KSHZ e ka parashtruar me nënshkrime deputetësh e jo me nënshkrime të qytetarëve. Dukshëm OBRM-PDUKM siç i kurdis anketat, dëshiron që t’i…
Albion Rrahmani u rikthye në Kombëtaren e Kosovës pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar pikërisht duke luajtur për “Dardanët” vitin e kaluar. Sulmuesi tha se ndihet i lumtur që iu bashkua ekipit Verdhealtër dhe beson që me shokët do të arrijnë rezultate të mira dhe se do të bëjnë paraqitje pozitive në miqësoret e marsit, kundër Andorrës dhe ndaj Hungarisë. “Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares pas lëndimit. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, deklaroi sulmuesi i Rapid Bukureshtit. Kosova e zhvilloi stërvitjen e fundit paraditen e sotme para se të niset…
Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit. Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, i ideuar në atë formë që të përfaqësonte të tria shtetet ku është prezent Grupi SIGAL UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qindra të ftuarit shijuan interpretimet magjike të tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, sopranos Ulpiana Aliaj, këngëtares nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Koncerti u moderua nga dyshja Ardit Gjebrea-Fjoralba Ponari, ndërsa nuk mungoi edhe shfaqja e një dokumentari ku u shfaq…
Ligjet që miratohen janë obligim për t’i zbatuar, dhe Qeveria ka obligim të zbatojë ligjet. Për këtë arsye, harmonizimi i koeficientëve të personave që janë në kuadër, në kompetencë të Qeverisë, janë në përputhje me zgjidhjet ligjore, thotë kryeministri teknik Talat Xhaferi. Lidhur me vendimin e djeshëm të Qeverisë për uljen e koeficientëve për pagat e zyrtarëve që të mos ndodhë rritja prej 200 eurosh, Xhaferi, tha se si kryeministër dhe si Qeveria duhet të ndjekë me vetëdije logjikën e ligjeve të miratuara në Kuvend. “Unë kam drejtuar Kuvendin për shtatë vjet. Dhe ligjet e miratuara atje janë obligim për…
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Pocestës” ku dy mjete janë përplasur e për pasojë tre persona kanë ngelur të lënduar. Sipas policisë rrugore njeri nga mjetet ka qenë duke lëvizur nga një shesh pushimi në anë të rrugës për të kaluar në aksin nacional kur është përplasur nga një mjet me targa greke që po lëvizte në drejtim të Maliqit. Goditja ka qenë e fortë aq sa mjeti me targa shqiptare ka bërë disa rrotullime në rrugë duke sjellë edhe plagosjen e tre shtetasve që ishin në mjetin që po lëvizte nga shesh pushimi në rrugën…
Njerëzit nuk duhet të shkojnë në shtrat me flokë të lagur, dhe arsyeja pse është mjaft e neveritshme. Të gjithëve mund të na doket e mundimshme tharja e flokëve përpara se të shkojmë në shtrat, por sipas ekspertëve të gjumit në Happy Beds, mjedisi i ngrohtë dhe i lagësht i krijuar nga flokët tuaj të lagur ofron terrenin perfekt për rritjen e merimangave, shkruan The Mirror. Merimangat e pluhurit janë dëmtues mikroskopikë të ngjashëm me insektet që zakonisht jetojnë në pluhurin e shtëpisë dhe gjenden në të gjitha shtëpitë, veçanërisht në dhomën e gjumit, dyshekë dhe në shtrat – qindra merimanga…











