Author: shqiperia
Ka procesverbal që i janë dorëzuar Komuna e Çashkës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës nga Inspektorati i Arsimit dhe do të duhet të veprohet me komentet që të mund të rihapet internat në SH.F.K “Todor Janev”. Në Çashkë, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri , duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të MPB-së gjatë vizitës së sotme në shkollën ku internati është vulosur që nga maji i vitit të kaluar dhe nuk punon. Përveç pesë nxënësve të klasës së parë që mësojnë në një paralele të veçantë shqipe, në SH.F.K “Todor Janev” në Çashkë aktualisht vijojnë mësimin…
Palestinezët po vdesin nga uria. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë më shumë sesa të shprehin zhgënjimin me Izraelin. Çështja nuk është më nëse palestinezët do të vdesin nga uria, por sa shumë do të vdesin. Uria është e pashmangshme në Gazën veriore, ka paralajmëruar një koalicion i agjencive të OKB-së dhe ndihmave. Të tjerë thonë se ajo tashmë ka mbërritur: për shkak se vdekshmëria është një masë për vendosjen e urisë, ajo mund të deklarohet vetëm pasi numri i vdekjeve është rritur tashmë. Sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore, e gjithë popullata po përballet…
Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin. I tillë është rasti i brokolit. Kjo perime është fantastike, ka pak kalori por shumë ushqyes të nevojshëm. Nëse këto argumenta nuk ju mjaftojnë, në këtë artikull do të mësoni tre arsye kryesore se përse duhet të hani brokoli çdo ditë dhe ndikimi i këtij regjimi në organizëm. Do të merrni shumë vitaminë C Një racion me brokoli ofron 80 miligramë vitaminë C që plotëson nevojat ditore të kësaj vitamine tek…
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta. Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme. Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke. Më poshte njihuni me simptomat e zakonshme të migrenës së heshtur dhe mundësitë e trajtimit. Çfarë është migrena e heshtur? Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur. Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së…
Kandidati për president, njëherazi edhe kryetar i GRIOM-it dhe i komunës Karposh, në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dorëzoi kërkesë për hetim pas futjes së tij në listën e zezë të SHBA-ve. Jakimovski dorëzoi padi penale ndaj një personi identitetin e të cilit nuk e zbuloi. Jakimovski tha se për të është e papranueshme që ai dhe familja e tij të jenë në listën ku kanë qenë dhe janë terroristë. “Nuk mund të pranoj të jem në të njëjtën listë ku ka qenë Osama Bin Laden, ku janë pjesëtarë të ISIS-it, ku është Ramzes Kadirov, të…
Konstantin Koltsov, i dashuri i tenistes së njohur Aryna Sabalenka dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Miami, raporton Daily Mail. Policia amerikane ka konfirmuar se Koltsov, i cili ishte në lidhje me kampionen e Australian Open, për tre vjet, ka vdekur pasi ka kërcyer nga ballkoni i hotelit në Miami. Bjellorusi ishte në Miami për ta shoqëruar të dashurën e tij e cila ishte duke u përgatitur për Miami Open. Ajo pritet të luajë të premten. Departamenti i policisë në Miami ka nisur hetimet për dyshimet për vetëvrasje, teksa në një intervistë për mediat në Bjellorusi, ish-bashkëshortja e tij Mikhailova…
Policia austiake ka mundur të shkatërrojë një bandë hajdutësh, të cilët ishin kthyer në shqetësim serioz për qytetarët e Styrias, Salzburgut dhe Burgenland. Sipas mediave të huaja banda e hajdutëve e përbërë nga shqiptarët, hapnin me forcë dyert dhe dritaret e vilave dhe merrnin gjërat me vlerë. Tre shtetas shqiptarë të moshës 32, 36 dhe 49 vjeç kanë rrëfyer se kanë kryer gjithsej 20 grabitje në ndërtesa banimi në shtetet federale të Austrisë së Poshtme, Austrisë së Epërme, Styrias, Salzburgut dhe Burgenland nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021. Ata kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert…
Pasi kompania sllovene ka marrë përsipër menaxhimin e mbeturinave në Tetovë, qytetarët ankohen për fatura më të larta. “Kjo nuk është Austri që të vijnë këto lloj faturash, do marr fatura edhe nga Austria dhe të bëjmë një krahasim”, thuhet në një nga komentet e publikuara në rrjetet sociale. Komuna e Tetovës njofton se nga ky muaj faturat e shërbimeve komunale do t’i lëshojë kompania e re, andaj nëse qytetarët marrin shuma më të larta duhet të drejtohen në objektet e NKP “Tetova” në Pazarin e Gjelbërt ose në kompaninë “Zaubermacher” në Palçisht për të harmonizuar të dhënat. Fatura e…
I shpërndanë video pornografike fake në internet, Meloni kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim, pasi në rrjet u publikua një video erotike, e simuluar nga inteligjenca artificiale, sikur personazhi ishte ajo. Meloni do të paraqitet në gjykatë në qytetin Sassari të Sardenjës më 2 korrik. Një 40-vjeçar, i cili besohet se ka bërë videot, dhe babai i tij 73-vjeçar janë nën hetim. Policia tha se mundi t’i gjente duke gjurmuar pajisjen celulare të përdorur për postimin e videove. Të dy personat akuzohen për shpifje. Sipas aktakuzës, videot janë postuar në një uebsajt porno në SHBA, ku janë parë “miliona herë” gjatë disa muajve. Ekipi…
EMRAT-FOTO/ Vrau 33-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes së “shtëpisë së barit”, dënohet me burg autori
Gjykatësi britanik Michael Chambers ka dënuar me burg autorin e vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar Jetmir Pemaj, në 27 korrik të viti të kaluar në në Harrow Street, Whitmore Reans. E gjitha ka ndodhur pasi Pemaj dhe bashkëkombasi i tij Franc Curri ishin duke ruajtur shtëpinë e barit, ndërsa janë sulmuar nga një grup hajdutësh dhe për pasojë humbi jetën 33-vjeçari dhe mbeti i plagosur miku i tij. Një prej hajdutëve, është identifikuar si Lucious Winchester, 24 vjeç (në foto poshtë). Winchester, mësohet se ka pranuar vrasjen e Pemajt si dhe plagosjen e Currit, dhe është dënuar me burg nga drejtësia…











