Author: shqiperia
Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Bërnabiq, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë. Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pë, ndërsa pesë ishin kundër emërimit të saj. Ana Bërnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend. Propozimi që Bërnabiq të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve. Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan…
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një dokument për reformat brenda Bashkimit Evropian (BE) para zgjerimit të bllokut 27-anëtarësh. Vendet anëtare u pajtuan që BE-ja të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar. Në këtë plan, të publikuar pas takimit të Kolegjit të Komisionarëve, përfshihen edhe propozimet për integrim gradual të vendeve të ardhshme anëtare, para se ato të bëhen edhe formalisht vende anëtare të bllokut. Dokumenti i miratuar do të duhej të kontribuojë në procesin e reformave të brendshme të BE-së, në mënyrë që ajo…
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së takohen nesër në Bruksel për samitin dyditor. Ndihma ushtarake për Ukrainën, strategjia e mbrojtjes, lufta në Gaza e zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor janë ndër temat. Përpara samitit të BE të kësaj jave, kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur në favor të një bashkëpunimi më të madh evropian. Në deklaratën e tij qeveritare ai përmendi ndër të tjera industrinë e mbrojtjes dhe të armatimit. Scholz tha më tej se do të angazhohet në samitin e BE që fitimet nga asetet e ngrira ruse në Evropë të investohen në blerjet e armëve për…
Brezi i ri ndihet më pak i lumtur se të moshuarit pasi vuan nga një krizë, si ajo e moshës së mesme, argumentojnë autorët e raportit për Lumturinë Globale 2024. Ata theksojnë se mediat sociale janë kryesisht përgjegjëse për këtë situatë të pakëndshme të brezi i ri. Përveç kësaj, të rinjtë në Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore janë më pak të lumtur se ata që jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane dhe Evropën Lindore, sipas raportit të publikuar nga gazeta Guardian . Ky fakt do të thotë se të mirat materiale nuk janë gjithmonë të lidhura me lumturinë. Për profesorin,…
Brezi i ri ndihet më pak i lumtur se të moshuarit pasi vuan nga një krizë, si ajo e moshës së mesme, argumentojnë autorët e raportit për Lumturinë Globale 2024. Ata theksojnë se mediat sociale janë kryesisht përgjegjëse për këtë situatë të pakëndshme të brezi i ri. Përveç kësaj, të rinjtë në Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore janë më pak të lumtur se ata që jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane dhe Evropën Lindore, sipas raportit të publikuar nga gazeta Guardian . Ky fakt do të thotë se të mirat materiale nuk janë gjithmonë të lidhura me lumturinë. Për profesorin,…
Financimi i Fondit të Investimeve Klimatike (FIK) për Maqedoninë e Veriut, me një vlerë prej 85 milionë euro, ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt tranzicionit të përshpejtuar energjetik të vendit. Kjo shumë do të sigurojë fondet e para për zbatimin e Platformës Investuese për Tranzicion të Drejtë në vlerë prej 3 miliardë euro. Ky plan investues ka për qëllim largimin e energjisë që vjen nga qymyri dhe ndërtimin e një infrastrukture për energji të pastër. Ministria e Ekonomisë ka prezantuar planin para përfaqësuesve të Fondit për Investime Klimatike, BERZH-it, Bankës Botërore dhe FIK-së. Me këtë plan, Maqedonia e Veriut…
Dhimbja e shpinës është një problem nga i cili mund të vuani përgjatë gjithë jetës pa e vënë re. Mjafton pozicionimi i keq gjatë fëmijërisë, gjatë orëve në punë apo gjatë qëndrimit për t’ju shkaktuar këtë parehati që zgjat. Problemi nis tek qëndrimi dhe zgjidhja është po aty, çfarë mund të bëni për t’u liruar nga dhimbjet e shpinës dhe të të gjithë trupit është të rregulloni qëndrimin. Praktikoni atë që në gjuhën mjekësore quhet ‘streching’ apo disiplinën e jogës e cila është një nga alternativat më të mira. Disa pozicione të thjeshta që mund t’i bëni në mëngjes dhe…
Një zyrtar i lartë i Hamasit , Osama Hamdan, tha të mërkurën (20/3) se përgjigja izraelite ndaj propozimit të Hamasit për një armëpushim në Gaza është “përgjithësisht negative”. “Ndërmjetësuesit në Katar na përcollën të martën mbrëma qëndrimin e Izraelit për propozimin e Hamasit, i cili është përgjithësisht negativ” tha zyrtari i grupit islamik palestinez gjatë një konference për shtyp në Bejrut. Hamasi po propozon në mënyrë specifike një armëpushim gjashtëjavor gjatë të cilit 42 pengje të mbajtura në Gaza mund të lirohen në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në Izrael./vizionplus.tv/
Franca ka mohuar kategorikisht se po përgatitet të dërgojë 2000 ushtarë në Ukrainë, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, dhe kreu i shërbimit të jashtëm të inteligjencës ruse, Sergei Naryskin, i cili tha se këta ushtarë do të bëhen një objektiv prioritar për ushtrinë ruse. “Informacioni i shpërndarë nga drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë është një mjet sistematik i dezinformimit masiv i përdorur gjerësisht nga Rusia”, tha ministria e jashtme franceze në një email. “Ne bëjmë thirrje për vigjilencën më të madhe të mundshme për të shmangur çdo instrumentalizim nga manovra të tilla”, shtoi ministria franceze. Moska…
Rusia ka krijuar një “klimë frike” në zonat e Ukrainës që ka pushtuar, ku forcat e saj kryejnë “ndalime arbitrare”, “tortura” dhe përpiqen të fshijnë identitetin ukrainas, veçanërisht të fëmijëve, tha OKB në një raport të publikuar sot. “Rusia ka krijuar një klimë mbytëse frike në territoret e okupuara të Ukrainës, duke kryer shkelje në shkallë të gjerë të së drejtës ndërkombëtare humanitare…”, nënvizon raporti i publikuar nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Raporti bazohet në 2300 intervista me viktima dhe dëshmitarë. Rusia “imponon gjuhën ruse, shtetësinë, ligjet, sistemin gjyqësor dhe programet arsimore ruse (…)…












