Author: shqiperia
Më pak mbështetje për fermerët, Shqipëria në “pikiatë” krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
Që prej të mërkurës, fermerët po aplikojnë për të përfituar nga fondi prej 3.3 miliardë lekësh i vendosur në dispozicion nga qeveria. Por, njohës të sektorit janë kritikë për skemën e mbështetjes, që në thelb, mbetet e pandryshuar në vitet e fundit. “Fondi i vënë në dispozicion është më i ulët. Fondi i dhënë për skemat mbështetëse është më i ulët, ndërkohë që vjet janë dhënë 5.1 miliardë lekë. Skemat janë të njëjta si ato që kanë qenë në vitin e kaluar”, tha Gjok Vuksani, pedagog në Universitetin Bujqësor. Duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, rezulton se bujqit…
EMV Molika filloi me rikonstruksionin e plotë të Autokampit të Livadishtës në Radozhdë të Strugës. Aktivitetet kanë për qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe pasurimin e përmbajtjeve që ofron ky resort popullor në brigjet e liqenit të Ohrit. Synimi, siç thotë EMV, është që në prag të sezonit turistik veror, Livadishta më në fund të shndërrohet në një autokamp modern, me standarde evropiane. Për herë të parë pas 50 vitesh nga ndërtimi i Kampingut të Livadishtës, po ndërrohet instalimi hidraulik dhe i kullimit, po rinovohen tualetet dhe kapitoli dhe ndërrohet instalimi i furnizimit me energji elektrike. Të gjitha parcelat…
Për javën që presim vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30°C. Përjashtim bën dita e Martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri. Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.…
Zgjedhja e datës së duhur, astrologjike, të dasmës është një proces mjaft i vështirë, pasi përfshin një analizë të kujdesshme të grafikut tuaj dhe të partnerit tuaj në lidhje me rreshtimin e ardhshëm të yjeve që do të mbështesin bashkimin tuaj. Në një kontekst më të përgjithshëm, mund të gjenden disa data të favorshme gjatë vitit, si dhe periudha që është më mirë të shmangen. Një nga kriteret bazë është gjendja e Venusit në atë ditë të caktuar, i cila, si sundimtar natyror i marrëdhënieve, dashurisë dhe romancës, është mirë të marrë aspekte pozitive, në mënyrë ideale. Datat më të…
Autoritetet ekuadoriane njoftuan të shtunën arrestimin e liderit të një bande të fuqishme, Los Lobos (“Ujqërit”), i akuzuar për përfshirje në vrasjen e një kandidati presidencial në gusht. Pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme 90-ditore dhe gjendjes së “luftës” të shpallur nga Presidenti Daniel Noboa, autoritetet po përpiqen të vënë situatën nën kontroll dhe të godasin rreth 22 bandat, përfshirë Los Lobos, të përcaktuara tani si organizata “terroriste”. Gjatë operacionit ushtarak që çoi në arrestimin e “Vicente S”, autoritetet raportuan se dy kriminelë të dyshuar u plagosën. Në total, pjesëtarët e forcave të armatosura bënë 12 arrestime dhe sekuestruan 200 mijë dollarë para të gatshme…
Ky është reagimi i Eglës pasi produksioni vendosi ta përjashtoj nga Big Brother VIP Albania
Pas debateve mbrëmë pas prime me Ilnisën dhe Meritonin, produksioni ka vendosur ta përjashtojë nga loja aktoren Egla Ceno, shkruan Reporteri.net. Ka qenë aktori Juli ai i cili ka lexuar zarfin e zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Aktorja tha se çdo gjë është në rregull, por i bëri thirrje banorëve që të mos bien pre e provokimeve. “Është okej. Jam okej, ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Mos bini pre e provokimeve, mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qefin tim, sjam pishman për asgjë. Gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë dhe i rri ndjesës që…
Qendra për menaxhimin e krizave njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm është në komunikim me institucionet dhe forcat për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Veshallë të Komunës së Tetovës, i cili edhe sot në mëngjes është aktiv në terren të paarritshëm. Për shkak të forcimit të erës së nxehtë dhe zjarrit është prekur pylli i ahut. “Sot në mëngjes, në ora 06:55 në terren kanë dalë një ekip prej 10 punonjësish (rengers) në Parkun Kombëtar “Shar Planina” nga Tetova për të shuar zjarrin. Kërkohet asistencë edhe nga institucionet tjera kompetente nga Parku Kombëtar për të intervenuar sa më shpejt,…
Egla Ceno është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Pas shumë vërejtjesh në drejtim të saj, produksioni ka marrë vendim që aktoren ta përjashtojë nga formati. E gjithë kjo ka ardhur pas provokimeve të shumta mbrëmë, mes Eglës dhe banorëve, Ilnisës dhe Meritonit. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) “Ti je e poshtër”, Egla i hedh uiski në fytyrë Meritonit, ashpërsohet debati mes banorëve /Reporteri.net/ Produksioni përjashton nga loja një nga banoret e Big Brother VIP Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Dy persona janë konfliktuar brenda një lokali në lagjen “Pavarësia”. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia për të shuar konfliktin. Por, njëri prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap. Efektivët e policisë e kanë ndjekur me vrap, por nuk kanë mundur ta neutralizojnë. Janë thirrur përforcime derisa është bërë e mundur gjetja e tij në një pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar. Në aksion për arrestimin e të riut u përfshi edhe FNSH./vizionplus.tv
Rusia lëshoi 16 raketa dhe 11 dronë kundër Ukrainës gjatë natës, njoftuan sot në mëngjes Forcat Ajrore të Ukrainës. Në një deklaratë në platformën Telegram, Forca Ajrore tha se arriti të rrëzonte nëntë nga dronët dhe nëntë nga raketat. Për më shumë se një javë, Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore kundër objekteve energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke i bërë ukrainasit të frikësohen për një rikthim të ndërprerjes së energjisë elktrike. Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK, njoftoi dje, të shtunën, se pesë nga gjashtë termocentralet e saj ishin dëmtuar ose shkatërruar dhe se 80%…












