Author: shqiperia
Pirro Dhima, kampioni greko-shqiptar i peshëngritjes do të kandidojë për eurodeputet nën logon e partisë “Demokracia e Re” në Greqi. Lajmi për kandidaturën e Pirros i zbulua kur “Demokaracia e Re” zbuloi listat me kandidatët e saj për eurodeputetë në zgjedhjet që do të mbahe më 9 qershor. Mes kandidatëve të rinj, është edhe emri i Prro Dhimës, presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Lidhur me origjinën e tij, në daljet publike për mediat Pirro Dhima ka thënë herë pas herë se nuk është shqiptar. Ai ka thënë se është “grek i lindur në Shqipëri”. “Unë jam grek i lindur…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbështet mjekët e rinj dhe specialistët privatë në luftën e tyre për paga dinjitoze. “Është e drejtë që të gjithë të vlerësohen siç duhet për punën dhe njohuritë e tyre, ndërsa mjekët e rinj jo vetë që nuk duhet të përjashtohen, por duhet të jenë drejtues të këtij rregulli. Sigurimi i kompensimit të drejtë, kontributet e paguara dhe kushtet e denjë për mësim dhe punë janë parakushtet kryesore që mjekët dhe specialistët e rinj të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në vendin e tyre”, thotë Pendarovski. Sipas tij, mjekët e rinj…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vendngjarje në rrugën Zhelezara në Shkup, ku gjatë natës është gjetur trupi i pajetë i një mjeku me plagë të shumta nga thika. Lexo po ashtu Gjendet i vdekur një person në Shkup, ka pasur plagë në trup Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video inçizimeve. Po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes. Trupin e mjekut të vrarë e ka gjetur djali i tij në veturë para fabrikës…
Një trup i pajetë me plagë nga therja me thikë është gjetur në Shkup. Nga MPB për “TV21” konfirmojnë se viktima është një 67-vjeçar nga Shkupi me iniciale A.T. “Më datë 21.03.2024, në ora 23:09, në SPB-Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit, në park afër ish klinikës Zhelezara, është gjetur me plagë nëpër trup, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi…
Nëse keni bërë plane për fundjavën, fillimisht lexoni se si do të jetë moti dy ditët e ardhshme. Meteorologu Hakil Osmani ka treguar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, se ditën e diel pritet një rënie graduale e temperaturave, teksa nuk do të mungojnë as reshjet e shiut. Reshjet do të vazhdojnë deri në ditën e mërkurë, teksa në zonat malore priten edhe reshje dëbore. “Dita e sotme mbetet në ndikimin e kthjellimeve, kalimit të vranësirave, parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të jenë disi më të shpeshta, ku në zona të izoluara do të krijojnë moment për reshje…
Njëzet e nëntë vjeçar nga Prilepi ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Prilep-Gradsko, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas njoftimeve, A.M.(29) iu nënshtrua plagëve të marra në spitalin e qytetit të Prilepit, ku u transportua pas aksidentit të trafikut që ndodhi pak para orës 18:00. Në aksident kanë marrë pjesë një “Audi”, i cili drejtohej nga personi i ndjerë, si dhe një kamion “Man” me targa të Shkupit, drejtuar nga 38-vjeçari Z.B. nga Kumanova. Sipas MPB-së, ngjarja në komunikacion në Sektorin e Punëve të Brendshme Prilep është raportuar…
Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë për vitin 2024. Kosova do të luaj një miqësore në udhëtim te Armenia. Dardanët do t’ia bëjnë ‘sefte’ sot me përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primoz Gliha. Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00. Kjo nuk do të jetë përballja e vetme e verdh e kaltërve për muajin mars. Katër ditë më vonë, luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Hungarisë në Budapest. Kosova ia bën ‘’sefte’’ sot…
Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken do të vizitojë sot Izraelin për të provuar të sigurojë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë më vonë gjatë ditës mbi një projekt-rezolutë që do kërkon “armëpushimi të menjëhershëm” . Britania dhe Australia kërkuan gjithashtu “përfundim të menjëhershëm të luftimeve” në enklavën palestineze, në mënyrë që të bëhet e mundur “shpërndarja e ndihmës dhe lirimi i pengjeve”. Ndërsa diplomatët vazhdojnë përpjekjet, luftimet nuk kanë të ndalur në Rripin e Gazës , me fokusditët e fundit në spitalin al-Sifa, më i madhi në të gjithë…
Robinho u arrestua mbrëmjen e së enjtes pasi Gjykata e Lartë vendosi se ai duhet të vuajë dënimin në Brazil, ku sistemi i burgjeve është përshkruar si “ferri në tokë”. Robinho, një ish-yll i Real Madridit dhe AC Milan ndër të tjera, u arrestua në Santos pasi Gjykata e Lartë vendosi që ish-lojtari 40-vjeçar duhet të vuajë dënimin e vendosur ndaj tij për përdhunim në Brazil. Drejtësia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, ndaj Robinho do të qëndrojë në burg për nëntë vjet, fajtor për përdhunimin në grup të një vajze shqiptare të kryer në Itali në vitin 2013. Gjykata Federale e…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka konfirmuar kandidaturat e 7 kandidatëve për president për zgjedhjet e 24 prillit. Numrat e kandidatëve në listat zgjedhore nuk do të dihen deri më 28 mars, kur do të hedhet shorti i KSHZ-së. Në zgjedhjet e shtatë presidenciale, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, do të kërkojë mandat të ri, ndërsa kundërshtarë të tij janë Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga “GROM” dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”. Fushata…










