Author: shqiperia

Uellsi me lehtësi ka mposhtur Finlandën me rezultat 4 me 1 për të siguruar fitoren në gjysmëfinalen e play-offit për Euro 2024. Golat i kanë realizuar David Brooks, Neco Williams, Brennan Johnson dhe Daniel James. Golin e vetëm për Finlandën e ka realizuar Temmu Pukki. Ndërkaq, në gjysmëfinalen tjetër Polonia e ka mposhtur Estoninë me rezultat 5 me 1. Të martën Uellsi do të përballet me Poloninë për një vend në Euro 2024. Uellsi kundër Polonisë për një vend në EURO 2024 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Përfaqësuesja e Anglisë ka njoftuar se anësori i Arsenalit, Bukayo Saka është tërhequr nga ekipi për shkak të lëndimit dhe është në dyshim të madh nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Manchester Cityt në kuadër të Premier Ligës. 22-vjeçari ishte i ftuar për miqësoret me Brazilin dhe Belgjikën, ndeshje që do të zhvillohen më 23 dhe 26 mars. “Albionët” kanë deklaruar se Saka ka qenë duke u trajtuar për një lëndim, por nuk kanë ofruar detaje për këtë. Saka është lojtari i tretë i Arsenalit që tërhiqet nga kombëtarja. Mbrojtësi Gabriel dhe sulmuesi i krahut Gabriel Martinelli…

Lexo më shumë

Autoritetet në rajonin e Krasnoyarsk të Rusisë planifikojnë të mbyllin disa burgje këtë vit për shkak të reduktimit të numrit të të burgosurve. Këta të fundit janë rekrutuar për të luftuar në Ukrainë, raportoi sot gazeta Kommersant. Kommersant shkruan se Mark Denisov, komisioneri për të drejtat e njeriut në rajonin Krasnoyarsk, duke folur në parlamentin rajonal, tha se të paktën dy burgje lokale do të mbyllen për shkak të “një ulje të madhe të numrit të të dënuarve pas operacionit ushtarak special në Ukrainë”. Rusia filloi të rekrutonte të burgosur për të luftuar në Ukrainë nga viti 2022, kur Yevgeny Prigozhin, lideri i ndjerë i grupit mercenar…

Lexo më shumë

Një grua në SHBA u bë trashëgimtarja kryesore e ish-të dashurit të saj, me të cilin prej tre vitesh ishin ndarë dhe nuk flisnin fare. Gruaja postoi historinë e saj në platformën Reddit, duke shpjeguar saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo dhe ish-partneri i saj ishin bashkë për njëzet vjet dhe nuk ishin martuar sepse nuk kishin fëmijë dhe, sipas saj, nuk e gjenin arsyen pse nuk mund të mbetej shtatzënë. Tre vite më parë ajo zbuloi se partneri i saj po e tradhtonte dhe u nda menjëherë me të. Përfundimisht ai u martua me personin e tretë në lidhjen e tyre dhe gjatë gjithë kësaj kohe u…

Lexo më shumë

Është bërë virale orët e fundit një foto e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila fsheh fytyrën në xhaketën e saj, teksa po zhvillohet një debat në Parlamentin e Romës. Fotoja është postuar nga të gjitha mediat italiane dhe gjithashtu nga Wall Street Journal, në faqen e saj të parë. “Look at me”.#WallStreetJournal #PresidentedelConsiglio #GiorgiaMeloni #Meloni pic.twitter.com/EccOyPpzMI — cristina mezzetti (@cristinamezzett) March 21, 2024 E gjithë ngjarja lidhet me një fjalim të kryeministres italiane në Parlament. Gjatë një dialogu të shkurtër, kreu i ambientalistëve italianë Angelo Bonelli i tha Melonit “të mos e shikojë me një vështrim që shkakton shqetësim të…

Lexo më shumë

Pendarovski do të garojë me Arben Taravarin për të kaluar në rrethin e dytë, thotë sekretari sekretari ndërkombëtarë, Stefan Andonovski nga OBRM-PDUKM. “Mendoj se vendi i Stevo Pendarovskit në rrethinë e dytë nuk është i garantuar, sidomos për shkak të ndryshimit të shpeshtë të mendimit. Nëse do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim dhe konsistencë në deklaratat e tij nga fillimi i mandatit e deri më sot, do të kishte mundësi serioze të ishte pjesë e rrethit të dytë”, tha Andonovski në “TV21”. Sipas tij, anketat tregojnë se kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Siljanovska Dafkova do të shkonte në rrethinë e dytë…

Lexo më shumë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtebardhë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Drejtuesi i makinës, një 35-vjeçar nga Kuçova ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rruge. Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pasi ka marrë plagë të lehta dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia rrugore e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Një tjetër marrëveshje mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane ku fokusi i tyre do të vendoset në kuadër të kampionatit europian Euro 2024. Sipas ministrit Taulant Balla mbarëvajtja e këtij kampionati dhe pjesmarrja e policisë shqiptare në këtë event tregon për një impenjim me institucionet e huaja për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe falsifikimin e biletave. “Kemi nënshkruar dokumentin e angazhimeve tona në këtë kuadër. Na duhet të bëjmë një punë intensive përmes të gjitha shërbimeve të kontrollit të pasagjerit, të drejtorisë tonë të marrëdhënjëve me jashtë dhe me Interpol dhe Europol për të parandaluar çdo lloj forme të ngjarjeve…

Lexo më shumë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi njofton se paga mesatare për një vit, pra në periudhën janar 2023 deri në janar 2024 është rritur për 16.5%. Sipas tij, angazhimi për rritjen e pagave ka dhënë rezultate. “Për 23 muaj me radhë kemi pasur rritje dyshifrore të pagës mesatare të paguar për rreth 540 mijë punonjës. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, paga mesatare në janar të këtij viti është 39.542 denarë, që është një rritje prej 16,5% në krahasim me janarin e vitit 2023, kur ishte 33.943 denarë. Për dymbëdhjetë muaj kemi shënuar rritje…

Lexo më shumë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka uruar presidentin rus Vladimir Putin për fitoren në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht së votimet u denoncuan si të pa drejta dhe jo të lira, nga shumë qeveri perëndimore. Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Hungaria, tha se zgjedhjet që u mbajtën nga 15 deri më 17 mars u zhvilluan “në një mjedis shumë të kufizuar, të përkeqësuar edhe nga lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës”. Disa ministra të BE-së e quajtën votimin një mashtrim. Por, zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs, tha se kryeministri Orban, në një letër drejtuar Moskës, “uroi Vladimir Putinin për…

Lexo më shumë