Author: shqiperia

Këshilli Evropian ka vendosur të nisë negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën, ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në “X”. “Urime! Bosnja dhe Hercegovina është në familjen evropiane. Vendimi i sotëm është një hap i rëndësishëm në rrugën tuaj drejt BE-së. Tani puna e vështirë duhet të vazhdojë në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina të mund të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme, siç dëshirojnë njerëzit e saj,” Charles Michel thekson në postimin e tij në “X”. Miratimi i negociatave të pranimit midis Sarajevës dhe Brukselit ishte rekomanduar më parë nga Komisioni Evropian. Bosnja…

Lexo më shumë

Pasditen e sotme, janë votuar dy Komisionet Hetimore, për të cilat mazhoranca dhe Rithemelimi ranë dakord disa ditë më parë. Me 95 vota pro, asnjë kundër, një abstenim u votua për ngritjen e komisionit hetimor për për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi. Ndërkaq, me 96 pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër u votua për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS. Një ditë më parë grupi i PD i përfaqësuar nga Sali Berisha zgjodhi anëtarët e këtyre komisioneve. Për komisionin hetimor për sistemin TIMS, kryetar do të…

Lexo më shumë

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë të enjten për Radion Evropa e Lirë (REL) se është i vetëdijshëm për një takim mes ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, më herët gjatë ditës në Moskë. “Ne nuk besojmë se një vend duhet t’i ofrojë [presidentit rus Vladimir] Putin një platformë për ta promovuar, ose arsyetuar luftën e tij të vazhdueshme agresore kundër Ukrainës,” tha DASH për Radion Evropa e Lirë. Daçiqi udhëtoi drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për ta shikuar një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë…

Lexo më shumë

Edhe pse diaspora e Maqedonisë është e shumtë, duket se nuk është e interesuar për zgjedhjet në vendlindje. Këtë e tregon edhe tani kur nuk ka votues të mjaftueshëm të regjistruar për zgjedhjet parlamentare, dhe vetëm një numër modest i atyre që do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet presidenciale, thotë drejtor i Agjencisë për Emigracion, Sllobodan Bliznakovski  për “Sloboden Peçat”. “Një nga arsyet është ndryshimi i ligjit që kërkon më shumë se 5.600 vota për të qenë deputet, që është një numër i paarritshëm duke pasur parasysh se dalja e mërgimtarëve në zgjedhje është shumë e vogël”, thotë…

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli do të gabojë nëse kryen ofensivë të madhe tokësore në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, dhe se ajo është e panevojshme për ta mposhtur Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Deklarata e Blinkenit tregon se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë duke u rritur. Blinken, i cili po e viziton Lindjen e Mesme për herë të gjashtë urgjentisht prej se nisi lufta më 7 tetor, u takua me diplomatët e lartë arabë në Kajro për të…

Lexo më shumë

Një palë këpucë të bukura, elegante, me taka nuk mund të shoqërohen me një aromë të pakëndshme kur i heq nga këmbët. Por çfarë të bësh? Është fare e thjeshtë! Hidhju një bustinë çaji! Për të larguar erën e këmbëve, ky është një sekret shumë i këndshëm dhe elegant: pasi të jenë tharë bustinat e çajit, vendosi brenda këpucëve për 24 orë. Kaq!

Lexo më shumë

Prokurimi i helikopterëve të rinj për ushtrinë dhe modernizimi me mjetet e reja të blinduara “JLTV” dhe “Stryker” është në përputhje me Planin Afatgjatë për Zhvillimin e Aftësive Mbrojtëse 2023-2032, dokument i miratuar më 11 Prill 2023 në Mbrojtje dhe Komisionit të Sigurisë dhe më 26 prill 2023 në Kuvend, ku u shpjegua saktësisht se si do të bëhet zhvillimi i objekteve të aviacionit. Kështu ka theksuar sonte ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në një intervistë për “Sitel”, duke folur për detajet lidhur me blerjen. Në pyetjen se pse po ndërrojmë helikopterët, Petrovska theksoi se kjo është para së gjithash…

Lexo më shumë

Franca tha të enjten se ishte aktualisht duke punuar për një projekt-rezolutë të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara raportuan për herë të parë një plan të ngjashëm. “Ne besojmë se është koha për të ndërmarrë iniciativa të reja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një konflikt që vazhdon”, nënvizoi sot Christophe Lemoine, zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, duke kujtuar situatën shkatërruese humanitare. Pas më shumë se pesë muajsh konflikti, komuniteti ndërkombëtar po rrit përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim përballë katastrofës humanitare në…

Lexo më shumë

“Nuk ka asnjë marrëveshje me Ukrainën për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse”, kanë thënë sot burime qeveritare në Athinë, duke komentuar postimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Madje të njëjtat burime sqaruan se “marrëveshja për të cilën flet presidenti ukrainas në postimin e tij, është marrëveshja strategjike që të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të ftuara të nënshkruajnë për integrimin e Ukrainës”, e cila, siç theksuan, “nuk është gati”. Çfarë tha Zelensky Më herët, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në platformën X, ka deklaruar se ka komunikuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. “Kam folur me kryeministrin grek për zbatimin e marrëveshjeve të…

Lexo më shumë

Çelësi i zhvillimit të të gjithë mjekëve të rinj është t’u japësh njohuri. Por kjo nuk mjafton. Është e nevojshme që ata të paguhen në mënyrë adekuate për punën e tyre. Shëndeti i anëtarëve sot dhe në të ardhmen varet nga puna e tyre. Ata kërkojnë vetëm atë që meritojnë, shkruan ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Unë mbështes kërkesat e specialistëve privatë për të rritur të ardhurat e tyre, për të rënë dakord për rritjen e pagave. Dhënia e pagave për praktikantët privatë për herë të parë në histori ishte fryt i bashkëpunimit tim me ta në kohën kur isha…

Lexo më shumë