Author: shqiperia

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësinë e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup dhe në rrjedhë janë aktivitete për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme në lidhje me sigurimin e hapësirës adekuate për realizimin e mësimit në Fakultet, si dhe realizimin e zgjidhjes së përhershme, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. “Zgjidhja afatshkurtër do të përcaktohet në takimin e përfaqësuesve të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë pranë…

Lexo më shumë

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare poeti i njohur Jorgo Papingji. Vizion Plus mëson se Papingji ka ndërruar jetë në spital. Kush ishte Jorgo Papingji  Ai ka lindur në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942 dhe është autor e poet shqiptar, i njohur për këngët e tij të shumta. Papingji është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë, ku me anë të teksteve të shumta, të shtrira në kohë, ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik. Fjalët e teksteve të tij kanë një komunikim të gjerë me…

Lexo më shumë

Franca njoftoi të enjten, 21 mars, se aktualisht po punon për një projekt-rezolutë të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara raportuan për herë të parë një plan të ngjashëm. “Ne besojmë se është koha për të ndërmarrë nisma të reja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një konflikt që vazhdon”, nënvizoi Christophe Lemoine, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze, duke kujtuar situatën shkatërruese humanitare. Pas më shumë se pesë muajsh konflikt, komuniteti ndërkombëtar po rrit përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim përballë katastrofës humanitare në Gaza, ku rreth…

Lexo më shumë

Nga komuna thonë se nuk do të ketë rritje në çmimin e faturave, ndërsa nëse qytetarët marrin fatura me çmime më të larta, të njëjtit mund t’i paraqesin rastet. Në këto fatura qytetarët do të paguajnë për menaxhim të mbeturinave, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe gjelbërimi, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi i ujërave atmosferik dhe ujërave të zeza. Lexo po ashtu Deputetja e BDI-së: Faturat për mbeturinat në Tetovë janë rritur katërfish më shumë “Edhe përkundër faktit që është ndryshuar metodologjia e përllogaritjes, nuk ka rritje të çmimit për njësi. Gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar fatura më të…

Lexo më shumë

Finlanda u shpall vendi më i lumtur në botë për të shtatin vit me radhë, teksa Shqipëria renditet në vendin e 89-të. Anisa Hazaraj, e cila prej vitesh jeton në Finlandë, tregoi se çfarë e bën të lumtur këtë vend. Ajo tha ndër të tjera se u largua nga Shqipëria për shkak të pakënaqësisë me jetesën dhe shërbimeve të cila mungojnë. Anisa tregoi gjithashtu për pagën minimale në Finlandë dhe çfarë ndodh kur dikush largohet nga puna. “Është afërsisht 11 euro ora, mirëpo çfarë është me rëndësi është balanca që qytetarët kanë mes jetës private dhe punës, është një vij…

Lexo më shumë

Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) u është kërkuar të enjten ta respektojnë ligjin ndërkombëtar në Rripin e Gazës ashtu siç e respektojnë në Ukrainë, pasi qindra mijëra palestinezë janë duke u përballur me mungesë të skajshme ushqimi dhe mbase me urie absolute. Në një samit të BE-së në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, iu lut liderëve të jenë të bashkuar dhe të fortë për t’i respektuar standardet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në ligjin ndërkombëtar. “Parimi thelbësor i ligjit ndërkombëtar humanitar është mbrojtja e civilëve. Ne duhet t’i përmbahemi parimeve në Ukrainë ashti…

Lexo më shumë

MPB njofton se dje ka ndodhur një rrahje në mes të burgosurve në burgun e Shkupit “Më datë 20.03.2024 në ora 10.46 në SPB Shkup, nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth rës 08:30 i dënuari N.R. është sulmuar fizikisht nga M.N. dhe R.N., gjithashtu të burgosur. Merren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. Ditë më parë përleshje fizike, por me mjet të mprehtë ka pasur edhe në Burgun e Idrizovës. Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Universiteti i Shkencave të Aplikuara Haaga-Helia me vendndodhje në Helsinki, Finlandë ka njoftuar se do të nisë një kurs që do të mësohet ekskluzivisht në TikTok. Sipas informacioneve, kursi do të përbëhet nga leksione të shkurtra, në formë video, të cilat do të postohen në platformën e rrjeteve sociale, ndërsa studentët do të kryejnë detyrat për kursin për sipërmarrjen. Në një njoftim për shtyp, thuhet se ky është kursi i parë i këtij lloji në botë, i cili ofrohet nga një institucion arsimor i akredituar dhe jepet tërësisht në TikTok. Universiteti vëren se TikTok është një kanal shumë i rëndësishëm,…

Lexo më shumë

ITALI– Dinamika e aksidentit tragjik që i mori jetën paraditen e së martës Alfred Vocajt, 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, por banues në Abano, mbetet për tu sqaruar. Policia lokale e Padovës, e cila ka ndërhyrë për të hetuar, do të intervistojë në ditët në vijim dëshmitarët që udhëtonin në autostradë në momentin e aksidentit. I vetmi fakt i sigurt për momentin është se motori i Vocajt ka bërë një kalim t menjëhershëm në korsinë e  kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar. Ishte e pamundur për drejtuesin e Freemont, banues në provincën…

Lexo më shumë

Muzeun i Luvrit u gjend në një situatë alarmante pas një kërcënimi për të vendosur të paktën 100 eksplozivë në Mona Lisa, veprën e famshme të Leonardo da Vinçit. Sipas një raporti të Le Figaro, më 17 mars, menaxhmenti i muzeut mori një mesazh në faqen zyrtare nga organizata e quajtur “Etërit Themelues të Konfederatës” dhe i referohet 36 personave që përfaqësonin kolonitë e Amerikës së Veriut britanike në Shekulli i 19. “Ne premtojmë të hedhim në erë Mona Lizën dhe shumë kryevepra të tjera. Vetëm një paralajmërim: 100 kg C4 mund të bëjnë shumë dëme”, thuhet në mesazhin kërcënues,…

Lexo më shumë