Author: shqiperia

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Jain, të cilën e uroi për anëtarësimin e plotë në NATO, për të cilën tha se forcon Aleancën dhe sigurinë e mbi një miliardë njerëzve në botë. “Maqedonia e Veriut ishte e qartë në qëndrimin e saj në mbështetje të kërkesës së Suedisë për t’u bashkuar me Aleancën më të fuqishme në botë. Këtë e konfirmuam më 27 korrik të vitit të kaluar, kur Kuvendi ratifikoi protokollet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO”, tha Petrovska. Synimi ynë është i…

Lexo më shumë

Deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh se Shqipëria është në periudhë të vështirë teksa hyn në vitin e fundit të mandatit të tretë të kreut të qeverisë. Në fjalën e tij gjatë një turi takimesh në Has, Salianji u shpreh se nuk ka kohë për të humbur, madje as për të kaluar në eufori boshe. Sipas tij, kreu i qeverisë u përpoq të kapte opozitën, por nuk ia doli. “Të tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë ne vitin 2025”, tha deputeti ndër të tjera. Pjesë nga fjala e Salianjit Shqipëria është ne ditë të vështire, teksa po hyjmë ne vitin…

Lexo më shumë

Presidenti i Vietnamit Vo Van Thuong ka dhënë dorëheqjen pas vetëm një viti në detyrë. Pas një takimi të Partisë Komuniste në pushtet të mërkurën, qeveria tha se ai kishte thyer rregullat e partisë dhe kishte ndikuar negativisht në reputacionin e saj. Në një vend të njohur për stabilitetin e tij politik, të zbatuar rreptësisht nga partia, një president sapo është detyruar të japë dorëheqjen për herë të dytë në pak më shumë se një vit, shkruan BBC. Vo Van Thuong, në moshën 53 vjeçare, ishte më i riu që mbajti ndonjëherë këtë pozicion. Me dorëheqjen e tij, të konfirmuar…

Lexo më shumë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë për media i është referuar të arriturave të Qeverisë gjatë mandatit të tij, të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme. “Jam shumë i lumtur gjithashtu që gjatë mandatit të Qeverisë sime, për 2 vite, një aspekt tjetër i ekologjisë ishte jashtëzakonisht i lartë në agjendë dhe arritëm rezultate, që janë burimet e rinovueshme të energjisë. Për vetëm 2 vite kemi arritur të realizojmë projekte me kapacitet prej 600 megavat të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, diellit, ujit dhe një pjesë më të vogël të biomasës, për prodhimin…

Lexo më shumë

Parashikimi – arti i marrjes së njohurive për të ardhmen apo udhëzimit përmes mjeteve të mbinatyrshme – ishte një element kyç i jetës, fesë dhe historisë romake. Ciceroni shkruante se Romuli, një nga themeluesit legjendar të Romës, ishte një augur i aftë (një prift që bënte parashikime). Kur Romuli pa në qiell ardhjen e”12 zogjve të shenjtë” , e cilësoi si një shenjë se duhej të sundonte. Në kohën e Jul Çezarit në shekullin I Para Krishtit, kolegji zyrtar romak i augurëvepërbëhej nga 16 prej këtyre burrave shumë të vlerësuar. Për romakët, gati gjithçka ishte një ogur ose parashikues i…

Lexo më shumë

Mbretëresha Camilla tha sot se bashkëshorti i saj Mbreti Charles, i cili po trajtohet për kancer, është shumë mirë teksa përshëndeti qytetarët gjatë një vizite në Irlandën e Veriut. Charles ka munguar në detyrat publike që nga janari pasi ai po trajtohet për një formë të papërcaktuar të kancerit, duke lënë Camilla dhe Princin e Kurorës William të jenë fytyra publike e familjes mbretërore. Camilla bëri shaka me qytetarët në Belfast teksa i tha stafit të një furre buke se një djalë i vogël atje kishte një ‘talent të natyrshëm për kamerat’. Jashtë një dyqani, një nxënëse i dha Camilës…

Lexo më shumë

Mjekët në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts në Boston kryen për herë të parë transplantin e veshkës së një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient. Nëse rezultatet janë të suksesshme, atëherë pritet të japë shpresë për shumë njerëz, pasi operacioni do të jetë një tjetër hap drejt zgjidhjes së mundshme të mungesës kronike të organeve. Sipas deklaratës, pacientja 62-vjeçare po shërohet nga operacioni katërorësh, i cili u zhvillua më 16 mars 2024. Deri më tani, shenjat janë premtuese. Veshka e re filloi të prodhojë urinë menjëherë pas operacionit fundjavën e kaluar. Pacienti ka një gjendje të përmirësuar, tashmë po ecën nëpër korridoret e spitalit dhe së shpejti mund të dalë nga…

Lexo më shumë

Në vendin tonë, nga data 11 deri më 17 të këtij muaji janë paraqitur 253 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi, përkatësisht sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 40,7 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Siç qëndron në Raportin e institutit për shëndet publik për gjendjen me gripin në vend për javën e 11-të, numri i personave të paraqitur këtë javë krahasuar me janën e 11-të nga sezoni i kaluar është ulur për 23,6 për qind, ndërsa në krahasim me numrin për javën e 11-të të kurbës tipike epidemike është ulur…

Lexo më shumë

Arsenali dhe Manchester Unitedi raportohet se kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo gjatë afatit kalimtar të verës. 23-vjeçari ka qenë kyç gjatë këtij sezoni duke realizuar 13 gola dhe tetë asistime në 41 paraqitje për madrilenët. Sipas Defensa Central, Arsenali dhe Unitedi janë duke vëzhguar situatën e tij në kryeqytetin spanjoll. Dy klubet kanë marrë paralajmërime se ai mund të largohet. Reali për shërbimet e tij kërkon 120 milionë euro. Braziliani mund të luajë në disa pozicione dhe ka shkëlqyer në pozitën e sulmuesit me ndihmën e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham. Dy…

Lexo më shumë

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e ka nisur të enjten misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe zgjedhjeve parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. Shefja e ODIHR, ambasadorja kanadeze Jillian Stirk, tha se puna e misionit është të mbikëqyrë nëse zgjedhjet janë në përputhje me angazhimet ndaj OSBE-së dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare, si dhe me legjislacionin vendor. “Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të monitorojmë zgjedhje të dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Dy proceset do t’i analizojmë veçmas, ndërsa më pas do të dalim me…

Lexo më shumë