Author: shqiperia

Studentët dhe menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) sot shprehën pakënaqësinë e tyre për kushtet e studimit me një protestë paqësore para Qeverisë, duke kërkuar hapësirë ​​adekuate për punë. Në protestën me moton “FSHIIK nuk ka godinë – mësojmë para Qeverisë”, studentët vendosën një klasë të improvizuar për të tërhequr vëmendjen për kushtet e pazgjidhura hapësinore. E mbështetur nga organizata joformale “Revolucioni Studentor”, protesta vjen pas një sërë konkluzionesh të nxjerra nga menaxhmenti i FSHIIK në seancën e mbajtur më 18 të këtij muaji. Në konkluzionet, fakulteti ka kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim…

Lexo më shumë

Është e pamundur të mos dëgjosh/njohësh një shqiptar të vetëm që nuk ankohet për dhimbjet e kockave. Duket sikur kjo problematikë shëndetësore është ”një e keqe” e përbashkët që vazhdon të prekë gjithmonë e më shumë njerëz, pavarësisht moshës së tyre. Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku i dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit dhe inflamacione të tjera të gjymtyrëve. Mënyrat e gabuara të qëndrimit, lodhja fizike dhe faktori genetik janë disa nga faktorët që rrisin mundësinë të vuani nga dhimbjet e kockave,…

Lexo më shumë

Gjithsej 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 20 vëzhgues afatgjatë të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut më 24 prill dhe 8 maj, njoftoi ambasadorja Jilian Stirk nga Kanadaja, e cila do të udhëheqë misionin e OSBE/ODIHR. “Ne kemi një ekip prej 12 ekspertësh ndërkombëtarë në Shkup nga 12 vende anëtare të OSBE-së. Është një grup shumë i larmishëm. Kemi ekspertë të tjerë që punojnë në administrimin e zgjedhjeve, kuadrin ligjor, mjedisin politik, fushatën, financat politike, financimin e fushatës dhe median”, tha Stirk. Vëzhguesit afatgjatë…

Lexo më shumë

Enti Shtetëror për Statistika njofton se neto-paga mesatare për muajin janar të këtij viti ka qenë 39.542 denarë (641 euro). Sipas ESHS-së, në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar, është rritur për 16,5 për qind. Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në janar të këtij viti është 59.392 denarë (963 euro). “Kjo rritje vjen mbi të gjitha nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet social i detyrueshme (27,8 për qind), furnizimi me ujë; asgjësimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit…

Lexo më shumë

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për të ndërtuar institucione thelbësore të sigurisë. Ai i bëri këto komente pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në kuadër të një vizite dy ditëshe në Kosovë. ““Fakti që jam këtu është për të treguar mbështetjen për atë që po bëni ju, për atë që po bën policia juaj, atë që po bëjnë shërbimet tuaja të sigurisë për qytetarët e thjeshtë të Kosovës. Mesazhi im…

Lexo më shumë

Ambasada e Izraelit në Hagë është sulmuar me lëndë plasëse. Një njoftimin zyrtar të policisë thuhet se sot rreth orës 10:50 një person hodhi një objket plasës kundreht godinës së institucionit. Lidhur me rastin policia ka vënë në pranga një person si autor të dyshuar, ndërsa bën me dije se ka bllokuar rrugët rreth ambasadës në kuadër të hetimeve. “Rreth orës 10:50 dikush hodhi një objekt plasës në ambasadën izraelite. Ne kemi një të dyshuar në paraburgim. Askush nuk u lëndua. Po kryejmë një hetim, rreth ambasadës ka një bllokadë të gjerë”, tha policia./vizionplus.tv/

Lexo më shumë

Kandidati për president i partive opozitare shqiptare Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ka prezantuar bashkëpunëtorët e tij që do t’i ketë gjatë fushatës, si dhe nëse zgjidhet president. Taravari foli edhe për qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, ndërsa se kushti i vetëm që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë së re janë ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht anëtarësimi i vendit në BE. “Ndodhemi para një momenti të rëndësishëm për të ardhmen tonë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë. Kabineti presidenciale do të zgjerohet edhe me emra të tjerë, që janë ekspertë në fusha të ndryshme”, tha Taravari. Taravari u bëri thirrje…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se mbrëmë në rrugën Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, rreth orës 21:45 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.L.(40) nga Shkupi dhe automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me regjistrim nga Shkupi, e drejtuar nga R.V.(52) nga fshati Saraj, Shkup. Siç njoftojnë nga MPB, M.L nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Është plagosur rëndë shoferi R.V. dhe pasagjeri i tij A.I.(25), ndërsa pasagjeri Z.V.(47) dhe dy pasagjerë të mitur, të gjithë nga automjeti…

Lexo më shumë

Forcimi ushtarak i Ukrainës së bashku me forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë evropiane kundër kërcënimit rus, si dhe situata në Lindjen e Mesme janë çështjet kryesore që do të diskutohen në Samitin dyditor në Bruksel që nis sot në mesditë dhe do të zgjasë deri nesër, e premte. Meqenëse lufta në Ukrainë është në një “moment kyç”, siç theksoi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në letrën e tij drejtuar liderëve evropianë, “detyra jonë kryesore është sigurimi i shpejtë i ndihmës ushtarake për Ukrainën” dhe “furnizimi dhe shpërndarja e shpejtë e municioneve”. Udhëheqësit evropianë do të mbajnë një telefonatë video-konferencë…

Lexo më shumë

Nëse i përkisni njerëzve që shpenzojnë para me lehtësi dhe nuk dinë të kontrollojnë dëshirën e tyre për shpenzuar, ndaj blejnë atë që nuk u nevojitet, është koha t’i ndaloni zakone të tilla. Një nga mënyrat më të mira për të ndaluar shpenzimin impulsiv të parave për gjëra të parëndësishme është të shtyni çdo blerje të panevojshme për 30 ditë, këshillojnë ekspertët. Nëse edhe pas një muaji ju ende dëshironi të blini atë që keni vendosur tashmë, atëherë lejojini vetes ta bëni këtë sepse keni pasur kohë të mjaftueshme për të menduar. Por, nëse ndërkohë harroni tërësisht blerjet ose kuptoni…

Lexo më shumë