Author: shqiperia

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) është i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Kështu tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi u takua në Prishtinë me ndihmës sekretarin amerikan të Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson. Sipas saj, anëtarësimi në INTERPOL do të rriste kapacitetet e Kosovës në mënyrë që institucionet të përmirësonin përgjigjen “ndaj krimit dhe duke fuqizuar angazhimin tonë në drejtim të sigurisë publike për secilin qytetarë të Republikës sonë, pa dallim”. “Të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët, në…

Lexo më shumë

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot priti në takim kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e Komisionit, ku diskutuan për zgjedhjet e ardhshme. Xhaferi tha se sigurimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është mandat i kësaj Qeverie, por edhe obligim i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kryeministri Xhaferi gjithashtu theksoi se, sigurimi i zgjedhjeve nuk do të thotë vetëm sigurim në aspekt të rregullativës ligjore dhe të minimum standardeve, por edhe bashkëveprim i ndërsjellë që të mund të parashikohen kriza potenciale dhe të propozohen skenarë dhe zgjidhje që do të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e…

Lexo më shumë

Kandidati për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Bujar Osmani ju është drejtuar me ftesë publike të gjithë kundërkandidatëve në garën për president, me ftesë për iftar. Osmani këtë ftesë e ka bërë duke thënë “të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e Presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi…

Lexo më shumë

Mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës, persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar. Bordi i kishës ka njoftuar autoritetet lokale për këtë veprim. Incidenti ka ndodhur dje pasdite. Sipas raportimeve, afër kishës është vërejtur edhe një flamur tjetër me i UÇK-së e vendosur në një shtyllë në hyrje të Kalasë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, ka konfirmuar se pas marrjes së denoncimit, menjëherë është dërguar ekip i MPB-së. “Është paraqitur se persona të panjohur në kupolën e kishës “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, kanë vendosur flamurin shqiptar, e në shtyllë në…

Lexo më shumë

Po mbahet në gjykatën civile seanca gjyqsore për Princ Lekën dhe aktoren Elia Zaharian të cilët kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. As Princi dhe as Elia nuk janë paraqitur në seancë e cila po ndiqet nga avokatët përkatës. Procesi i divorcit të çiftit është shoqëruar me bujë të madhe. Pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë urdhër mbrojtje për njeri-tjetrin. Kujtojmë se Princ Leka denoncoi në polici më 6 mars babin e Elias, Gjergj Zaharian me akuzën se e ka dhunuar dhe e ka goditur me sende të forta. Nga…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se zyrtarët policorë dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Sellca Keqe e Tetovës. Ai më parë ishte raportuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes. Arrestohet një person në Tetovë, ia ka marrë fëmijën dhe e ka kërcënuar të dashurën e tij…

Lexo më shumë

Neptun Maqedoni njofton hapjen madhështore të një dyqani të ri në Palma Mall më 22 Mars të vitit 2024 në orën 12 pasdite. Shumë produkte ju presin, shërbim të dëshmuar, çmime të volitshme, kushte të shkëlqyera pagese, por edhe super argëtim me DJ, surpriza, zbritje deri në 50%, dhurata, oferta ekskluzive, DYFISH më shumë pikë në happy kartelën dhe përfitime të tjera të shumta. E gjithë skuadra është e emocionuar dhe e angazhuar me lokacionet e reja më të fundit të Neptunit, të cilat do të sjellin diversitet në ofertë, por gjithashtu do të jenë një lloj atraksioni për entuziastët dhe fansat…

Lexo më shumë

Deputetja nga radhët e BDI-së Rina Ajdari, sot në konferencë për shtyp akuzoi udhëheqësinë e Komunës së Tetovës, se si pasojë e keqmenaxhimit të tyre, do të rriten faturat për mbeturinat. Ajo tha se qytetarët që kanë paguar 300 denarë për mbeturinat, pas kontraktimit të kompanisë Saubermacher, faturat do të jenë 1300 denarë. Ajo theksoi se një familje do të duhet të paguajë 200 euro më tepër në vit, për menaxhimin me mbeturinat. “Qytetarët do të paguajnë katërfish për mbeturinat, këtë e dëshmojnë faturat nga kompania Saubermacher, e cila është kontraktuar nga Komuna e Tetovës për të menaxhuar me mbeturinat…

Lexo më shumë

Edhe pse qeveria flet për rritje ekonomike dhe optimizëm për Bashkimin Evropian, qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të largohen me ritme që janë ndër më të lartat në botë, sa i përket numrit të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare, Maqedonia vitet e fundit ka shënuar rritje të emigrimit në raport me popullsinë, duke e renditur në vendin e katërt në botë, pas Shqipërisë. Në vitin 2023, sipas Eurostat, aplikimet arritën rekordin e viteve të fundit, 6760. Por, këto të dhëna tregojnë se për nga numri i popullsisë përkatëse, Maqedonia ishte e katërta në botë për sa i përket kërkesave…

Lexo më shumë

Këtë vit, 21 marsi shënon përvjetorin e Ditës Botërore të Sindromës Down, përcjell Reporteri.net. Çdo vit, zëri i personave me këtë sindromë, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë. Në këtë ditë, organizmat që punojnë për këtë çështje organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për sindromën Down. Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21, është e lidhur me një vonesë në aftësitë njohëse dhe rritjen fizike, të cilat i bashkangjiten edhe disa karakteristikave të fytyrës. Mesatarja e inteligjencës së personave me këtë sindromë…

Lexo më shumë