Author: shqiperia
Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se kompanitë vendore për të marrë pjesë në tregun e NATO-s duhet t’i plotësojnë kushtet në bazë të ligjeve vendore. Në vitin 2021 Ministria e Mbrojtjes ka krijuar një Qendër për Mbështetjen e Kompanive për pjesëmarrjen në Tenderët e Aleancës, e cila ofron mbështetje të plotë dhe gjithëpërfshirëse për çdo kompani vendase që do të shfaqë interes. Operatorët ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë në procedurat lidhur me prokurimet për nevojat e NATO-s dhe vendeve anëtare të saj, regjistrohen në evidencën e operatorëve ekonomikë që mbahet nga Ministria e…
Ndihmës sekretari amerikan Todd Robinson ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Kosovë. Zyrtari amerikan pritet të takohet sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi të mbahet në ora 10:00. Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, ai do të takohet me shefen e shtetit por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti. Zyrtari i lartë amerikan pritet të ketë takime edhe me përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, atij Prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues./vizionplus.tv/
Astrologia Meri Gjini bërë sot në emisi9onin “7 pa 5” parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit për katër ditët në vijim. Dashi: Duhet të shfrytëzoni makimalisht çdo të mirë në jetën tuaj për të marrë vëmendje. Gjatë fundjavës dikush mund do kujtojë diçka nga e kaluara juaj dhe mund t’ju ndikojë, mos lejoni asnkënd t’ju ndikojë negativisht. Demi: Duket sikur zbutet totalisht nga nesër dhe vazdhimësi. Ritmi në përditshmërinë tuaj duket shumë herë më i shpejtë. Favorizoheni për sa i përket emocioneve. Binjakët: Këto ditë jeni fleksibël dhe kreativë. Ka mundësi për të rregulluar raportet në ambientet punës.…
Nëse jeni në dietë dhe nuk shihni rezultate, atëherë duhet të pyesni veten se cilat ushqime po ju “bllokojnë” metabolizmin dhe ju pengojnë të humbni kilogramët e tepërt. Hani shumë snacks Çfarëdo rostiçeri që zgjidhni për të ngrënë, duhet të dini se përmban karbohidrate. Kur hani biskota, drithëra, bukë ose oriz, trupi juaj i konverton karbohidratet në sheqer, të cilat i dërgon direkt në qarkullimin e gjakut. Trupi juaj reagon duke prodhuar më shumë insulinë, duke thithur sheqerin menjëherë, kështu që nuk keni qenë në gjendje të zvogëloni ndjenjën e urisë. Hani ushqime të gatuara paraprakisht Ju mund të hani…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.03.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 275 drejtues automjetesh. Prej tyre, 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. 155 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, ndërsa 120 jashtë qytetit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U…
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Diplomati amerikan e bëri këtë njoftim gjatë turneut në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë edhe një vizitë në Izrael. SHBA-ja, aleate kyçe e Izraelit, më herët kishte vendosur veto në Këshillin e Sigurimit për rezolutat lidhur me Gazën. Rasti i fundit ishte në shkurt, kur Uashingtoni kundërshtoi përdorimin e fjalës “menjëhershëm” në draftin e dorëzuar nga Algjeria. Javët…
Bardhi merr në menaxhim Instagramin, kthehet me një dedikim për Sarën: Je arsyeja që unë marrë frymë
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Bardhi, duket se ka marrë nën menaxhim sërish Instagramin e tij. Ai njoftoi se do të hapë një të ri pasi ky ishte në kontroll të Jetmir Agajt, me të cilin disi kishte prishur raportet. Sidoqoftë, artisti i njohur tregon se është kthyer dhe se ka pasur nevojë për pak pushim. Reperi nga Kumanova po ashtu i bën një dedikim partneres së tij, Sara Gjordenit, me të cilën u njoh në këtë reality shou. “Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak pushim”, tha ai. Këngëtari shtoi: “Faleminderit të…
Kandidati për president të shtetit, Arben Taravari gjatë hapjes së shtabit zgjedhor të VLEN-it në Tetovë, tha se fryma që mbizotëron në koalicionin është “një për të gjithë, gjithë për një”. Taravari tha se “padyshim se kur ka një sinergji të këtillë pozitive as që diskutohet fitorja”. “Shpesh lëvizi edhe në Tetovë, Gostivar, Shkup edhe në Dibër, Kërçovë edhe në Strugë marr opinion edhe prej njerëzve, dhe njohësit e politikës, sidomos ata të cilët janë veteran të politikës më thonë se kështu frymë kështu energji nuk ka pasur që prej vitit 1996, donë të thotë kaq frymë pozitive të shqiptarët…
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuquajturin Bürgergeld, shpesh shtrohet edhe pyetja nëse ia vlen të punoshapo jo? Deri tani kjo temë është trajtuar kryesisht nga populistët, të cilët akuzojnë qeverinë aktuale se e ka ngritur në një nivel tepër të lartë mbështetjen për të papunët. Por tani edhe ekonomistët kanë arritur në një studim në përfundimin se ka vërtet situata në të cilat përfitimet e larta sociale e bëjnë punën shtesë jo tërheqëse. Unioni Kristiandemokrat (CDU) ka deklaruar, se nëse fiton zgjedhjet, do të modifikojë sistemin e ndihmave, veçanërisht duke ashpërsuar sanksionet kundër atyre që refuzojnë…
Futbollisti i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe bashkëshortja e tij Elona janë bërë prindër për herë të dytë. Ka ardhur në jetë Leoni, djali i dytë i familjes dhe lajmin e ka dhënë vetë Elona përmes një postimi në “Instagram”. “Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruan ajo. Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021 me djalin e tyre, Luisin i cili sot është bërë me vëlla. Kujtojmë që Armando Sadiku nuk është ftuar nga kombëtarja për miqësoret e marsit. Futbollisti aktivizohet në elitën e Indisë, në radhët…











