Author: shqiperia

Karbohidratet e fermentueshme, si buka e bardhë, makaronat, patatet e skuqura, drithërat dhe krakerat janë më të këqija se ëmbëlsirat kur bëhet fjalë për përkeqësimin e shëndetit të dhëmbëve. Ekspertja dentare Whitney DiFoggio i quajti ato “sheqerna të poshtra”, sipas The New York Post. “Arsyeja pse karbohidratet e fermentueshme janë kaq të dëmshme për dhëmbët është sepse ato shpërbëhen në mënyrë specifike në sheqerna ndërsa janë ende duke u përtypur në gojën tuaj”, tha ajo. Ekspertja shtoi se këto karbohidrate specifike rrisin mundësinë e prishjes së dhëmbëve sepse pështyma po punon shumë për të hequr ushqimin e ngjitur në dhëmbët…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Tetovë-Shkup, ku kanë marrë pjesë tre automjete. “Dje mbrëma (21-mars) në orën 21:50 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në Grupçin të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre vetura edhe atë: “Golf” me targa të regjistrimit të Italisë të drejtuar nga S.R.(38) nga Bojana e Shkupit, vetura “Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga J.J.(58) nga Llërca e Tetovës dhe vetura “Opel”, gjithashtu me targa të Tetovës të drejtuar nga U.B.(35) nga Liseci i Tetovës. Në aksident,…

Lexo më shumë

Rusia pranon se është “në një gjendje lufte”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Moska këmbënguli të paraqiste sulmin ndaj Ukrainës si një “operacion special ushtarak”, ndërsa hodhi poshtë fjalën “luftë”. Përveç kësaj, Kremlini fajëson për gjendjen e luftës ndërhyrjen perëndimore në anën e Ukrainës. “Jemi në gjendje lufte, po, ky filloi si një operacion special ushtarak, por që nga momenti i krijimit të kësaj bande, kur në të gjitha këto ndërhyri Perëndimi kolektiv në anën e Ukrainës, për ne u bë luftë. Jam i bindur dhe të gjithë duhet ta kuptojnë”, tha Peskov në një intervistë për Argoumenty…

Lexo më shumë

Robinho është kapur nga policia e Brazilit ku pritet t’i mbajë plotë nëntë vjet burgim për shkak të përdhunimit të një gruaje shqiptare. Legjenda e futbollit brazilian, së bashku me gjashtë burra tjerë u shpallen fajtorë për sulmin ndaj një gruaje shqiptare në një klub nate në janar të vitit 2013, raporton Reuters. Robinho pretendoi se është i pafajshëm në Gjykatën e Lartë në Romë, por kjo e fundit hodhi poshtë ankesën e tij në janarin e vitit 2022. Megjithatë, vendimi për burgim erdhi gjatë ditës së mërkurë, pasi 15 ministra e gjykatës votuan pro vendimit për burgosjen e futbollisti…

Lexo më shumë

Më 22 mars, Rusia nisi një valë masive të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës, duke goditur digën më të madhe të shtetit dhe duke dëmtuar rrjetin elektrik në centralin bërthamor të Zaporizhjës. Sulmet kanë shkaktuar ndërprerje pothuajse të plotë të rrymës në pjesë të tjera të shtetit. Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se në sulm u përdorën 150 dronë dhe raketa dhe sërish bëri thirrje për përshpejtimin e dërgesave kritike të municioneve dhe sistemeve të armëve nga aleatët. Kompania shtetërore ukrainase e hidroenergjisë, Ukrhydroenerho, tha se diga hidroelektrike DniproHES në Dnjepër të Zaporizhjës, u godit nga raketat ruse,…

Lexo më shumë

Gjykata Administrative solli aktgjykime me të cilat anulohen tri vendime të kundërligjshme të Qeverisë. Fjala është për dy vendime për formimin e komisioneve të vendosjes dhe një telegram për realizimin e një konkursi të brendshëm për plotësimin e vendeve vakante në MPB, të miratuar nga ana ime, të cilat në mënyrë të kundërligjshme janë anuluar nga Qeveria, njoftoi në Facebook ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Në të vërtetë, Gjykata Administrative ka vlerësuar se organi i paditur, gjegjësisht Qeveria, me rastin e marrjes së vendimeve të kontestuara, ka shkelur rregullat e procedurës, të parapara me nenin 48 të Ligjit…

Lexo më shumë

Eklipset hënore tregojnë ose fundin e një situate ose pikën më të lartë të saj, ndërsa ndryshe nga eklipset diellore ato ndikojnë shumë në psikikën tonë. Më 25 mars, një Eklips Hënor ndodh në boshtin Peshore-Dash dhe tregon kontrastin midis ekuilibrit që kërkon një Peshore dhe tensionit që përfaqëson një Dash. Pra, këto ditë duhet t’i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme nevojave tona, por edhe të jetojmë jashtë ujërave tona. Mendimet e udhëtimit, aventurës dhe shëtitjeve janë në plan të parë, së bashku me guximin për të bërë ndryshimet që kemi shmangur prej kaq kohësh. Priten zbulime të ngjarjeve që do…

Lexo më shumë

Pirro Dhima, kampioni greko-shqiptar i peshëngritjes do të kandidojë për eurodeputet nën logon e partisë “Demokracia e Re” në Greqi. Lajmi për kandidaturën e Pirros i zbulua kur “Demokaracia e Re” zbuloi listat me kandidatët e saj për eurodeputetë në zgjedhjet që do të mbahe më 9 qershor. Mes kandidatëve të rinj, është edhe emri i Prro Dhimës, presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Lidhur me origjinën e tij, në daljet publike për mediat Pirro Dhima ka thënë herë pas herë se nuk është shqiptar. Ai ka thënë se është “grek i lindur në Shqipëri”. “Unë jam grek i lindur…

Lexo më shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbështet mjekët e rinj dhe specialistët privatë në luftën e tyre për paga dinjitoze. “Është e drejtë që të gjithë të vlerësohen siç duhet për punën dhe njohuritë e tyre, ndërsa mjekët e rinj jo vetë që nuk duhet të përjashtohen, por duhet të jenë drejtues të këtij rregulli. Sigurimi i kompensimit të drejtë, kontributet e paguara dhe kushtet e denjë për mësim dhe punë janë parakushtet kryesore që mjekët dhe specialistët e rinj të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në vendin e tyre”, thotë Pendarovski. Sipas tij, mjekët e rinj…

Lexo më shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vendngjarje në rrugën Zhelezara në Shkup, ku gjatë natës është gjetur trupi i pajetë i një mjeku me plagë të shumta nga thika. Lexo po ashtu Gjendet i vdekur një person në Shkup, ka pasur plagë në trup Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video inçizimeve. Po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes. Trupin e mjekut të vrarë e ka gjetur djali i tij në veturë para fabrikës…

Lexo më shumë