Author: shqiperia
Detaje të reja dalin lidhur më ngjarjen misterioze në Janinë, ku autoritetet gjetën sot një trup të pajetë në pyll të mbështjellë me qese mbeturinash. Siç raportojnë mediat greke, polcia ka hedhur poshte skenarin për ngjarje kriminale. Sipas përditësimeve të fundit nga hetimet dyshohet se personi në fjalë të ketë vrarë veten me armë zjarri. Këto përfundime vijnë, pasi hetuesit gjetën në xhepin e rrobave të viktimës një letër lamtumire, ku shpjegonte me detaje aktin ekstrem të verëvrasjes. Informacionet bëjnë me dije se 50-vjeçari i cili banonte shumë pranë vendit ku u gjet i vdekur, vuante nga probleme të shëndetit…
Ditën e djeshme, kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari ka promovuar ekipin e tij me të cilin do të kërkojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 24 prillit. Ajo që vërehet është fakti se për herë të parë, një kandidat për president e bën këtë veprim para fillimit të zgjedhjeve. Lexo po ashtu Osmani dhe Taravari falin së bashku namazin e xhumasë Siç edhe u pa, në kabinetin e tij, Arben Taravari ka grumbulluar njerëz me vlera nga të gjitha etnitë, ekspertë të shumë fushave, doktorë shkencash, njohës shumë të mirë të rrethanave të vendit tonë, e…
Një mënyrë për ta bërë dikë të ndihet më mirë për një situatë stresuese është një përqafim i përzemërt. Edhe pse shumë do të pajtoheshin se përqafimet janë vërtet të dobishme në situata stresuese, nuk kuptohet mirë në nivel biopsikologjik se si përqafimi ndikon në reagimin tonë ndaj stresit. Prandaj, një studim i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Kërkimeve Mjedisore dhe Shëndetit Publik u fokusua në hetimin e bazës biopsikologjike se si përqafimet rregullojnë stresin. Në studim, ekipi hulumtues i udhëhequr nga shkencëtarja Chelsea E. Romney nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Brigham Young në Utah, përdori një teknikë të…
Kandidatët për president, Bujar Osmani dhe Arben Taravari sot kanë falur së bashku namazin e xhumasë te Xhamia e Sahatit në Gostivar. Ndryshe të dy garojnë në zgjedhjet e 24 Prill për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kandidat i BDI-së dhe Frontit Europian dhe Arben Taravari kandidat nga opozita shqiptare VLEN. Osmani dhe Taravari falin së bashku namazin e xhumasë appeared first on Telegrafi.
Të premten në samitin e BE në Bruksel qëndron një projekt tjetër në fokus: si të forcojë mbrojtjen Europa para konfliktit në Ukrainë. Në një pikë janë të një mendimi krerët e shteteve e qeverive të BE. Armatosja me efekt kërcënues ndaj sulmeve potenciale do të kushtojë shumë para. Se nga vijnë mjetet këtu qëndrimet ndahen. Ideja e Spanjës dhe Francës që të merren borxhe të përbashkëta si në kohën e Coronës, shihet me dyshim nga Gjermania. Por prioritet kanë ndihmat e furnizimet me armë për Ukrainën. Këtu u arrit ujdia që të përdoren fitime nga interesat e aseteve të…
Policia ka ndaluar përmbaruesen Vesna Jakimovska pas mbrëmë ka sulmuar zyrtar policor përderisa sa ka qenë duke u marrë në pyetje në stacionon policor në Kërçovë, e ftuar pas sulmit që kishte ndaj gazetarit Furkan Saliu. Nga MPB njoftojnë se Jakimovska e ka sulmuar policin dhe e ka shkatërruar materialin zyrtar, pasi mbrëmë para mesnate ishte arrestuar nga policia. Ajo më parë në rrugën “Trajçe Strezoski” në Kërçovë fizikisht e ka sulmuar gazetarin Furkan Saliu nga Shkupi dhe e ka dëmtuar pajisjen e tij zyrtare. Ndalohet një përmbaruese në Kërçovë, ka sulmuar policinë dhe një gazetar appeared…
Shenjat e horoskopit, të cilat do t’i përmendim më poshtë, mund të përfitojnë lehtësisht nga ju dhe më pas t’ju lënë, pasi ju i keni shërbyer qëllimit të tyre dhe tashmë jeni të padobishëm për ta. Ajo që ka më shumë rëndësi është se çfarë kanë në mendje apo duan të bëjnë vërtet, si do t’ia dalin apo në çfarë kushton nuk u intereson dhe as nuk do të ndjejnë keqardhje apo faj. Në fund të fundit, për këto duhet të mësojnë të gjithë të mbrohen. BINJAKËT Binjakët nuk janë sentimentalë. Ata as nuk do të mendojnë dy herë për…
Referenti nga Shkupi-Regjistrues ka marrë kallëzim penal pasi me kërkesë të një çifti të martuar i ka përgatitur një certifikatë lindjeje vajzës së tyre me të dhëna të rreme. Siç thuhet nga MPB, i akuzuari i parë, pas një marrëveshjeje të mëparshme gojore me të pandehurin e dytë dhe të tretë, prindërit e fëmijës, pa marrë kërkesë me shkrim për lëshimin e certifikatës së lindjes, të përgatitur dhe të vërtetuar, me nënshkrimin e tij dhe vulën zyrtare, certifikatën e lindjes së të lindurve për vajzën e tyre të mitur, në të cilën ai kishte futur të dhëna të rreme, pra…
“Është e nevojshme të sigurohet që të gjitha vendet e botës të kenë akses të sigurt dhe të drejtë në ujë për të promovuar mirëqenien e tyre dhe rrjedhimisht paqen”, nënvizon raporti vjetor për ujin i publikuar nga UNESCO për OKB-në, me rastin e ditës botërore të ujit. Lidhja e drejtpërdrejtë midis ujit dhe prosperitetit është disi empirike, ndërsa disa vende të privuara nga uji po lulëzojnë, pranon Richard Connor, autori kryesor i studimit. Megjithatë ai thekson se pa akses në ujë të pastër, njerëzit janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve që i pengojnë të shkojnë në shkollë, të punojnë, të…
Oda e Mjekëve në Maqedoni dënon ashpër vrasjen e një mjeku që ndodhi mbrëmë në lagjen Zhelezara të Shkupit, e cila shkaktoi ankth të fortë te komuniteti mjekësor. Lexo po ashtu Gjendet i vdekur një person në Shkup, ka pasur plagë në trup “Theksojmë se çdo lloj dhune në shoqëri nuk guxon të tolerohet, sepse dhuna nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Theksojmë një kërkesë publike që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe për të gjetur…











