Author: shqiperia

Paga minimale do të rritet për 2,392 denarë në rrogën e marsit, të cilën rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik do ta marrin në prill, duke përfshirë edhe ata që do kenë harmonizim sipas marrëveshjes kolektive. Kjo pritet të bëhet e plotfuqishme të hënën me shpalljen në Gazetën Zyrtare, që nënkupton se paga minimale do të arrij në 22.567,00 denarë. Por, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk janë të kënaqur dhe të premten pasdite mbajtën takim në Këshillin Socio-Ekonomik. Nga autoritetet kërkojnë që në 100 ditët e para të qeverisë së re, paga minimale të jetë së…

Lexo më shumë

Ministria e Drejtësisë njofton se ka kërkuar nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari dhe nëse ka shkelje të mundshme të Ligjit për përmbarim dhe Kodeksit të etikës profesionale të përmbaruesve, të ndërmerren masat e duhura. “Si Ministri e Drejtësisë, theksojmë se përmbaruesi është i detyruar që në sjelljen e tij ndaj publikut të veprojë duke shfaqur afirmim dhe respekt për veprimtarinë e përmbaruesit, të mos sillet në mënyrë ofenduese, të jetë i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm, si dhe t`i respektojë palët dhe…

Lexo më shumë

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim katër persona, pasi kanë dëmtuar me mjete të forta një 30-vjeçar. Policia thotë se mesditën  e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e…

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,48%. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, i EURODIZELIT (D- V), i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe i Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 23.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 85,50 (denarë/litër)…

Lexo më shumë

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski sot gjatë vizitës në DPB Resnjë vizituan edhe objektet e rindërtuara të shërbimeve administrative të kësaj njësie organizative. Bojmacaliev dhe Tasevski vizituan punëtorët në objektet e rindërtuara të shërbimeve administrative në DPB Resnjë, ku u konstatua puna e shkëlqyer në procesin e ndërrimit të dokumenteve personale të qytetarëve. “Nga punonjësit u informuam se kanë kushte të shkëlqyera pune. Nuk ka turma të mëdha dhe po vazhdon dhe në kushte normale”, theksoi Bojmacaliyev. Bojmacaliev nga Resnja e njoftoi se sot po mbërrijnë…

Lexo më shumë

Pra, pse janë kaq shumë njerëz të lodhur gjatë ditës? Fox News Digital foli me disa ekspertë të gjumit për shkaqet e zakonshme – dhe si të siguroheni që po pushoni sasinë e duhur për shëndetin tuaj mendor dhe fizik, raporton New York Post. Zakonet e këqija të gjumit: Edhe pse ndjenja e vazhdueshme e lodhjes mund të lidhet me shumë faktorë, gjithçka fillon me gjumin e duhur. Kjo është sipas Tim Roberts, nënkryetar i shkencës dhe inovacionit në Therabody, një kompani e teknologjisë së mirëqenies. “Gjëja e parë që duhet vlerësuar kur ndërtoni zakone më të mira dhe më të…

Lexo më shumë

Princesha e Uellsit Kate Middleton, e cila ka munguar në detyrat mbretërore pas operacionit abdominal në janar, po merr pjesë në një studim të porositur dhe financuar nga Qendra Mbretërore e Fondacionit për Fëmijërinë e Hershme, i cila testoi mundësinë e një mjeti të ri vëzhgimi të sjelljes së foshnjës. Një zëdhënës i Pallatit i tha gazetës Telegraph dje se Princesha ishte informuar dhe kishte parë në detaje prezantimin e studimit. Studimi zgjati 10 muaj dhe përfundoi me gjetje shumë pozitive, sipas Institutit të Vizitimeve Shëndetësore, i cili kreu provën, më 21 mars. Ekipi kishte hetuar përdorimin e shkallës së…

Lexo më shumë

Sipas njoftimit të policisë, atë e ka gjetur djali i tij, i cili e kishte kërkuar pasi nuk ishte kthyer nga puna. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë. Lexo po ashtu PTHP: Trupi i mjekut të vrarë është dorëzuar për autopsi, janë mbledhur gjurmët dhe pamjet e video inçizimeve “Djemtë e viktimës nuk kanë asnjë dyshim lidhur me motivet e mundshme të vrasjes. Në një bisedë prapa kamerave na thanë se dita e djeshme ishte e zakonshme dhe nuk e dinë çfarë të mendojnë lidhur me ngjarjen. Ata presin që autoritetet të zbardhin sa më shpejtë këtë…

Lexo më shumë

Detaje të reja dalin lidhur më ngjarjen misterioze në Janinë, ku autoritetet  gjetën sot një trup të pajetë në pyll të mbështjellë me qese mbeturinash. Siç raportojnë mediat greke, polcia ka hedhur poshte skenarin për ngjarje kriminale. Sipas përditësimeve të fundit nga hetimet dyshohet se personi në fjalë të ketë vrarë veten me armë zjarri. Këto përfundime vijnë, pasi hetuesit gjetën në xhepin e rrobave të viktimës një letër lamtumire, ku shpjegonte me detaje aktin ekstrem të verëvrasjes. Informacionet bëjnë me dije se 50-vjeçari i cili banonte shumë pranë vendit ku u gjet i vdekur, vuante nga probleme të shëndetit…

Lexo më shumë

Ditën e djeshme, kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari ka promovuar ekipin e tij me të cilin do të kërkojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 24 prillit. Ajo që vërehet është fakti se për herë të parë, një kandidat për president e bën këtë veprim para fillimit të zgjedhjeve. Lexo po ashtu Osmani dhe Taravari falin së bashku namazin e xhumasë Siç edhe u pa, në kabinetin e tij, Arben Taravari ka grumbulluar njerëz me vlera nga të gjitha etnitë, ekspertë të shumë fushave, doktorë shkencash, njohës shumë të mirë të rrethanave të vendit tonë, e…

Lexo më shumë