Author: shqiperia
Zyra e jashtme për çështje kriminale në Shën Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të kësaj komune, S. V. (53), i dyshuar për veprën penale shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. Siç njoftoi Ministria e Brendshme, në vitin 2021, për zbatimin e projektit për ndërtimin e ujërave të zeza fekale në vendbanimin e Rudinës, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe duke tejkaluar kompetencat e tij, ka kryer prokurim publik dhe ka lidhur kontratë me kompani private në vlerë prej 1.649.400 denarë, ndërsa gjatë ndërtimit është lidhur edhe aneks marrëveshje në vlerë prej 329.806 denarë për punë të paparashikuara dhe…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Policia bën me dije se në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv
Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit
Duke nisur nga data 1 prill në Gjerman përdorimi i kanabisit deri në 25 gr nga moshat bi 18-vjeç do të jetë i lejuar me ligj, si dhe do të lejohet edhe rritja në banesë për përdorim vetjak. Këshilli Federal miratoi këtë të premte vendimin e Bundestagut për legalizimin e pjesshëm të kanabisit, duke lejuar kështu konsumimin, posedimin dhe kultivimin e tij me kusht nga të rriturit. “Politika e mëparshme e kanabisit kishte dështuar,” tha Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach , duke iu referuar dyfishimit të përdoruesve të drogës tek fëmijët dhe të rinjtë dhe dyfishimin e vdekjeve nga përdorimi.…
Dibra me ujë të ndotur e të humbur
Më 22 mars kur është dita botërore e ujërave gjithmonë kompetentët bëjnë analiza se sa mbrohen ujërat. Kur është në pyetje Dibra dhe rajoni për fat të keq evidentohen të dhëna shumë negative në këtë drejtim. Ky rajon i pasur me ujëra vazhdon të ketë probleme me ndotjen e ujërave por edhe me humbjen që ka rrjeti furnizues me ujë në qytet. Liqeni i Dibrës, Lumenjtë Radikë dhe Drini i Zi, por edhe përroskat e shumta që janë në periferinë e komunës janë një pasuri e madhe ujore. Por, ndotjet e ujërave janë në kontinuitet. Ndërmarrja komunale publike “Standardi”, e…
Imazhet dhe provat tmerruese vijnë nga Libia për të demonstruar aspektet më të ashpra të problemit të emigracionit. Lajmi se një “varr masiv” që përmban trupat e të paktën 65 emigrantëve në Libinë jugperëndimore është një goditje. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Një zëdhënës i IOM tha për AFP se “varri masiv” u gjet “nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë” në Libi. 2/2 [cont] Upon completion of all legal procedures and on orders of public prosecutor the bodies were reburied in a marked grave with assistance of police and military personnel . #migrantcrisis #DontTakeToTheSea #seenotrettung…
KORÇË– Ramadan Hasani, 30 vjeç është dhunuar barbarisht nga katër persona ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe policia njoftoi më herët se ka shpallur në kërkim katër autorët e dyshuar të ngjarjes. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus, Tonin Froku, 30-vjeçari ndiqet nga katër persona, të cilët kanë në duar shkopinj bejsbolli. Në përpjekje për të shpëtuar, i riu ka shkuar drejt lavazhit por autorët e kanë ndjekur në ambientet e brendshme ku dhe e kanë rrahur barbarisht duke e goditur me shkopinj. Hasani është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës…
Jumbo Fushë Kosovë, destinacioni i preferuar i blerjeve për të gjithë familjen, tashmë është zhvendosur në Central Park. Me ambiente të reja të modernizuara, Jumbo në dyqanin e ri orientohet edhe më shumë drejt shërbimit ndaj klientëve. Dyqani i ri ofron më shumë lehtësi në zgjedhjen e produkteve si pasojë e hapësirave më të mëdha ekspozuese, duke filluar nga produktet për shtëpi, kuzhinë, kopshtari, organizim dhe pastrim, deri te produktet e kozmetikës, lodrat dhe artikujt për bebe, produktet sezonale etj. Ambientet ofrojnë edhe më shumë argëtim në eksperiencën tuaj të blerjeve me mjedise të dedikuara për fëmijët, me lodra dhe…
Departamenti për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik dhe drejtuesit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Mashtrim doganor”. Gjithashtu, Departamenti për përgjegjësi profesionale pranë Drejtorisë doganore ka parashtruar kallëzim penal kundër doganierit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të dënueshme nga neni 353 paragrafi 4 i Kodit Penal. “Kallëzimi penal kundër personit juridik dhe drejtuesit është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të “Mashtrimit doganor”,…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka shprehur Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken vendosmërinë për të dërguar trupa në Rafah, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit izraelit. Rafah është një qytet në Rripin jugor të Gazës ku më shumë se 1 milion palestinezë janë zhvendosur dhe se Izraeli do ta bëjë këtë me ose pa mbështetjen e SHBA. Netanyahu bëri me dije se i tha Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili ndodhet në Izrael, se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa avancimin e ushtrisë izraelite në Rafah. “Dhe i thashë se shpresoj ta bëjmë me mbështetjen e SHBA-së, por nëse duhet,…
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe shtatë janë zhdukur pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Spanjës jugore në Mesdhe, tha sot shërbimi i shpëtimit detar i Spanjës. Agjencia tha se një tjetër anije dërgoi thirrjen për ndihmë në orën 8 të mëngjesit me orën lokale kur pikasi anijen e zezë gjysmë të zhytur në ujë. Ekipet e shpëtimit gjetën pesë pasagjerë në bord, tre prej të cilëve ishin të vdekur. Dy të mbijetuarit u transportuan me helikopter në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë, duke vuajtur nga hipotermia. Të mbijetuarit i thanë personelit të…











