Author: shqiperia
Janë nënshkruar sot marrëveshjet e financimit për projektin e transportit të gjelbër në Tiranë. Bëhet fjalë për 50 milionë euro hua, të dhëna nga qeveria gjermane, si dhe një grant prej 31.2 milionë eurosh i akorduar nga fondi i investimeve për Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës. Nëpërmjet këtij projekti synohet reduktimi i ndotjes mjedisore, ulja me 20% e kohës së udhëtimit dhe rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linjat e reja të transportit përmes korsive të dedikuara. Projekti vjen në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për arritjen e objektivave në mbrojtje të…
Përkatësia etnike nuk mund të jetë profesion, thotë kryeministri Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes pse Klinika Gjinekologjike ka shpallje për punësim vetëm për mjekë të përkatësisë shqiptare. “Përkatësia etnike është profesion vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe askund tjetër në botë”, tha Kovaçevski. Ai megjithatë ka theksuar se shpallja për punësim në Gjinekologji është sipas ligjit. Edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është pajtuar që të trajtohet përvoja dhe njohuria, jo përkatësia etnike, por ka shtuar se shpallja është sipas ligjit./Telegrafi/ Kovaçevski: Përkatësia etnike është profesion vetëm në Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.
Garda Civile ka çmontuar një organizatë kriminale të përbërë nga persona me kombësi serbe, shqiptare dhe spanjolle që dyshohet se i janë përkushtuar kultivimit intensiv të marijuanës, paketimit dhe transportit nga provinca e Malaga-s. Agjentët arrestuan pesë anëtarët e dyshuar të rrjetit dhe tre prej tyre janë burgosur. Operacioni, i quajtur “Llinas”, është pjesë e planeve të Gardës Civile për të luftuar kultivimin dhe trafikun e paligjshëm të marijuanës, njoftoi Benemérita në një deklaratë. Hetimi filloi në nëntor 2022 kur, si rezultat i grumbullimit, analizës dhe raporteve në lidhje me trafikun e drogës dhe kriminalitetin, u mësua për vendbanimin në Alhaurín…
32-vjeçarja, Gypsy Rose Blanchard, e akuzuar për vrasjen e të ëmës ka rifituar lirinë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2015, duke shokuar mbarë opinionin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viktima u përshkrua si nënë abuzive, e cila prej vitesh e bëri të bijën të besonte se ishte e sëmurë, ndaj kjo e fundit iu nënshtruar operacioneve invazive të panevojshme. 32-vjeçarja e kreu krimin së bashku me të dashurin e saj, të cilin e njohu në internet. I dashuri i saj Godejohn, është ende pas hekurave duke vuajtur një dënim të përjetshëm pa lirim me kusht. Ai…
Krijohet task forcë për përmirësimin e infrastrukturës për ujërat e ndotur në zonat turistike
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije ditën e sotme një nga vendimet e miratuara gjatë mbledhjes së qeverisë. Qeveria nëpërmjet një akti normativ ka vendosur që të krijojë një task forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin e të gjitha subjekteve në zonat turistike për të përmirësuar infrastrukturën e ujërave të ndotur. Ministrja Kumbaro: E para nëpërmjet një akti normativ qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë një task forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin dhe shëndetësimin e të gjitha subjekteve të cilat sidomos në zonat turistike për të përmirësuar infrastrukturën e trajtimit të ujërave të ndotur…
Votohet buxheti i Komunës së Tetovës
Komuna e Tetovës njofton se sot është votuar buxheti i komunës, e cila do të peshojë 31.086.000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni. “U votua buxheti i Komunës së Tetovës për vitin 2024! Me mbështetjen e 17 votave u miratua plani ambicioz zhvillimor me vlerë 31.086.000 euro. Investimet në rritje drastike. 4 milion euro më shumë se vitin e kaluar. Kjo shifër vërteton përkushtimin tonë për të ndërtuar një Tetovë më të përparuar dhe më të denjë për të jetuar”, thuhet në njoftim. Pjesë, theksojnë nga atje, e buxhetit është edhe një projekt i rëndësishëm i kooperimit me Qendrën për bashkëpunim dhe…
Imuniteti nuk do të jetë më mburojë e plotë për deputetët. Tashmë të 140 ligjvënësit e parlamentit janë njëlloj të ekspozuar përsa i përket kërkesave të mundshme që SPAK mund të bëjë për masën detyrim paraqitje. Në këto kushte, “Rasti Berisha” është i pari, por jo i vetmi. I pyetur nga Vizion Plus në një takim informal, mbi debatin që shoqëroi kërkesën për masën e sigurisë dhe pse SPAK nuk iu drejtua parlamentit, Dumani iu përgjigj: “Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë…
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrat bënë të ditura edhe vendimet e marra. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj bëri me dije se është shtyrë afati i disbursimit të naftës për fermerët. Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2024 fermerët do të kenë mundësi të përfitojnë nga skema e naftës. Denaj: Sot morëm aprovimin për tre vendime. Kemi kërkuar një shtyrje në mënyrë që disbursimi i naftës për fermerët të ndodhë më gradual. U shtua buxheti me gati 1.8 mld lekë për ministrinë e Bujqësisë dhe kjo bëri që për herë të parë fermerët që kishin aplikuar në këtë…
Ish-gazetari Musa Ibrahimi do të jetë deputeti i ri në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër të Qeverisë teknike. Këtë e bëri të ditur Xhaferi në brifingun e fundit me gazetarë këtë vit. Xhaferi potencoi se në listën zgjedhore i radhës ka qenë ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, por siç informoi, ai mbetet në pozitën aktuale. Musa Ibrahimi më herët ishte deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në përbërjen parlamentare 2014-2016. Musa Ibrahimi do ta zëvendësoj Talat Xhaferin si deputet në Kuvendin e…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë paralajmëruar banorët në shumë pjesë të Gazës qendrore se duhet të largohen urgjentisht për t’i shpëtuar sulmeve. IDF lëshoi një paralajmërim në arabisht në X, duke udhëzuar civilët në 15 blloqe të identifikuara në jug të Gazës që të lëviznin në strehimore. Zonat përfshijnë edhe kampin e refugjatëve Al-Bureij . Mungesa e komunikimit dhe aksesit në internet në Gaza, të cilat janë shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite, e bëjnë të vështirë marrjen e paralajmërimit për pjesën më të madhe të civilëve. Po ashtu, Izraeli udhëzoi civilët të mos lëviznin përgjatë aksit qendror, në rrugën Salah Al-Din, për shkak…