Author: shqiperia
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik, pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar nga policia e Kilkis në banesën e shqiptari në zonën e Neapoli-Sikeon në Selanik. Në një kolltuk brenda banesës janë gjetur të fshehura 16 pako me 16 kg 751 gram marijuanë. Në banesë është gjetur gjithashtu edhe një peshore elektronike ndërsa të dyshuarit i janë sekuestruar 2 celularë.
Moderatori Meriton Mjekqi mes lotësh ka rrëfyer për jetën e tij personale dhe djalin 5 vjeçar, të cilin tha se nuk e ka parë tash e një kohë. Meritoni zbuloi arsyen prekëse pse ai ndodhet në formatin e Big Brother dhe e cila lidhet me djalin e tij. Meritoni tha se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi dhe në Big Brother ka hyrë për të. Ai tha se në rast se fiton çmimin e madh, gjysmën do ta ndajë për djalin dhe për fëmijët me autizëm. “Arsyeja pse jom brenda është për shkak të një kauze. Loari, është…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka qenë e pritshme që presidenti rus Vladimir Putin ta lidhë sulmin në Moskë me Ukrainën. Në një videomesazh me të cilin ai i drejtohet kombit thuajse çdo mbrëmje që nga nisja e sulmeve ruse, Zelensky ka thënë se ka qenë absolutisht e parashikueshme që Putini të presë një ditë pas sulmit për të gjetur një lidhje me Ukrainën për masakrën. Ai ka ironizuar duke thënë se ata terroristë, siç ka quajtuar ai ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë, do të ishin në Atdhe, do të mund të mbronin Rusinë nga sulme…
Autoritetet ruse deri më tani kanë identifikuar 29 persona nga 133 të vrarëve pas sulmit terrorist të së premtes në sallën e koncerteve në Moskë, tha sot Ministria e Emergjencave. Ministria publikoi një listë me vetëm 29 emra, duke shtuar se ka vështirësi në identifikimin e viktimave. Persona të armatosur sulmuan ndërtesën e qytetit Crocus pranë Moskës dje, duke vrarë të paktën 133 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në sulmin më vdekjeprurës në Rusi që nga kriza e pengjeve në shkollën Beslan në vitin 2004. Sulmi Katër burrat, të armatosur me automatikë kallashnikov, mbërritën në bashkinë e Crocus…
Historia e lashtë e unazave të martesës
Festimi i fejesës apo i martesës me një unazë, është sot një pjesë përbërëse e shumë kulturave. Por mund të habiteni kur të mësoni se mbajtja e unazës në gishtin e katërt të dorës së majtë, është një traditë që daton të paktën 1 mijë vjet më parë. Ajo është një praktikë që mendohet se rrjedh nga besimi, se një venë gjaku shkon nga ky gisht deri në zemër. Ajo quhet ndryshe Vena Amoris. Kjo ide shpesh i atribuohet egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të lashtë, por origjina e vetë unazës mbetet ende e paqartë. Gjithsesi arkeologët kanë zbuluar unaza ari…
Menduh Thaçi, në paraqitjen e tij para mediave, në një deklaratë ka bërë ditur se propozimi për të qenë kryetar partie është në rend dite, në mënyrë që të mbajë frontin evropian të bashkuar dhe të dalin në zgjedhje bashkë me një qëllim të qartë për fitoren, përcjell Telergafi. “Do të jemi parti dyshe me BDI-në, sepse atë e shohim si forca kryesore për të arrit te fitorja. Që të mos i lejojmë partive Maqedonëse ti ngrenë istuticionet pa ne”, tha ai. “Krejt këto emra që i përmendi Taravari përmendi ai, un do jem me ato në list por un…
Dy shqiptarë janë burgosur pasi grabitën dhe vranë me thikë një person në Barnet. Armand Tafa, 40 vjeç dhe Migen Emilova, 35 vjeç, pa adresë fikse, u shpallën fajtorë për vrasjen në Old Bailey të mërkurën 20 mars. Incidenti u zbulua pasi Policia Metropolitane u thirr rreth orës 06:00 në Chandos Avenue më 20 mars 2023, pas raportimeve se një person i plagosur ishte në rrugë. Oficerët gjetën 44-vjeçarin Stefan Stelian Moraru i cili u shpall i vdekur në vendngjarje. Nga ekspertiza mjeko ligjore u konfirmua se ai vdiq si pasojë e një plage me thikë në zemër. Oficerët zbuluan…
Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC ka luajtur një miqësore në Zvicrës ndaj skuadrës së famshme, FC Aarau. Para se të fillonte ndeshja, në stadium performoi këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza. Kënga e përzgjedhur nga Shkurte Fejza ishte “Mora Fjalë” që kënaqi të pranishmit në tribuna, e që sigurisht që është një numër i madh shqiptarësh. Kujtojmë që te skuadra zvicrane luajnë disa shqiptarë, përfshi këtu: Arijan Qollaku, Milot Avdyli, Samuel Krasniqi, Dorian Derbaci, Binjamin Hasani, dhe Shkëlqim Demhasaj. Me flamurin kuq e zi, Shkurte Fejza e këndon “Mora fjalë” në një stadium të Zvicrës first…
Prokuroria publike ka njoftuar sonte se policia në koordinim me prokurorin publik po punon për zbulimin e autorit të vrasjes së mjekut 67-vjeçar kufoma e të cilit u gjet në lagjen Zhelezara. “MPB po punon për zbulimin e autorit, në koordinim me prokurorin publik. Priten edhe gjetjet e autopsisë”, theksoi Prokuroria. Ministria e Punëve të Brendshme dje ka njoftuar se mjeku me plagë me thikë është gjetur në automjetin e tij Kia në parkingun përballë Poliklinikës Zhelezara. PTHP: Policia në koordinim me prokurorin publik po punon për zbulimin e autorit të vrasjes së mjekut në Zhelezarë appeared first…
Dje në ora 14:35 në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor i SPB-së kanë ndaluar S.L. (37) nga Shkupi, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim me urdhër qendror. për të vuajtur dënimin.një vit burgim për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Siç informon MPB, personi është dërguar në Institucionin Korrektues Zatvor Shkup për vuajtje të dënimit. Një hajdut është arrestuar në Shkup për të vuajtur dënimin me burg appeared first on Telegrafi.











