Author: shqiperia
James Middleton, vëllai i Princeshës së Uellsit Kate Middleton, e cila këtë të premte njoftoi se po kurohet nga kanceri, ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të përbashkët nga fëmijëria me mesazhin se “së bashku do ta kalojmë këtë”. Pasi ajo njoftoi se kishte kancer, vëllai i 42-vjeçares Kate Middleton, James, bëri një postim emocionues në Instagram. “Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi ‘ngjitur shumë male’ së bashku”. Si familje do ta kalojmë edhe këtë së bashku”, shkroi James krahas një foto të tyre së bashku nga fëmijëria. Princesha Kate Middleton u diagnostifikua me…
Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur një automjet. Rezulton se 28-vjeçari është dënuar më parë për të njëjtin krim. “Pas njoftimit se në lagjen nr. 13, po tentohej të vidhej një automjet, është finalizuar operacioni policor i koduar “Tentativa””, thotë policia. Gjatë operacionit u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Hasan Zylfa, 28 vjeç, banues në fshatin Rrashbull. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës fiktiv, me të cilin 28-vjeçari tentonte të kryente vjedhjen./vizionplus.tv
Laura Fazliu e ka nisur jashtëzakonisht mbarë Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi. Ajo ka arritur t’i fitojë dy luftërat e para dhe ta prek çerekfinalen në kategorinë deri 63 kg. Garuesja e xhudos nga Kosova e mposhti me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo. Më pas, në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg me Ippon. Në çerekfinale, Laura do të ndeshet me Maylin DEL TORO CARVAJAL. Laura Fazliu realizon dy fitore, kalon në çerekfinale të Grand Slamit në Tbilisi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Britani e Madhe – Një shqiptar që mbante 15,000 £ në një qese plastike u arrestua nga policia pasi e kishin parë atë duke vepruar “në mënyrë të dyshimtë”. Rusten Gjoni po ecte përgjatë rrugës Corporation në Newport kur tërhoqi vëmendjen e policisë. 38-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm pak ditë më parë, pasi ishte futur në vend ilegalisht nga kontrabandistët. Në intervistën e tij në polici Gjoni u tha oficerëve se paratë ishin për të paguar njerëzit që e kishin ndihmuar të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se kishte hyrë në vend me një…
Gjithsej 150 masa, nga të cilat 20 për ngasje me shpejtësi të lejuar dhe 13 për drejtim pa patentë shofer, janë shqiptuar gjatë kontrolleve të djeshme në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit, të cilat janë kryer nga Departamenti i Punëve të Brendshme Shkup. Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar shtatë masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq, tetë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë për drejtim nën efektin e alkoolit. MPB njofton se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat…
Kosova ka mposhtur Armeninë me rezultat minimal në Jerevan në miqësoren e polemikave politike për shkak se nikoqirët vendosën mbrapshtë flamurin e Kosovës në fanellat e lojtarëve. Edon Zhegrova ishte ndër futbollistët më të mirë të Kosovës në ndeshjen që Kosova e fitoi dje me rezultat 1-0 ndaj Armenisë. Pas ndeshjes ai ka thënë se rezultati ka qenë shumë pozitiv, por loja është dashur të jetë më e mirë. “Ndeshjen e radhës kundër Hungarisë duhet të jemi shumë më të mirë se në këtë ndeshje (ndaj Armenisë), por me rëndësi është se jemi duke u njoftuar me trajnerin dhe duke…
A sjellin vërtet lumturi paratë? Përgjigjen klasike “Paratë nuk janë gjithçka në jetë” për këtë pyetje do ta keni dëgjuar mijëra herë. Të fitosh më shumë të bën më të lumtur sipas një studimi të publikuar në vitin 2023 në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Hulumtimi lindi nga bashkëpunimi i dy studiuesve: Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel për ekonomi dhe Matt Killingsworth, ekspert në studimet e lumturisë. Për të parën, lidhja mes parasë dhe lumturisë kapte vlerën deri në 100 mijë euro; për të dytën, megjithatë, tavani prej 100,000 nuk ekzistonte dhe me rritjen e fitimeve, niveli i…
Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale
Sllovakët votojnë të shtunën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të cilat garon kampi pro Moskës kundër atij pro Kievit, meqë brenda Sllovakisë ekzistojnë pozicionime të ndryshme për luftën në Ukrainën fqinje. Kryetari i Parlamentit Peter Pellegrini, dhe ish-ministri i Jashtëm liberal, Ivan Korcok, që përkrahet prej opozitës, janë kandidatët kryesorë në mesin e nëntë garuesve në total. Ndonëse pozita e presidentit në këtë shtet është ceremoniale, presidenti sllovak ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron gjyqtarët dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Kreu i shtetit mund të përdorë edhe veton për ligjet e miratuara prej parlamentit. Pellegrini…
Presidenti Bajram Begaj i uron shërim të shërim të shprejtë dhe të plotë Princeshës së Uellsit. Kate Middleton zbuloi një ditë më parë se ishte diagnostikuar me kancer. Në një postim në X, Begaj i ka dërguar një mesazh mbështetje duke shtuar se “shpresojmë ta kalojë këtë sfidë me forcën që e karakterizon”. “Lutje të sinqerta për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën Kate—shpresojmë ta kalojë këtë sfidë me forcën që e karakterizon,” shkroi Kreu i Shtetit./vizionplus.tv Sending heartfelt wishes for a speedy and complete recovery to Princess Kate—may your strength and grace shine through this challenge.…
Sipas guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore ka potencialin për të sjellë një rritje më të lartë ekonomike, duke kompensuar kostoja të shkaktuara nga pandemia. Analizat e FMN-ës tregojnë se në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, rritja e pjesëmarrjes së grave mund të çojë në një rritje prej rreth 8% të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë pesë viteve të ardhshme, nëse shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore rritet për 5.9 pika për qind. Angellovska-Bezhoska thekson se hendeku midis pjesëmarrjes së burrave dhe grave në fuqinë punëtore është ende i ndjeshëm,…












