Përkatësia etnike nuk mund të jetë profesion, thotë kryeministri Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes pse Klinika Gjinekologjike ka shpallje për punësim vetëm për mjekë të përkatësisë shqiptare.
“Përkatësia etnike është profesion vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe askund tjetër në botë”, tha Kovaçevski.
Ai megjithatë ka theksuar se shpallja për punësim në Gjinekologji është sipas ligjit.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është pajtuar që të trajtohet përvoja dhe njohuria, jo përkatësia etnike, por ka shtuar se shpallja është sipas ligjit./Telegrafi/
Kovaçevski: Përkatësia etnike është profesion vetëm në Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.